Ligji i Përtërirë Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj; nuk do të bëni asnjë prerje dhe nuk do të rruheni midis syve për një të vdekur;

Ligji i Përtërirë 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd, dhe Zoti të ka zgjedhur për të qenë një popull i tij, një thesar i veçantë ndër të gjithë popujt që janë mbi faqen e dheut.

Ligji i Përtërirë 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë kafshët që mund të hani: lopa, delja, dhia,

Ligji i Përtërirë 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.

Ligji i Përtërirë 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mund të hani çdo kafshë që e ka thundrën të ndarë, dhe që përtypet midis kafshëve.

Ligji i Përtërirë 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nga ato që vetëm përtypen dhe që kanë vetëm thundrën të ndarë nuk do të hani devenë, lepurin dhe baldosën, që përtypen por nuk e kanë thundrën të ndarë; për ju janë të papastra;

Ligji i Përtërirë 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur.

Ligji i Përtërirë 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndër të gjitha kafshët që rrojnë në ujë, mund të hani të gjitha ato që kanë pendë dhe luspa;

Ligji i Përtërirë 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nuk do të hani asnjë nga ato që nuk kanë pendë dhe luspa; janë të papastra për ju.

Ligji i Përtërirë 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,

Ligji i Përtërirë 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,

Ligji i Përtërirë 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,

Ligji i Përtërirë 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.

Ligji i Përtërirë 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.

Ligji i Përtërirë 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mund të hani çdo zog që është i pastër.

Ligji i Përtërirë 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme; mund t’ua jepni të huajve që janë brenda portave tuaja që t’i hanë ose mund t’ua shisni një të huaji, sepse ti je një popull që i je shenjtëruar Zotit, Perëndisë tënd. Nuk do ta gatuash kecin bashkë në qumështin e nënes së tij.

Ligji i Përtërirë 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të zotohesh të japësh të dhjetën e asaj që mbjell dhe që të prodhon ara çdo vit.

Ligji i Përtërirë 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt.

Ligji i Përtërirë 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se rruga është shumë e gjatë për ty dhe nuk mund t’i çosh deri atje të dhjetat, sepse vendi që Zoti, Perëndia yt, ka caktuar për të vendosur emrin e tij është shumë larg nga ty, kur Zoti, Perëndia yt, do të të ketë bekuar,

Ligji i Përtërirë 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do t’i këmbesh ato me para dhe me paratë në dorë do të shkosh në vendin që ka zgjedhur Zoti, Perëndia yt;

Ligji i Përtërirë 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’i përdorësh këto para për të blerë të gjitha ato që dëshiron zemra jote: lopë, dele, verë, pije dehëse, ose çfarëdo gjë që dëshiron zemra jote; dhe aty do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të gëzohesh ti bashkë me familjen tënde.

Ligji i Përtërirë 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj nuk do të lesh pas dore Levitin, që banon brenda portave të tua, sepse ai nuk ka pjesë as trashëgimi me ty.

Ligji i Përtërirë 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fund të çdo tre viteve, do të vësh mënjanë të gjitha të dhjetat e prodhimeve të tua të vitit të tretë, dhe do t’i vendosësh brenda portave të tua;

Ligji i Përtërirë 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Leviti, që nuk ka pjesë as trashëgimi me ty, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në çdo punë që do të të zërë dora".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 14 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 14 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 14 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 14 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 14 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 14 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters