Ligji i Përtërirë Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në mbarim të çdo shtatë viteve do të bësh faljen e borxheve.

Ligji i Përtërirë 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo do të jetë forma e faljes: Çdo huadhënës do të falë atë që i ka dhënë hua të afërmit të tij; nuk do të kërkojë kthimin e saj nga i afërmi dhe nga vëllai i tij, sepse është shpallur falja e borxheve nga Zoti.

Ligji i Përtërirë 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mund ta kërkosh borxhin nga i huaji; por do t’i falësh vëllait tënd atë që ai të ka marrë hua.

Ligji i Përtërirë 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ketë asnjë nevojtar midis jush, sepse Zoti do të të bekojë me të madhe në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep si trashgimi, që ti ta zotërosh,

Ligji i Përtërirë 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por vetëm me kusht që ti t’i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh në praktikë të gjitha këta urdhërimet, që sot të cakton.

Ligji i Përtërirë 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë siç të ka premtuar; atëherë do t’u japësh hua shumë kombeve, por ti nuk do të kërkosh hua; do të sundosh mbi shumë kombe, por ato nuk do të sundojnë mbi ty.

Ligji i Përtërirë 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ke ndonjë vëlla nevojtar midis jush, midis ndonjë prej qyteteve që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të fortësosh zemrën dhe nuk do të mbyllësh dorën para vëllait tënd nevojtar;

Ligji i Përtërirë 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por do t’i hapësh me zemërgjerësi dorën tënde dhe do t’i japësh hua aq sa i nevojitet për të përballuar nevojat që ka.

Ligji i Përtërirë 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ki kujdes që të mos ketë asnjë mendim të keq në zemrën tënde, i cili të të bëjë të thuash: "Viti i shtatë, viti i familjes, është afër," dhe ta shikosh me sy të keq vëllanë tënd nevojtar dhe të mos i japësh asgjë; ai do të bërtiste kundër teje para Zotit dhe ti do të mëkatoje.

Ligji i Përtërirë 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jepi me bujari dhe zemra jote të mos trishtohet kur i jep, sepse pikërisht për këtë Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo punë tënden dhe në çdo gjë që do të të zërë dora.

Ligji i Përtërirë 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nevojtarët nuk do të mungojnë kurrë në vend, prandaj unë po të jap këtë urdhërim tënd dhe të them: "Hapja me bujari dorën tënde vëllait tënd, të varfërit tënd dhe nevojtarit në vendin tuaj".

Ligji i Përtërirë 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se një vëlla apo një motër hebre shitet te ti, do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do ta lësh të ikë i lirë.

Ligji i Përtërirë 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur do ta lësh të ikë i lirë, nuk do ta lësh të shkojë duarbosh;

Ligji i Përtërirë 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;

Ligji i Përtërirë 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nuk do të harrosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perëndia yt, të ka liruar; prandaj sot të urdhëroj këtë.

Ligji i Përtërirë 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se ai të thotë: "Nuk dua të largohem prej teje," sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse ka mbarësi bashkë me ty,

Ligji i Përtërirë 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do të marrësh një fëndyell, do t’i shposh veshin kundër portës dhe ai do të jetë skllavi yt për gjithnjë. Po ashtu do të veprosh me skllaven tënde.

Ligji i Përtërirë 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk duhet të të duket e vështirë ta nisësh të lirë, sepse të ka shërbyer gjashtë vjet me gjysmën e pagës së një argati; dhe Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha veprimet e tua.

Ligji i Përtërirë 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i shenjtërosh Zotit, Perëndisë tënd, tërë pjelljet e para meshkuj të bagëtive të tua të trasha dhe të imta. Nuk do të bësh asnjë punë me pjelljen e parë të lopës sate dhe nuk do të qethësh pjelljen e parë të deles sate.

Ligji i Përtërirë 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i hash çdo vit, ti dhe familja jote, përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur.

Ligji i Përtërirë 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se kafsha ka ndonjë të metë, në rast se është e çalë, e verbër, apo ka ndonjë të metë tjetër të rëndë, nuk do t’ia flijosh Zotit, Perëndisë tënd;

Ligji i Përtërirë 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do ta hash brenda portave të tua; të papastrin dhe të pastrin mund ta hanë njëlloj sikur të ishte një gazelë apo një dre.

Ligji i Përtërirë 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nuk do të hash gjakun e tyre; do ta derdhësh në tokë si uji".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 15 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 15 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 15 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 15 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 15 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 15 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 15 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 15 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 15 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters