Ligji i Përtërirë Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin ku ti po hyn për ta zotëruar atë, dhe kur të ketë dëbuar para teje shumë kombe: Hitejtë, Girgashejtë, Amorejtë, Kananejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Gebusejtë, shtatë kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ti,

Ligji i Përtërirë 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kur Zoti, Perëndia yt, t’i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t’i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre.

Ligji i Përtërirë 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t’u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,

Ligji i Përtërirë 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse do t’i largonin bijtë e tu nga unë për t’u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t’ju shkatërronte menjëherë.

Ligji i Përtërirë 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Asherimet e tyre dhe do t’u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura.

Ligji i Përtërirë 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut.

Ligji i Përtërirë 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve;

Ligji i Përtërirë 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj, ai ju nxori me një dorë të fuqishme dhe ju shpëtoi nga shtëpia e skllavërisë, nga dora e Faraonit, mbretit të Egjiptit.

Ligji i Përtërirë 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prano, pra, që Zoti, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e tij dhe tregohet i mbarë deri në brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan dhe që zbatojnë urdhërimet e tij,

Ligji i Përtërirë 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë, duke i zhdukur; ai nuk vonon, por do t’u përgjigjet menjëherë atyre që e urrejnë.

Ligji i Përtërirë 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj respekto urdhërimet, statutet dhe dekretet që po të jap sot, duke i zbatuar në praktikë.

Ligji i Përtërirë 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, në rast se ju keni parasysh këto ligje, i respektoni dhe i zbatoni në praktikë, Zoti, Perëndia juaj, do ta mbajë besëlidhjen me ju dhe dashamirësinë për të cilën u është betuar etërve tuaj.

Ligji i Përtërirë 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të të dojë, do të të bekojë dhe do të të shumëzojë, do të bekojë frytin e gjiut tënd dhe frytin e tokës sate, grurin tënd, mushtin dhe vajin tënd, pjelljet e lopëve dhe të deleve të tua në vendin që u betua t’u japë etërve të tu.

Ligji i Përtërirë 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do të jesh më i bekuari i të gjithë popujve dhe nuk do të ketë midis teje asnjë burrë apo grua shterpë, as edhe midis bagëtisë sate.

Ligji i Përtërirë 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do të largojë nga ti çfarëdo lloj sëmundje, nuk do të dërgojë mbi ty asnjë të keqe vdekjeprurëse të Egjiptit që ke njohur, por do t’i dërgojë mbi të gjithë ata që të urrejnë.

Ligji i Përtërirë 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shfarosësh, pra, të gjithë popujt që Zoti, Perëndia yt, po të jep në pushtetin tënd; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për ta dhe mos u shërbe perëndive të tyre, sepse ky do të ishte një kurth për ty.

Ligji i Përtërirë 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në zemrën tënde mund të thuash: "Këta kombe janë më të mëdhenj se unë, si do të arrij unë t’i dëboj?".

Ligji i Përtërirë 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ki frikë prej tyre, por kujto atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Faraonit dhe të gjithë Egjiptasve;

Ligji i Përtërirë 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kujto provat e mëdha që pe me sytë e tu, shenjat dhe mrekullitë e dorës së fuqishme dhe të krahut të shtrirë me të cilët Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti; kështu do të veprojë Zoti, Perëndia yt, me të gjithë popujt nga të cilët ke frikë.

Ligji i Përtërirë 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj, Zoti, Perëndia yt, do të çojë kundër tyre grerat, deri sa ata që kanë mbetur dhe ata që janë fshehur nga frika jote të kenë vdekur.

Ligji i Përtërirë 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është në mes jush, një Perëndi i madh dhe i tmerrshëm.

Ligji i Përtërirë 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti, Perëndia yt, do t’i dëbojë pak e nga pak këto kombe para teje; ti nuk do të arrish t’i zhdukësh menjëherë, sepse përndryshe bishat e fushës do të shtoheshin shumë kundër teje;

Ligji i Përtërirë 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Zoti, Perëndia yt, do t’i vërë nën pushtetin tënd, dhe do t’i hutojë shumë deri sa të shfarosen.

Ligji i Përtërirë 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të japë në duart e tua mbretërit e tyre dhe ti do të zhdukësh emrat e tyre nën qiejtë; askush nuk mund të rezistojë para teje, deri sa t’i kesh shfarosur.

Ligji i Përtërirë 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’u vësh flakën shëmbëlltyrave të gdhendura të perëndive të tyre; nuk do të dëshirosh arin dhe argjendin që ndodhet mbi to dhe nuk do ta marrësh për vete, përndryshe do të biesh në kurth, sepse kjo është një gjë e neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd;

Ligji i Përtërirë 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nuk do të futësh gjëra të neveritshme në shtëpinë tënde, sepse do të dënohesh me shkatërrim ashtu si ato gjëra; do ta urresh dhe do ta kesh neveri plotësisht, sepse është një gjë e caktuar për t’u shkatërruar".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 7 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਸਤਸਨਾ 7 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
अनुवाद 7 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 7 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 7 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 7 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 7 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 7 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 7 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters