Ligji i Përtërirë Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në rast se në vendin që Zoti, Perëndia yt, është duke të dhënë, gjindet një i vrarë, i shtrirë në një fushë, dhe nuk dihet se kush e ka vrarë,

Ligji i Përtërirë 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pleqtë dhe gjykatësit e tu do të dalin dhe do të masin largësinë midis të vrarit dhe qyteteve që ndodhen rreth e rrotull.

Ligji i Përtërirë 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pleqtë e qytetit më të afërt me të vrarin do të marrin një mëshqerrë që nuk ka punuar akoma dhe as nuk është mbrehur.

Ligji i Përtërirë 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pleqtë e atij qyteti do ta zbresin mëshqerrën pranë një rrjedhe uji, në një vend as të lëruar as të mbjellë, dhe aty afër rrjedhës së ujit do t’ia thyejnë qafën mëshqerrës.

Ligji i Përtërirë 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të afrohen priftërinjtë, bij të Levit, sepse Zoti, Perëndia yt, i ka zgjedhur për të shërbyer dhe për të dhënë bekimin në emër të Zotit, dhe fjala e tyre duhet të zgjidhë çdo mosmarrëveshje dhe çdo dëmtim trupor.

Ligji i Përtërirë 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë pleqtë e qytetit, që është më afër me të vrarin, do të lajnë duart mbi mëshqerrën së cilës i është thyer qafa pranë rrjedhës së ujit;

Ligji i Përtërirë 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, duke marrë fjalën, do të thonë: "Duart tona nuk e kanë derdhur këtë gjak, as sytë tona s’e kanë parë.

Ligji i Përtërirë 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, fale popullin tënd Izrael që ti ke çliruar, dhe mos i ngarko fajin e gjakut të pafajshëm popullit tënd Izrael". Dhe ai gjak do t’u falet atyre.

Ligji i Përtërirë 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ti do të heqësh nga vetja jote fajin e gjakut të pafajshëm, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit.

Ligji i Përtërirë 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t’i japë në dorë dhe ti t’i zësh robër,

Ligji i Përtërirë 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në rast se sheh midis robërve një grua të pashme dhe të pëlqen aq sa të duash ta bësh bashkëshorten tënde,

Ligji i Përtërirë 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do ta çosh në shtëpinë tënde, dhe ajo do të rruajë kokën dhe do të presë thonjtë,

Ligji i Përtërirë 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të heqë rrobat e robinjës, do të banojë në shtëpinë tënde dhe do të mbajë zi një muaj të tërë për të atin dhe për të ëmën, pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote.

Ligji i Përtërirë 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë ku të dojë, por nuk mund ta shesësh për para as ta trajtosh si skllave, sepse ti e ke poshtëruar.

Ligji i Përtërirë 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se një burrë ka dy gra, dhe njerën e dashuron dhe tjetrën e urren, dhe si e dashuruara ashtu dhe ajo e urryera i kanë lindur fëmijë, në rast se i parëlinduri është fëmija e gruas së urryer,

Ligji i Përtërirë 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t’i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlinduri;

Ligji i Përtërirë 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.

Ligji i Përtërirë 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se një burrë ka një fëmijë kokëfortë dhe rebel që nuk i bindet as zërit të babait, as atij të nënës dhe me gjithëse e kanë ndëshkuar, nuk u bindet atyre,

Ligji i Përtërirë 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i ati dhe e ëma do ta marrin dhe do ta çojnë te pleqtë e qytetit të tij, në portën e vendit ku banon,

Ligji i Përtërirë 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’u thonë pleqve të qytetit: "Ky biri ynë është kokëfortë dhe rebel; nuk do t’i bindet zërit tonë; është grykës dhe pijanec".

Ligji i Përtërirë 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë banorët e qytetit të tij do ta vrasin me gurë dhe ai ka për të vdekur; kështu do të shrrënjosësh të keqen nga mesi yt, tërë Izraeli do ta mësojë dhe do të ketë frikë.

Ligji i Përtërirë 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush ka kryer një krim që meriton vdekjen dhe ka pësuar vdekjen, dhe ti e ke varur në një dru,

Ligji i Përtërirë 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 21 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 21 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 21 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 21 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 21 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 21 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 21 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters