Ligji i Përtërirë Chapter 26 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 26 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 26 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 26:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,

Ligji i Përtërirë 26:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t’i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

Ligji i Përtërirë 26:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do t’i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t’i thuash: Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti uu betua t’u japë etërve tanë".

Ligji i Përtërirë 26:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;

Ligji i Përtërirë 26:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.

Ligji i Përtërirë 26:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.

Ligji i Përtërirë 26:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.

Ligji i Përtërirë 26:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;

Ligji i Përtërirë 26:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.

Ligji i Përtërirë 26:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t’i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;

Ligji i Përtërirë 26:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të gëzoheni, ti, Leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.

Ligji i Përtërirë 26:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të kesh mbaruar së dhëni tërë të dhjetat e të ardhurave të tua në vitin e tretë, viti i të dhjetave, dhe ua ke dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, me qëllim që t’i hanë brenda portave të tua dhe të ngopen,

Ligji i Përtërirë 26:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjë nga urdhrat e tua.

Ligji i Përtërirë 26:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.

Ligji i Përtërirë 26:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kthe ndaj nesh vështrimin tënd nga banesa jote e shenjtë, nga qielli, dhe beko popullin tënd të Izraelit dhe vendin që na ke dhënë, siç iu betove etërve tanë, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.

Ligji i Përtërirë 26:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t’i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

Ligji i Përtërirë 26:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t’i bindesh zërit të tij.

Ligji i Përtërirë 26:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sot Zoti ka deklaruar gjithashtu që ti je popull i tij, një thesar i veçantë, siç të ka thënë, me qëllim që ti të respektosh të githa urdhërimet e tij,

Ligji i Përtërirë 26:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ti të mund të lartësohesh mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe zulmë dhe që ti të jesh një popull i shenjtëruar për Zotin, Perëndinë tënd, ashtu siç e ka thënë ai".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 26 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 26 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 26 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 26 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 26 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 26 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 26 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 26 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 26 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 26 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 26 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 26 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 26 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 26 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 26 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 26 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 26 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters