Ligji i Përtërirë Chapter 27 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 27 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 27 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 27:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Moisiu dhe pleqtë e Izraelit i dhanë popullit këtë urdhër: Respektoni të gjitha urdhërimet që po ju caktoj sot..

Ligji i Përtërirë 27:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën që do të kapërceni Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep, do të ngresh për vete gurë të mëdhenj dhe do t’i lyesh me gëlqere.

Ligji i Përtërirë 27:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të shkruash mbi ta tërë fjalët e këtij ligji, kur të kapërcesh Jordanin për të hyrë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu.

Ligji i Përtërirë 27:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, kur të kaloni Jordanin, do të ngrini në malin Ebal këta gurë, që sot ju urdhëroj, dhe do t’i lyeni me gëlqere.

Ligji i Përtërirë 27:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty do t’i ngresh edhe një altar Zotit, Perëndisë tënd, një altar gurësh, mbi të cilët nuk do të përdorësh vegël hekuri.

Ligji i Përtërirë 27:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ndërtosh altarin e Zotit, Perëndisë tënd, me gurë të pacënuar, dhe mbi të do t’i ofrosh olokauste Zotit, Perëndisë tënd.

Ligji i Përtërirë 27:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ofrosh flijime falenderimi, dhe aty do të hash dhe do të gëzohesh përpara Zotit, Perëndisë tënd.

Ligji i Përtërirë 27:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të shkruash mbi këta gurë tërë fjalët e këtij ligji me gërma shumë të qarta".

Ligji i Përtërirë 27:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Moisiu dhe priftërinjtë levitë i folën tërë Izraelit, duke thënë: Mbaj qetësi dhe dëgjo, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Perëndisëë tënd.

Ligji i Përtërirë 27:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i bindesh, pra, zërit të Zotit, Perëndisë tënd, dhe do t’i zbatosh në praktikë urdhërimet dhe ligjet që sot të urdhëroj".

Ligji i Përtërirë 27:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë ditë Moisiu i dha këtë urdhër popullit, duke i thënë:

Ligji i Përtërirë 27:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja ata do të rrijnë në malin Gerizim për të bekuar popullin kur të keni kapërcyer Jordanin: Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Jozefi dhe Beniamini;

Ligji i Përtërirë 27:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ja ata që do të rrijnë në malin Ebal për të shqiptuar mallkimin: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali.

Ligji i Përtërirë 27:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Levitët do të flasin dhe do t’u thonë me zë të lartë gjithë burrave të Izraelit:

Ligji i Përtërirë 27:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai njeri që bën një shëmbëlltyrë të gdhendur o prej metali të shkrirë, gjë e neveritshme për Zotin, vepër e duarve të një artizani, dhe e vendos në një vend sekret!". Dhe tërë populli do të përgjigjet dhe do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që përçmon atin ose nënën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që zhvendos kufijtë e të afërmit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që i humb rrugën të verbërit!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që cënon të drejtën e të huajit, të jetimit dhe të gruas së ve!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me gruan e atit të tij,; sepse ka ngritur cepin e mbulesës së atit të tij!". Dhe tërë populli do të thotë: Amenn".

Ligji i Përtërirë 27:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me çfarëdo kafshë!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me motrën e tij, me bijën e atit të tij ose me bijën e nënes së tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që bie në shtrat me vjehrrën e tij!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që vret të afërmin e tij në mënyrë të fshehtë!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që pranon një dhuratë për të goditur për vdekje një të pafajshëm!". Dhe tërë populli do të thotë: "Amen".

Ligji i Përtërirë 27:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t’i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 27 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 27 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 27 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 27 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 27 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 27 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 27 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 27 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 27 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 27 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 27 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 27 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 27 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 27 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 27 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 27 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 27 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters