Ligji i Përtërirë Chapter 19 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur Zoti, Perëndia yt, të ketë shfarosur kombet e vendeve që të jep dhe ti t’i kesh dëbuar dhe të banosh në qytetet dhe shtëpitë e tyre,

Ligji i Përtërirë 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të veçosh tri qytete, në mes të vendit, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.

Ligji i Përtërirë 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të përgatisësh rrugë dhe do ta ndash në tri pjesë vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, me qëllim që çdo vrasës të mund të strehohet në të.

Ligji i Përtërirë 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ky është rregulli për vrasësin që strehohet aty, që të shpëtojë jetën e tij: kushdo që ka vrarë të afërmin e tij pa dashje, pa e urryer më parë.

Ligji i Përtërirë 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, kur dikush shkon me shokun e tij në pyll për të prerë dru dhe, ndërsa i bie një druri me sëpatë, sëpata del nga bishti dhe godet shokun që pastaj vdes, ai person do të strehohet në një nga këto qytete dhe do ta shpëtojë jetën;

Ligji i Përtërirë 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse hakmarrësi i gjakut, ndërsa zemërimi i vlon në zemër, të mos e ndjekë vrasësin dhe ta arrijë, kur rruga është shumë e gjatë, dhe ta vrasë edhe pse nuk e meriton vdekjen, sepse në të kaluarën nuk e kishte urryer shokun e tij.

Ligji i Përtërirë 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj të urdhëroj në këtë mënyrë: "Veço tri qytete".

Ligji i Përtërirë 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se më pas Zoti, Perëndia yt, zgjeron kufijtë e tu, ashtu si u është betuar etërve të tu dhe ta jep tërë vendin që u kishte premtuar t’ua jepte etërve të tu,

Ligji i Përtërirë 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në rast se ti respekton këto urdhra që unë të jap sot, duke e dashur Zotin, Perëndinë tënd, dhe duke ecur gjithnjë në rrugët e tij, atëherë do t’u shtosh tri qytete të tjera tri të parave,

Ligji i Përtërirë 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje.

Ligji i Përtërirë 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se një njeri urren të afërmin e tij, i zë pritë, e sulmon dhe e plagos për vdekje, dhe pastaj strehohet në një nga këto qytete,

Ligji i Përtërirë 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pleqtë e qytetit të tij do të dërgojnë ta marrin që andej dhe do t’ia dorëzojnë hakmarrësit të gjakut që të vritet.

Ligji i Përtërirë 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Syri yt nuk do të ketë mëshirë për të, por do t’i heqësh Izraelit fajin që ka derdhur gjak të pafajshëm, dhe kështu do të kesh mbarësi.

Ligji i Përtërirë 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të lëvizësh kufijtë e të afërmit tënd, të vendosura nga pasardhësit në trashëgiminë që do të gëzosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim.

Ligji i Përtërirë 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.

Ligji i Përtërirë 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se kundër dikujt ngrihet një dëshmitar i rremë dhe e akuzon për një krim,

Ligji i Përtërirë 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.

Ligji i Përtërirë 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjykatësi do ta hetojë me kujdes çështjen; dhe në rast se del që ai dëshmitar është një dëshmitar i rremë, që ka deponuar gënjeshtra kundër vëllait,

Ligji i Përtërirë 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do t’i bëni atij atë që kishte ndër mënd t’i bënte vëllait të tij. Kështu do ta shkulni të keqen nga mesi juaj.

Ligji i Përtërirë 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të tjerët do ta mësojnë dhe do të trëmben, dhe qysh atëherë nuk do të kryhet më në mes tuaj një veprim aq i keq.

Ligji i Përtërirë 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Syri yt nuk do të ketë mëshirë, por do t’i përmbahet rregullit jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 19 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 19 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 19 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 19 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 19 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 19 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 19 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 19 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 19 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 19 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 19 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 19 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 19 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 19 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 19 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 19 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters