Ligji i Përtërirë Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Tërë priftërinjtë levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij.

Ligji i Përtërirë 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të kenë asnjë trashëgimi nga vëllezërit e tyre; sepse Zoti është trashëgimia e tyre, ashtu siç ua ka thënë.

Ligji i Përtërirë 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është ajo që i detyrohet priftit populli, ata që ofrojnë një flijim, qoftë një lopë, një dele apo një dhi; ata do t’i japin priftit shpatullat, nofullat dhe plëndësin.

Ligji i Përtërirë 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i japësh prodhimin e parë të grurit tënd, të mushtit tënd dhe të vajit tënd, si dhe qethjen e parë të dhenve të tua;

Ligji i Përtërirë 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Zoti, Perëndia yt, e ka zgjedhur midis gjithë fiseve të tu për të kryer shërbimin në emër të Zotit, atë vetë dhe bijtë e tij për gjithnjë

Ligji i Përtërirë 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se një Levit, që ka ardhur nga një prej qyteteve të tua të të gjithë Izraelit, ku ai banonte, vjen me gjithë dëshirën e zemrës së tij në vendin e zgjedhur nga Zoti,

Ligji i Përtërirë 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë ai do të mund të shërbejë në emër të Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si gjithë vëllezërit e tij Levitë që ndodhen aty përpara Zotit.

Ligji i Përtërirë 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të marrin për mbajtjen e tyre pjesë të barabarta, përveç parave nga shitja e pasurisë së tyre.

Ligji i Përtërirë 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve.

Ligji i Përtërirë 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,

Ligji i Përtërirë 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,

Ligji i Përtërirë 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.

Ligji i Përtërirë 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;

Ligji i Përtërirë 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.

Ligji i Përtërirë 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,

Ligji i Përtërirë 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: "Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes".

Ligji i Përtërirë 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti më tha: "Atë që thanë, është mirë;

Ligji i Përtërirë 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t’u thotë atyre të gjitha ato që unë do t’i urdhëroj.

Ligji i Përtërirë 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t’i kërkoj llogari.

Ligji i Përtërirë 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".

Ligji i Përtërirë 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?".

Ligji i Përtërirë 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 18 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 18 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 18 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 18 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 18 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 18 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters