Ligji i Përtërirë Chapter 25 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 25 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 25 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 25:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në rast se fillon një grindje midis burrave dhe ata paraqiten në gjyq, gjykatësit do t’i gjykojnë duke i dhënë pafajësinë të pafajshmit dhe duke dënuar fajtorin.

Ligji i Përtërirë 25:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj në se fajtori meriton të rrihet, gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë për tokë dhe ta rrahin në prani të tij, me një numër goditjesh simbas shkallës së fajit të tij.

Ligji i Përtërirë 25:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mund t’i jepen dyzet goditje, por jo më tepër, sepse, duke e kaluar këtë masë dhe duke e rrahur me një numër më të madh goditjesh, yt vëlla të mos përçmohet në sytë e tu.

Ligji i Përtërirë 25:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’i vësh turizën kaut që shin grurin.

Ligji i Përtërirë 25:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se disa vëllezër banojnë bashkë dhe njeri prej tyre vdes pa lënë fëmijë, gruaja e të ndjerit nuk do të martohet me një të huaj jashtë familjes; i kunati do të hyjë tek ajo dhe do ta marrë për grua, duke plotësuar kështu ndaj saj detyrimin e tij prej kunati;

Ligji i Përtërirë 25:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i parëlinduri që ajo do të lindë do të marrë emrin e vëllait të vdekur, me qëllim që emri i tij të mos fshihet në Izrael.

Ligji i Përtërirë 25:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se ai burrë nuk dëshiron të marrë të kunatën, kjo do të ngjitet në portën e pleqve dhe do të thotë: "Im kunat nuk pranon ta ngrerë emrin e vëllait të tij në Izrael; ai nuk dëshiron të kryejë ndaj meje detyrën e kunatit".

Ligji i Përtërirë 25:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t’i flasin; dhe në qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: "Nuk dua ta marr,"

Ligji i Përtërirë 25:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë kunata e tij do t’i afrohet në prani të pleqve do t’i heqë sandalën nga këmba, do ta pështyjë në fytyrë dhe do t’i thotë: "Këtë do të pësojë ai që nuk dëshiron të ndërtojë shtëpinë e vëllait të tij".

Ligji i Përtërirë 25:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe emri i tij në Izrael do të jetë: "Shtëpia e atij të cilit i është hequr sandalja".

Ligji i Përtërirë 25:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dy burra kanë një grindje midis tyre, dhe gruaja e njerit afrohet për të liruar të shoqin nga duart e atij që e rreh, shtrin dorën dhe e kap nga organet gjenitale, asaj do t’i pritet dora;

Ligji i Përtërirë 25:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
syri yt nuk do të ketë mëshirë për të.

Ligji i Përtërirë 25:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të kesh në thesin tënd dy pesha, një të madhe dhe një të vogël.

Ligji i Përtërirë 25:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të kesh në shtëpi dy masa, një të madhe dhe një të vogël.

Ligji i Përtërirë 25:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

Ligji i Përtërirë 25:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, të gjithë ata që sillen në mënyrë jo të drejtë, urrehen nga Zoti, Perëndia yt.

Ligji i Përtërirë 25:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujto atë që të bëri Amaleku gjatë rrugës, kur dolët nga Egjipti;

Ligji i Përtërirë 25:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.

Ligji i Përtërirë 25:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 25 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 25 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 25 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 25 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 25 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 25 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 25 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 25 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 25 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 25 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 25 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 25 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 25 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 25 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 25 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 25 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 25 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters