Ligji i Përtërirë Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Pastaj u kthyem prapa dhe u nisëm nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq, ashtu si më pati thënë Zoti, dhe u sollëm rreth malit Seir për një kohë të gjatë.

Ligji i Përtërirë 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Jeni sjellë mjaft rreth këtij mali; kthehuni nga veriu.

Ligji i Përtërirë 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe urdhëron popullin duke i thënë: Jeni duke kaluar kufirin e bijve të Ezaut, vëllezërve tuaj, që banojnë në Seir; ata do të kenë frikë nga ju; prandaj hapni sytë;

Ligji i Përtërirë 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mos i provokoni, sepse nuk do t’ju jap asgjë nga vendi i tyre, as aq sa mund të shkelë një këmbë, sepse malin e Seirit ia kam dhënë Ezaut, si pronë të tij.

Ligji i Përtërirë 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të blini me para prej tyre ushqimet që do të hani dhe do të blini gjithashtu me para ujin që do të pini.

Ligji i Përtërirë 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Zoti, Perëndia yt, të ka bekuar në gjithë punën e duarve të tua; është kujdesur për udhëtimin tënd nëpër shkretëtirën e madhe. Zoti, Perëndia yt, ka qenë me ty gjatë këtyre dyzet viteve dhe asgjë nuk të ka munguar".

Ligji i Përtërirë 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu kaluam përtej bijve të Ezaut, vëllezërve tanë, që banonin në Seir dhe, duke evituar rrugën e Arabahut, si dhe Eliathin dhe Etsion-Geberin, u tërhoqëm dhe vazhduam duke kaluar nëpër shkretëtirën e Moabit.

Ligji i Përtërirë 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti më tha: "Mos sulmo Moabin dhe mos lufto kundër tij, sepse nuk do të të jap asnjë pjesë të vendit të tyre si trashëgimi, duke qenë se u kam dhënë Arin si pronë pasardhësve të Lotit.

Ligji i Përtërirë 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Në kohët e kaluara këtu banonin Emimët, një popull i madh, i shumtë dhe trupmadh si Anakimët.

Ligji i Përtërirë 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe këta konsideroheshin gjigantë, ashtu si Anakimët; por Moabitët i quanin Emimë.

Ligji i Përtërirë 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Seiri banohej në fillim nga Horejtë; por pasardhësit e Ezaut i dëbuan, i shkatërruan dhe u vendosën në vendin e tyre, ashtu si ka bërë Izraeli në vendin që zotëron dhe që i ka dhënë Zoti).

Ligji i Përtërirë 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani çohuni dhe kaloni përroin e Zeredit". Kështu ne kapërcyem përroin e Zeredit.

Ligji i Përtërirë 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Koha e nevojshme për të arritur nga Kadesh-Barnea deri në kalimin e përroit të Zeredit, ishte tridhjetë e tetë vjet, deri sa tërë brezi i luftëtarëve të zhdukej plotësisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.

Ligji i Përtërirë 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt dora e Zotit qe kundër tyre për t’i asgjësuar nga kampi, deri sa të zhdukeshin.

Ligji i Përtërirë 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, kur luftëtari i fundit vdiq në mes të popullit,

Ligji i Përtërirë 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sot ti po bëhesh gati të kalosh kufirin e Moabit në Ar;

Ligji i Përtërirë 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por duke iu afruar bijve të Amonit, mos i sulmo dhe mos u shpall luftë, sepse unë nuk do të jap asnjë pjesë të vendit të bijve të Amonit si trashëgimi, sepse ua kam dhënë bijve të Lotit si pronë të tyre".

Ligji i Përtërirë 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Edhe konsiderohej si një vend gjigantësh; në kohërat e kaluara këtu banonin gjigantë; por Amonitët i quanin Zamzumimë,

Ligji i Përtërirë 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një popull i madh, i shumtë dhe shtatlartë si Anakimët; por Zoti i shkatërroi para Amonitëve, që i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre,

Ligji i Përtërirë 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhësit e Ezaut që banonin në Seir, kur shkatërroi Horejtë përpara tyre. Ata i dëbuan dhe u vendosën në vendin e tyre deri në ditët tona.

Ligji i Përtërirë 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Avejtë, që banonin në fshatrat deri në Gaza, u shkatërruan nga Kaftorejtë, që kidhin ardhur nga Kaftori, të cilët u vendosën në vendin e tyre).

Ligji i Përtërirë 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Çohuni, vihuni në marshim dhe kaloni përroin Arnon; ja, unë po e kaloj nën pushtetin tënd Sihonin, Amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atë në dorë dhe shpalli luftë.

Ligji i Përtërirë 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sot do të filloj t’u kall frikën dhe terrorin tënd popujve nën tërë qiejt, të cilët do të dëgjojnë të flitet për ty, do të dridhen dhe do t’i zërë ankthi nga shkaku yt.

Ligji i Përtërirë 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë nga shkretëtira e Kedemothit i dërgova lajmëtarë Sihonit, mbretit të Heshbonit, me propozime paqësore, për t’i thënë:

Ligji i Përtërirë 2:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lërmë të kaloj nëpër vendin tënd; unë do të shkoj nëpër rrugën Mbretërore, pa u kthyer as djathtas as majtas.

Ligji i Përtërirë 2:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do të më shesësh me para ushqimet që do të ha dhe do të më japësh me para ujin që do të pi; më lejo vetëm të kaloj me këmbë

Ligji i Përtërirë 2:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(ashtu si kanë bërë për mua pasardhësit e Ezaut që banojnë në Seir dhe Moabitët që banojnë në Ar), deri sa unë të kem kaluar Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia ynë, na dha".

Ligji i Përtërirë 2:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Sihoni, mbret i Heshbonit, nuk deshi të na linte të kalonim nëpër territorin e tij, sepse Zoti, Perëndia yt, i kishte ngurtësuar frymën dhe e kishte bërë kryeneç, për të ta dhënë në duart e tua, siç është pikërisht sot.

Ligji i Përtërirë 2:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti më tha: "Shiko, kam filluar të kaloj nën pushtetin tënd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, që ti të bëhesh zotëruesi i vendit të tij".

Ligji i Përtërirë 2:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sihoni doli kundër nesh me gjithë njerëzit e tij, për t’u ndeshur në Jahats.

Ligji i Përtërirë 2:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti, Perëndia ynë, na e dha në dorë, dhe ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe tërë njerëzit e tij.

Ligji i Përtërirë 2:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë pushtuam tërë qytetet e tij dhe shfarosëm burrat, gratë dhe fëmijët e çdo qyteti; nuk lamë gjallë asnjë.

Ligji i Përtërirë 2:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Morëm si plaçkë vetëm bagëtinë dhe plaçkën e qyteteve që kishim pushtuar.

Ligji i Përtërirë 2:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga Aroeri, që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në luginë, deri në Galaad, nuk pati asnjë qytet që të ishte shumë i fortë për ne; Zoti Perëndia ynë, na i dha të gjitha në dorën tonë.

Ligji i Përtërirë 2:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nuk iu afrove vendit të bijve të Amonit, dhe asnjë vendi anës përroit Jabok, as qyteteve të vendit malor dhe tërë qëndrave që Zoti, Perëndiai ynë, na kishte ndaluar të sulmonim.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 2 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਸਤਸਨਾ 2 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
अनुवाद 2 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 2 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 2 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 2 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 2 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters