Ligji i Përtërirë Chapter 29 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 29 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 29 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 29:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë fjalët e besëlidhjes që Zoti i urdhëroi Moisiut të përfundonte me bijtë e Izraelit në vendin e Moabit, përveç besëlidhjes që kishte bërë me ta në malin Horeb.

Ligji i Përtërirë 29:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Moisiu thirri tërë Izraelin dhe u tha atyre: "Ju keni parë të gjitha ato që i ka bërë Zoti në Egjipt para syve tuaj Faraonit, të gjithë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit;

Ligji i Përtërirë 29:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sytë tuaj kanë parë mjerimet e mëdha, shenjat dhe mrekullitë e mëdha;

Ligji i Përtërirë 29:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.

Ligji i Përtërirë 29:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë ju kam udhëhequr dyzet vjet në shkretëtirë; rrobat tuaja nuk ju janë prishur në trup, sandalet tuaja nuk iu janë konsumuar në këmbët tuaja.

Ligji i Përtërirë 29:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk keni ngrënë bukë dhe nuk keni pirë verë as pije dehëse, me qëllim që të njihnit që unë jam Zoti, Perëndia juaj.

Ligji i Përtërirë 29:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritët në këtë vend, Sihoni, mbret i Heshbonit, dhe Ogu, mbret i Bashanit, dolën kundër nesh për të luftuar, por ne i mundëm,

Ligji i Përtërirë 29:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pushtuam vendin e tyre dhe ia dhamë në trashëgimi Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

Ligji i Përtërirë 29:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Respektoni, pra, fjalët e kësaj besëlidhje dhe zbatojeni në praktikë, me qëllim që të keni mbarësi në çdo gjë që bëni.

Ligji i Përtërirë 29:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sot të gjithë ju ndodheni para Zotit, Perëndisë tuaj: krerët tuaj, fiset tuaja, pleqtë tuaj, zyrtarët tuaj, tërë njerëzit e Izraelit,

Ligji i Përtërirë 29:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe i huaji që ndodhet në mes të kampit tënd, duke filluar nga ai që çan drutë deri tek ai që nxjerr ujin tënd,

Ligji i Përtërirë 29:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të hyrë në besëlidhjen e Zotit, Perëndisë tënd, dhe në betimin e tij që Zoti, Perëndia yt, bën sot me ty,

Ligji i Përtërirë 29:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të të vendosur sot si popull të tij dhe për të qënë Perëndia yt, ashtu si të tha dhe si iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

Ligji i Përtërirë 29:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë e bëj këtë besëlidhje dhe këtë betim jo vetëm me ju,

Ligji i Përtërirë 29:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por edhe me ata që janë sot para Zotit, Perëndisë tonë, dhe me ata që sot nuk janë këtu me ne.

Ligji i Përtërirë 29:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Sepse ju e dini që kemi banuar në vendin e Egjiptit dhe kemi kaluar në mes të kombeve, që u keni rënë mes për mes;

Ligji i Përtërirë 29:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe keni parë gjërat e tyre të neveritshme, idhujt e tyre prej druri, guri, argjendi dhe ari, që ndodhen në mes tyre).

Ligji i Përtërirë 29:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të mos ketë midis jush burrë a grua, familje a fis zemra e të cilit të largohet nga Zoti, Perëndia ynë, dhe të shkojë t’u shërbejë perëndive të këtyre kombeve, nuk duhet të ketë midis jush asnjë rrënjë që prodhon helmin dhe pelinin;

Ligji i Përtërirë 29:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të mos ndodhë që dikush, duke dëgjuar fjalët e këtij betimi, të vetëbekohet në zemër të tij, duke thënë: "Do të kem paqe, edhe sikur të eci me kokëfortësinë e zemrës sime," ashtu si i dehuri të mund të përfshihej të përkorin.

Ligji i Përtërirë 29:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti nuk mund ta falë kurrë; por në këtë rast zemërimi i Zotit dhe zilia e tij do të ndizen kundër tij dhe të gjitha mallkimet që janë shkruar në këtë libër do të bien mbi të, dhe Zoti do ta fshijë emrin e tij poshtë qiellit;

Ligji i Përtërirë 29:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do ta veçojë për ta shkatërruar nga të gjitha fiset e Izraelit, simbas të gjitha mallkimeve të besëlidhjes së shkruar në këtë libër të ligjit.

Ligji i Përtërirë 29:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu brezi i ardhshëm i bijve tuaj që do të dalë pas jush dhe i huaji që do të vijë nga një vend i largët, duke parë mjerimet dhe lëngatat që Zoti u ka dhënë, do të thonë:

Ligji i Përtërirë 29:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Tërë toka është squfur, kripë, zjarrmi; nuk është mbjellë, nuk prodhon më asgjë dhe në të nuk rritet asnjë bar, ashtu si pas shkatërrimit të Sodomës, të Gomorrës, të Admahut dhe të Tseboimit, që Zoti shkatërroi gjatë zemërimit dhe tërbimit të tij".

Ligji i Përtërirë 29:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, të gjitha kombet do të thonë: "Pse Zoti e trajtoi kështu këtë vend? Pse ky zemërim kaq i madh?".

Ligji i Përtërirë 29:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do të përgjigjen: "Sepse kanë braktisur besëlidhjen e Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, që ai lidhi me ta kur i nxori nga vendi i Egjiptit;

Ligji i Përtërirë 29:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ata shkuan t’u shërbejnë perëndive të tjera dhe ranë përmbys përpara tyre, perëndi që ata nuk i njihnin dhe që Zoti nuk u kishte dhënë atyre.

Ligji i Përtërirë 29:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë arësye u ndez zemërimi i Zotit kundër këtij vendi, me qëllim që të gjitha mallkimet e shkruara në këtë libër të binin mbi të;

Ligji i Përtërirë 29:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Zoti i shkëputi nga vendi i tyre me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe dhe i hodhi në një vend tjetër, siç po ndodh sot".

Ligji i Përtërirë 29:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 29 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 29 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 29 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 29 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 29 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 29 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 29 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 29 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 29 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 29 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 29 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 29 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 29 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 29 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 29 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 29 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 29 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters