Ligji i Përtërirë Chapter 32 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 32 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 32 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 32:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Dëgjoni, o qiej, dhe unë do të flas; dhe dëgjo, o tokë, fjalët e gojës sime.

Ligji i Përtërirë 32:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mësimi im do të zbresë si shiu, fjala ime do të pikojë si vesa, si shiu i imët mbi barin e njomë dhe si një rrebesh mbi drurët e vegjël,

Ligji i Përtërirë 32:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse unë shpall emrin e Zotit. Lëvdoni Perëndinë tonë!

Ligji i Përtërirë 32:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.

Ligji i Përtërirë 32:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata janë korruptuar; nuk janë bij të tij, për shkak të fajit të tyre, janë një brez i shtrëmbër dhe i degjeneruar.

Ligji i Përtërirë 32:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu doni ta shpërbleni Zotin, o popull i pamend dhe i marrë? A nuk është ai ati yt që të ka blerë? A nuk është ai që të ka bërë dhe të ka vendosur?

Ligji i Përtërirë 32:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujto ditët e lashtësisë, ki parasysh vitet e shumë kohërave të shkuara, pyet atin tënd, dhe ai do të ta tregojë, pyet pleqtë e tu dhe ata do të ta thonë.

Ligji i Përtërirë 32:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Shumë i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre, kur ndau bijtë e Adamit, ai përcaktoi kufijtë e popujve, në bazë të numrit të bijve të Izraelit.

Ligji i Përtërirë 32:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se pjesa e Zotit është populli i tij, Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij.

Ligji i Përtërirë 32:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.

Ligji i Përtërirë 32:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si një shqiponjë nxit zogjtë e saj, fluturon mbi të vegjëlit e saj, shtrin krahët e saj, i merr dhe i mbart mbi krahët e saj,

Ligji i Përtërirë 32:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti e drejtoi vetë, dhe asnjë perëndi e huaj nuk ishte me të.

Ligji i Përtërirë 32:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai e bëri të ngasë me kalë mbi lartësitë e tokës, me qëllim që të hante prodhimin e fushave; e bëri të thithë mjaltin nga shkëmbi dhe vajin nga shkëmbi i strallit,

Ligji i Përtërirë 32:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ajkën e lopëve dhe qumështin e deleve me gjithë yndyrën e qengjave, deshtë e Bashanit dhe cjeptë me majën e miellit të grurit; dhe ti ke pirë verën, gjakun e rrushit.

Ligji i Përtërirë 32:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jeshuruni u majm dhe kundërshtoi (je bërë i majmë, i trashë dhe i dhjamur); braktisi Perëndinë që e ka bërë dhe përçmoi Shkëmbin e shpëtimit të tij.

Ligji i Përtërirë 32:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata nxitën smirën e tij me perëndi të huaja, provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.

Ligji i Përtërirë 32:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U kanë bërë flijime demonëve që nuk janë Perëndi, perëndive që nuk njihnin, perëndive të reja, të shfaqura kohët e fundit, që etërit tuaj nuk ua kishin frikën.

Ligji i Përtërirë 32:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ke lënë pas dore Shkëmbin që të ka pjellë dhe ke harruar Perëndinë që të ka formuar.

Ligji i Përtërirë 32:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij,

Ligji i Përtërirë 32:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tha: "Unë do t’u fsheh atyre fytyrën time dhe do të shoh cili do të jetë fundi i tyre, sepse janë një brez i degjeneruar, bij tek të cilët nuk ka fare besnikëri.

Ligji i Përtërirë 32:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata më kanë bërë ziliqar me atë që nuk është Perëndi, kanë provokuar zemërimin tim me idhujt e tyre të kotë; dhe unë do t’i bëj ziliqarë me njerëz që nuk janë një popull, do të ngacmoj smirën e tyre me një komb që s’është në vete.

Ligji i Përtërirë 32:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse një zjarr është ndezur gjatë zemërimit tim dhe ka për të djegur pjesët më të thella të Sheolit; do të gllabërojë tokën dhe prodhimet e saj dhe do t’u vërë zjarrin themeleve të maleve.

Ligji i Përtërirë 32:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të mblesh mbi ta mjerime, do t’i mbaroj shigjetat e mia kundër tyre.

Ligji i Përtërirë 32:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të veniten nga uria, do të përpihen nga një vapë djegëse dhe nga një murtajë e tmerrshme; do të dërgoj kundër tyre dhëmbët e kafshëve të egra, me helmin e gjarpërinjve që hiqen zvarrë nëpër pluhur.

Ligji i Përtërirë 32:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga jashtë shpata do t’i privojë nga fëmijët, nga brenda terrori, duke shkaktuar njëkohësisht vdekjen e të riut dhe të virgjëreshës, të foshnjës së gjirit dhe të plakut të thinjur.

Ligji i Përtërirë 32:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë kam thënë: "Do t’i fshij një herë e mirë, do të zhduk kujtimin e tyre në mes të njerëzve,"

Ligji i Përtërirë 32:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por i trembem provokimit të armikut, sepse kundërshtarët e tyre, duke interpretuar keq situatën, mund të thonë: "Triumfoi dora jonë dhe jo Zoti i cili ka bërë tërë këto gjëra!".

Ligji i Përtërirë 32:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse janë një komb që ka humbur gjykimin dhe nuk ka në ta asnjë zgjuarësi.

Ligji i Përtërirë 32:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të ishin të urtë do ta kuptonin këtë, do të merrnin parasysh fundin që i pret.

Ligji i Përtërirë 32:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si do të mundte një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe, dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta, po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku?

Ligji i Përtërirë 32:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse shkëmbi i tyre nuk është si Shkëmbi ynë; vetë armiqtë tanë janë gjykatësit e tyre;

Ligji i Përtërirë 32:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por hardhia e tyre vjen nga hardhia e Sodomës dhe nga fushat e Gomorës; rrushi i tyre është i helmatisur dhe vilet e rrushit të tyre janë të hidhura;

Ligji i Përtërirë 32:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
vera e tyre është një helm gjarpërinjsh, një helm mizor gjarpërinjsh helmonjës.

Ligji i Përtërirë 32:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E tërë kjo a nuk është ruajtur vallë pranë meje, e vulosur në thesaret e mia?

Ligji i Përtërirë 32:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mua më përket hakmarrja dhe shpërblimi; do të vijë koha dhe do t’u merren këmbët! Sepse dita e gjëmës së tyre është e afërt, dhe gjërat e përgatitura për ta shpejtohen të vijnë.

Ligji i Përtërirë 32:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, Zoti do të gjykojë popullin e tij, por do t’i vijë keq për shërbëtorët e tij kur të shohë që fuqia e tyre është zhdukur dhe që nuk mbetet më asnjeri, as skllav as i lirë.

Ligji i Përtërirë 32:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai do të thotë: "Ku janë perënditë e tyre, shkëmbi në të cilin gjenin strehë,

Ligji i Përtërirë 32:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që hanin yndyrën e flijimeve të tyre dhe pinin verën e libacioneve të tyre? Le të ngrihen për t’i ndihmuar dhe për të qenë strehimi juaj!".

Ligji i Përtërirë 32:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.

Ligji i Përtërirë 32:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, unë ngre dorën time në drejtim të qiellit dhe them: Unë jetoj për gjithnjë,

Ligji i Përtërirë 32:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.

Ligji i Përtërirë 32:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i deh me gjak shigjetat e mia dhe shpata ime do të gëlltisë mishin, bashkë me gjakun e të vrarëve dhe të robërve, të krerëve flokëgjatë të armikut.

Ligji i Përtërirë 32:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij, sepse Zoti merr hak për gjakun e shërbëtorëve të tij, merr hak kundër kundërshtarëve të tij, por do të ketë mëshirë për tokën dhe për popullin e tij".

Ligji i Përtërirë 32:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Moisiu erdhi bashkë me Jozueun, birin e Nunit, dhe shqiptoi tërë fjalët e këtij kantiku në veshët e popullit.

Ligji i Përtërirë 32:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Moisiu mbaroi së shqiptuari tërë këto fjalë para tërë Izraelit,

Ligji i Përtërirë 32:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
u tha atyre: "Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t’ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.

Ligji i Përtërirë 32:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin".

Ligji i Përtërirë 32:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë ditë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

Ligji i Përtërirë 32:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ngjitu mbi malin e Abarimëve, mbi malin e Nebos, që ndodhet në vendin e Moabit, në bregun e kundërt të Jerikos, dhe vështro vendin e Kanaanit, që unë ju jap bijve të Izraelit.

Ligji i Përtërirë 32:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,

Ligji i Përtërirë 32:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse u treguat të pabesë me mua në mes të bijve të Izraelit, në ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Tsinit, dhe sepse nuk më shenjtëruat në mes të bijve të Izraelit.

Ligji i Përtërirë 32:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do ta shikosh vendin para teje, por atje, në vendin që unë ju jap bijve të Izraelit, ti nuk ke për të hyrë".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 32 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 32 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 32 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 32 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 32 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 32 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 32 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 32 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 32 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 32 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 32 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 32 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 32 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 32 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 32 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 32 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 32 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters