Ligji i Përtërirë Chapter 13 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,

Ligji i Përtërirë 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t’uu shërbejmë,"

Ligji i Përtërirë 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

Ligji i Përtërirë 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t’i bindeni zërit të tij, do t’i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të.

Ligji i Përtërirë 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t’ju largojë nga Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t’ju çuar jashtë rrugës në të cilën Zoti, Perëndia yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt.

Ligji i Përtërirë 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t’u shërbejmë perëndive të tjera," që as ti, as etrit e tu nuk i keni njohur kurrë,

Ligji i Përtërirë 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës,

Ligji i Përtërirë 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.

Ligji i Përtërirë 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.

Ligji i Përtërirë 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.

Ligji i Përtërirë 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu tërë Izraeli do ta dëgjojë këtë ngjarje dhe do të ketë frikë, e nuk ka për të kryer më asnjë veprim të keq si ky në gjirin tënd.

Ligji i Përtërirë 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se një ndër qytetet e tua që Zoti, Perëndia yt, të jep për të banuar, dëgjon të thuhet

Ligji i Përtërirë 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t’u shërbejmë perëndive të tjera," që ju nuk i keni njohur kurrë,

Ligji i Përtërirë 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,

Ligji i Përtërirë 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij.

Ligji i Përtërirë 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.

Ligji i Përtërirë 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj asgjë nga ato që janë caktuar të shkatërrohen të mos ju ngjitet në dorë, me qëllim që Zoti të heqë dorë nga zjarri i zemërimit të tij dhe të tregohet i dhimshur t’i vijë keq për ty dhe të të shumëzojë, ashtu siç u është betuar etërve tuaj,

Ligji i Përtërirë 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ti e dëgjove zërin e Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar të gjitha urdhërimet e tij që po të përcakton sot duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj".

Available Bible Translations

American Standard Version
Deuteronomy 13 (ASV) »
King James Version
Deuteronomy 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 13 (GW) »
World English Bible
Deuteronomy 13 (WEB) »
Louis Segond 1910
Deutéronome 13 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
व्यवस्थाविवरण 13 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਅਸਤਸਨਾ 13 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
দ্বিতীয় বিৱৰণ 13 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
உபாகமம் 13 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
अनुवाद 13 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
ద్వితీయోపదేశ కాండము 13 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
પુનર્નિયમ 13 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಧರ್ಮೋಪದೇಶಕಾಂಡ 13 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
اَلتَّثْنِيَة 13 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
דברים 13 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Deuteronômio 13 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Phục Truyền Luật Lệ 13 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Deuteronomio 13 (RVA) »
圣 经 简体中文和合本
申 命 记 13 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
申 命 記 13 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
5 Mosebok 13 (SV1917) »
Библия на русском
Второзаконие 13 (RUSV) »
Українська Біблія
Повторення Закону 13 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
5 Mózes 13 (KAR) »
Българска Библия
Второзаконие 13 (BULG) »
聖書 日本語
申命記 13 (JPN) »
Biblia Takatifu
Torati 13 (SWHULB) »
De Heilige Schrift
Deuteronomium 13 (NLD) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters