Ligji i Përtërirë Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Moisiu mblodhi tërë Izraelin dhe i tha: "Dëgjo, Izrael, statutet dhe dekretet që unë shpall sot në veshët e tu me qëllim që ti t’i mësosh dhe të zotohesh t’i zbatosh.

Ligji i Përtërirë 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti, Perëndia ynë, lidhi një besëlidhje me ne në Horeb.

Ligji i Përtërirë 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti e lidhi këtë besëlidhje jo me etërit tanë, por me ne që jemi këtu të gjithë të gjallë.

Ligji i Përtërirë 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti ju foli në sy në mal, nga mesi i zjarrit.

Ligji i Përtërirë 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë ndodhesha atëherë midis Zotit dhe jush për t’ju referuar fjalën e tij, sepse ju patët frikë nga zjarri dhe nuk u ngjitët në mal. Ai tha:

Ligji i Përtërirë 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të ka nxjerrë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

Ligji i Përtërirë 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.

Ligji i Përtërirë 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të bësh asnjë skulpturë apo shëmbëlltyrë të gjërave që janë atje lart në qiell, këtu poshtë në tokë apo në ujërat poshtë tokës.

Ligji i Përtërirë 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të biesh përmbys para tyre dhe nuk do t’u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xhelos që dënon paudhësinë e etërve ndaj bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

Ligji i Përtërirë 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por tregohem i dashur ndaj mijëra njerëzish që më duan dhe respektojnë urdhërimet e mia.

Ligji i Përtërirë 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do ta përdorësh më kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse Zoti nuk ka për ta lënë të padënuar atë që përdor emrin e tij kot.

Ligji i Përtërirë 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Respekto ditën e shtunë për të shenjtëruar, ashtu siç të ka porositur Zoti, Perëndia yt.

Ligji i Përtërirë 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të punosh gjashtë ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të bësh çdo punë tënde,

Ligji i Përtërirë 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori, as shërbëtorja, as kau, as gomari, asnjë nga kafshët e tua, dhe të huajt që ndodhen brenda portave të shtëpisë sate, me qëllim që shërbëtori dhe shërbëtorja jote të çlodhen si ti.

Ligji i Përtërirë 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese; prandaj Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e shtunë.

Ligji i Përtërirë 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të nderosh atin dhe nënën tënde ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt, që të jetosh gjatë dhe të gëzosh begatinë në tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

Ligji i Përtërirë 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.

Ligji i Përtërirë 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.

Ligji i Përtërirë 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd, as arën, as shërbëtorin, as shërbëtoren, as kaun, as gomarin dhe asnjë send që janë pronë e tij".

Ligji i Përtërirë 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto fjalë tha Zoti përpara tërë asamblesë tuaj, nga mesi i zjarrit, të resë dhe të errësirës së dendur, me zë të fortë; dhe nuk shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka prej guri dhe mi dha mua.

Ligji i Përtërirë 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ju dëgjuat zërin në mes të errësirës, ndërsa mali ishte tërë flakë, ju m’u afruat, gjithë prijësit e fiseve dhe pleqtë tuaj,

Ligji i Përtërirë 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thatë: "Ja, Zoti, Perëndia ynë, na tregoi lavdinë dhe madhërinë e tij, dhe ne dëgjuam zërin e tij nga mesi i zjarrit; sot kemi parë që Perëndia mund të flasë me njeriun dhe ky të mbetet i gjallë.

Ligji i Përtërirë 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po pse duhet të vdesim? Ky zjarr i madh në të vërtetë do të na gllabërojë; në rast se vazhdojmë të dëgjojmë akoma zërin e Zotit, të Perëndisë tonë, ne kemi për të vdekur.

Ligji i Përtërirë 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, midis gjithë njerëzve, kush është ai që, si ne, ka dëgjuar zërin e Perëndisë të gjallë të flasë në mes të zjarrit dhe ka mbetur i gjallë?

Ligji i Përtërirë 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Afrohu ti dhe dëgjo të gjitha ato që Zoti, Perëndia ynë, do të të thotë, dhe ne do ta dëgjojmë dhe do të bëjmë ato që kërkon ai".

Ligji i Përtërirë 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti dëgjoi tingullin e fjalëve tuaja ndërsa më flisnit; kështu Zoti më tha: "Unë dëgjova tingullin e fjalëve që ky popull të drejtoi; çdo gjë që ata thanë është mirë.

Ligji i Përtërirë 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ah, sikur të kishin gjithnjë një zemër të tillë, të më kishin frikë dhe të respektonin tërë urdhërimet e mia, që të rronin gjithnjë në begati ata dhe bijtë e tyre!

Ligji i Përtërirë 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shko dhe u thuaj: Kthehuni në çadrat tuaja.

Ligji i Përtërirë 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ti qëndro këtu me mua dhe unë do të të tregoj tërë urdhërimet, tërë statutet dhe dekretet që do t’u mësosh atyre, me qëllim që t’i zbatojnë në vendin që unë po u jap si trashëgimi".

Ligji i Përtërirë 5:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kini pra kujdes të bëni atë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar; mos u shmangni as djathtas, as majtas;

Ligji i Përtërirë 5:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ecni të tërë në rrugën që Zoti, Perëndia juaj, ju ka caktuar, që të jetoni, të keni mbarësi dhe të zgjatni ditët tuaja në vendin që do të pushtoni".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 5 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਸਤਸਨਾ 5 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
अनुवाद 5 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 5 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 5 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 5 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 5 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 5 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 5 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters