Ligji i Përtërirë Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ai që është tredhur me anë të shtypjes apo të gjymtimit, nuk ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.

Ligji i Përtërirë 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një kopil nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit; asnjë nga pasardhësit e tij, qoftë edhe ata të brezit të dhjetë, s’ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.

Ligji i Përtërirë 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,

Ligji i Përtërirë 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t’ju mallkuar.

Ligji i Përtërirë 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë Zoti, Perëndia yt, nuk deshi të dëgjojë Balaamin; por Zoti, Perëndia yt, e ndërroi për ty mallkimin në bekim, sepse Zoti, Perëndia yt, të do.

Ligji i Përtërirë 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’u kërkosh kurrë as paqen, as begatinë e tyre deri sa të jetosh.

Ligji i Përtërirë 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të urresh Idumeon, sepse ai është vëllai yt; nuk do të urresh Egjiptasin, sepse ti ishe i huaj në vendin e tij,

Ligji i Përtërirë 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bijtë që do t’u lindin atyre, në brezin e tretë, do të mund të hyjnë në asamblenë e Zotit.

Ligji i Përtërirë 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të dalësh me ushtrinë kundër armiqve të tu, ruhu nga çdo gjë e keqe.

Ligji i Përtërirë 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;

Ligji i Përtërirë 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.

Ligji i Përtërirë 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;

Ligji i Përtërirë 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t’u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.

Ligji i Përtërirë 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.

Ligji i Përtërirë 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t’u strehuar pranë teje.

Ligji i Përtërirë 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të banojë me ty, në mes jush, në vendin që ka zgjedhur, në atë qytetin tënd që do t’i duket më i mirë; dhe nuk do ta ngacmosh.

Ligji i Përtërirë 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ketë asnjë grua që të merret me kurvëri midis bijave të Izraelit, nuk do të ketë asnjë burrë që të merret me kurvëri midis bijve të Izraelit.

Ligji i Përtërirë 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd.

Ligji i Përtërirë 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vëllait tënd nuk do t’i japësh hua me kamatë: interes për të holla, interes për ushqime ose çfarëdo gjë tjetër që huazohet me interes.

Ligji i Përtërirë 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të huajit mund t’i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.

Ligji i Përtërirë 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;

Ligji i Përtërirë 23:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se ti nuk lidh kushte, nuk kryen mëkat.

Ligji i Përtërirë 23:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbaje fjalën që ka dalë nga goja jote, sepse ke marrë përsipër në mënyrë të neveritshme përpara Zotit, Perëndisë tënd, atë që ke premtuar me gojën tënde.

Ligji i Përtërirë 23:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur hyn në vreshtin e të afërmit tënd, mund të hash rrush sa të ngopesh, por nuk do vësh rrush në shportën tënde.

Ligji i Përtërirë 23:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur hyn në arën e grurit të të afërmit tënd, mund të mbjellësh kallinj; por nuk do të përdorësh drapërin në arën e grurit të të afërmit tënd".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 23 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 23 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 23 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 23 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 23 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 23 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 23 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 23 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 23 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters