Ligji i Përtërirë Chapter 6 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është urdhërimi, statutet dhe dekretet që Zoti, Perëndia juaj, ka urdhëruar t’ju mësojë, për t’i zbatuar në vendin në të cilin po hyni për ta marrë në zotërim;

Ligji i Përtërirë 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që ti të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të respektosh gjatë gjithë ditëve të jetës sate, ti, yt bir dhe djali i birit tënd, të tëra statutet dhe të gjitha urdhërimet e tij që unë po të jap, dhe me qëllim që ditët e jetës sate të zgjaten.

Ligji i Përtërirë 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo, pra, Izrael, dhe ki kujdes t’i zbatosh në praktikë, me qëllim që të njohësh begatinë dhe të shumëzohesh me të madhe në vendin ku rrjedh qumësht dhe mjalt, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.

Ligji i Përtërirë 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.

Ligji i Përtërirë 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.

Ligji i Përtërirë 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde;

Ligji i Përtërirë 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë në shtrat dhe kur çohesh.

Ligji i Përtërirë 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve,

Ligji i Përtërirë 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua.

Ligji i Përtërirë 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur pastaj Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin për të cilin iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, të të japë qytete të mëdha dhe të bukura që ti nuk i ke ndërtuar,

Ligji i Përtërirë 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe shtëpi plot me të mira që ti nuk i ke mbushur, puse të çelur që ti nuk i ke gërmuar, vreshta dhe ullishte që ti nuk i ke mbjellë; kur të kesh ngrënë dhe të jesh ngopur,

Ligji i Përtërirë 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ki kujdes të mos harrosh Zotin që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

Ligji i Përtërirë 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t’i shërbesh dhe do të betohesh për emrin e tij.

Ligji i Përtërirë 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të shkoni pas perëndive të tjera midis perëndive të popujve që ju rrethojnë,

Ligji i Përtërirë 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(sepse Zoti, Perëndia yt, që ndodhet në mes teje, është një Perëndi ziliqar); përndryshe zemërimi i Zotit, Perëndisë tënd, do të ndizej kundër teje dhe do të bënte që ti të zhdukesh nga faqja e dheut.

Ligji i Përtërirë 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të tundoni Zotin, ashtu si u përpoqët në Masa.

Ligji i Përtërirë 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të respektoni me kujdes urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj, rregullat dhe statutet e tij që ai ju ka urdhëruar.

Ligji i Përtërirë 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do të bësh atë që është e drejtë dhe e mirë në sytë e Zotit, që ti të përparosh dhe të hysh e të pushtosh vendin e mirë që Zoti iu betua t’u japë etërve të tu,

Ligji i Përtërirë 6:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke dëbuar tërë armiqtë e tu, ashtu siç kishte premtuar Zoti.

Ligji i Përtërirë 6:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë: "Çfarë kuptimi kanë këto rregulla, statute dhe dekrete, që Zoti, Perëndia ynë, ju ka urdhëruar?,"

Ligji i Përtërirë 6:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti do t’i përgjigjesh birit tënd: "Ishim skllevër të Faraonit në Egjipt dhe Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme

Ligji i Përtërirë 6:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj Zoti veproi para syve tona, kreu mrekulli të mëdha dhe të tmerrshme kundër Egjiptit, Faraonit dhe gjithë shtëpisë së tij.

Ligji i Përtërirë 6:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe na nxori që andej për të na çuar në vendin që u ishte betuar t’u jepte etërve tanë.

Ligji i Përtërirë 6:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Zoti na urdhëroi të zbatonim në praktikë të gjitha këto statute duke pasur frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që të kemi gjithnjë mirëqënie dhe që ai të na mbante të gjallë, siç po ndodh tani.

Ligji i Përtërirë 6:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo do të jetë drejtësia jonë në rast se kujdesemi të zbatojmë në praktikë tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na ka urdhëruar"".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 6 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਸਤਸਨਾ 6 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
अनुवाद 6 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 6 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 6 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 6 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 6 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 6 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 6 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters