Ligji i Përtërirë Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Duaje, pra, Zotin, Perëndinë tënd, dhe respekto gjithnjë rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhërimet e tij.

Ligji i Përtërirë 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pranoni sot (sepse nuk u flas bijve tuaj që nuk e kanë njohur as e kanë parë disiplinën e Zotit, Perëndisë tuaj), madhështinë e tij, dorën e tij të fuqishme dhe krahun e shtrirë,

Ligji i Përtërirë 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
shenjat e tij dhe veprat e tij që ka bërë në Egjipt kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe kundër vendit të tij,

Ligji i Përtërirë 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atë që u bëri ushtrisë së Egjiptit, kuajve të saj dhe qerreve të saj, duke derdhur mbi të ujërat e Detit të Kuq ndërsa ata po ju ndiqnin, dhe si i shkatërroi Zoti për gjithnjë;

Ligji i Përtërirë 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atë që bëri për ju në shkretëtirë, deri sa të arrinit në këtë vend;

Ligji i Përtërirë 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe atë që u bëri Dathanit dhe Abiramit, bijve të Eliabit, birit të Rubenit; si e hapi gojën toka dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me çadrat e tyre dhe me çdo gjë të gjallë që i pasonte, në mes të gjithë Izraelit.

Ligji i Përtërirë 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por sytë tuaja panë gjërat e mëdha që Zoti ka kryer.

Ligji i Përtërirë 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Respektoni, pra, tërë urdhërimet që unë po ju jap sot, që të jeni të fortë dhe të mundni të pushtoni vendin që po bëheni gati të zotëroni,

Ligji i Përtërirë 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe me qëllim t’i zgjatni ditët tuaja në vendin që Zoti u betua t’u japë etërve tuaj dhe pasardhësve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.

Ligji i Përtërirë 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi vendi në të cilin jeni duke hyrë për ta pushtuar nuk është si vendi i Egjiptit prej të cilit keni dalë, ku mbillnit farën tuaj dhe pastaj e vaditnit me këmbën tuaj si një kopsht perimesh;

Ligji i Përtërirë 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por vendi ku jeni duke hyrë për ta pushtuar është një vend me male dhe lugina, që thith ujin e shiut që vjen nga qielli;

Ligji i Përtërirë 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një vend për të cilin Zoti, Perëndia yt, ka kujdes dhe mbi të cilin i janë drejtuar vazhdimisht sytë e Zotit, Perëndisë tënd, fillimi i vitit deri në mbarim të tij.

Ligji i Përtërirë 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se do t’i bindeni me kujdes urdhërimeve të mia që ju jap sot, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt,

Ligji i Përtërirë 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të ndodhë që unë do t’i jap vendit tuaj shiun në kohën e duhur, shiun e parë dhe shiun e fundit, që ti të mbledhësh grurin, verën dhe vajin tënd;

Ligji i Përtërirë 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të bëj që të rritet edhe bari në fushat e tua për bagëtinë tënde, dhe ti do të hash dhe do të ngopesh.

Ligji i Përtërirë 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kini kujdes që zemra juaj të mos mashtrohet dhe të mos largoheni nga rruga e drejtë, duke shërbyer dhe u përulur para perëndive të tjera;

Ligji i Përtërirë 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse në këtë rast do të ndizet zemërimi i Zotit dhe ai do të mbyllë qiejtë dhe nuk do të ketë më shi, toka nuk do të japë prodhimet e saj dhe ju do të vdisni shpejt në vendin e mirë që Zoti po ju jep.

Ligji i Përtërirë 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i shtini këto fjalë në zemrën dhe në mëndjen tuaj, do t’i lidhni si një shenjë në dorë dhe do të jenë si ballore midis syve;

Ligji i Përtërirë 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’ua mësosh bijve tuaj, duke u folur për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecnën rrugës, kur rri shtrirë dhe kur çohesh;

Ligji i Përtërirë 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’i shkruash në shtalkat e shtëpi tënde dhe mbi portat e tua,

Ligji i Përtërirë 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj, në vendin që Zoti është betuar t’u japë etërve tuaj, të jenë të shumta si ditët e qiellit mbi tokë.

Ligji i Përtërirë 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, duke respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet që unë ju urdhëroj të zbatoni në praktikë, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij dhe duke qenë të lidhur ngushtë me të,

Ligji i Përtërirë 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do të dëbojë para jush të gjitha kombet dhe ju do të shtini në dorë kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ju.

Ligji i Përtërirë 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo vend që do të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji; kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri në detin perëndimor.

Ligji i Përtërirë 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush nuk do të jetë në gjendje t’ju bëj ballë; Zoti, Perëndia juaj, ashtu siç ju tha, do të përhapë frikën dhe tmerrin për ju në të gjithë vendin që ju do të shkelni.

Ligji i Përtërirë 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin;

Ligji i Përtërirë 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;

Ligji i Përtërirë 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.

Ligji i Përtërirë 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur Zoti, Perëndia juaj do të ketë futur në vendin që ti shkon të pushtosh, ti do ta vësh bekimin në malin Gerizim dhe mallkimin në malin Ebal.

Ligji i Përtërirë 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk janë ata matanë Jordanit, në perëndim të rrugës ku dielli perëndon; në vendin e Kananejve që banojnë në Arabah, përballë Gilgalit, pranë lisit të Morehut?

Ligji i Përtërirë 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ju po gatiteni të kaloni Jordanin për të hyrë dhe për të pushtuar vendin që Zoti, Perëndia juaj, po ju jep; ju do ta zotëroni dhe do të banoni në të.

Ligji i Përtërirë 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kini kujdes, pra, të zbatoni të gjitha statutet dhe dekretet, që unë shtroj sot para jush".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 11 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 11 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 11 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 11 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 11 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 11 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters