Jeremia Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Jeremia 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:

Jeremia 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhje dhe foluni njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit.

Jeremia 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: I mallkuar qoftë ai njeri që nuk dëgjon fjalët e kësaj besëlidhjeje,

Jeremia 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që unë u urdhërova etërve tuaj ditën që i nxora nga Egjipti, nga furra prej hekuri, duke thënë: "Dëgjoni zërin tim dhe i bëni këto gjëra në bazë të atyre që ju komandoj; atëherë ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj,"

Jeremia 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që unë të mund të plotësoj betimin që u kam bërë etërve tuaj, t’u jap atyre një vend ku të rrjedhë qumësht dhe mjaltë, ashtu si po ndodh sot". Unë u përgjigja dhe thashë: "Kështu qoftë, o Zot!".

Jeremia 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti më tha: "Shpalli tërë këto fjalë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit, duke thënë: Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini në praktikë.

Jeremia 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse i kam nxitur me insistim etërit tuaj që nga dita që i nxora nga vendi i Egjiptit e deri më sot, i kam nxitur me urgjencë duke thënë: Dëgjoni zërin tim!!".

Jeremia 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk e dëgjuan as ia vunë veshin, por secili eci sipas kryeneçësisë së zemrës së keqe të tij; prandaj unë do të bëj që të goditen nga të gjitha gjërat e përmendura në këtë besëlidhje, për të cilat kisha urdhëruar t’i respektonin, por që ata nuk i respektuan".

Jeremia 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti më tha: "U zbulua një komplot midis njerëzve të Judës dhe midis banorëve të Jeruzalemit.

Jeremia 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Janë kthyer në paudhësitë e etërve të tyre të lashtë, të cilët nuk pranuan të dëgjojnë fjalët e mia, dhe u shkuan pas perëndive të tjera, për t’u shërbyer; shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë shkelur besëlidhjen që unë kisha lidhur me etërit e tyre".

Jeremia 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell mbi ta një gjëmë, nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë. Ata do të më klithin, por unë nuk do t’i dëgjoj.

Jeremia 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë qytetet e Judës dhe banorët e Jeruzalemit do të shkojnë t’u klithin perëndive të cilave u kanë djegur temjan, por këta nuk do t’i shpëtojnë në kohën e gjëmës së tyre.

Jeremia 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse o Judë perënditë e tua janë të shumta si qytetet e tua, dhe altarët që keni ngritur për atë gjë të turpshme, altarët për t’i djegur temjan Baalit, janë të shumtë si rrugët e Jeruzalemit.

Jeremia 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj mos u lut për këtë popull dhe mos ngri për të asnjë britmë a lutje, sepse unë nuk do t’i kënaq kur do të më klithin mua për fatkeqësinë e tyre".

Jeremia 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë bën i preferuari im në tempullin tim, kur ka kryer shumë veprime të kobshme? A do të mundin mishrat e shenjtëruara të largojnë prej teje ligësinë tënde, me qëllim që ti të mund të gëzohesh?

Jeremia 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti të kishte thirrur me emrin Ulli i gjelbëruar i bukur, me fryte të shijshme. Në zhurmën e një rrëmuje të madhe, ai do t’i vërë zjarr dhe degët e tij do të shkatërrohen.

Jeremia 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i ushtrive që të kishte mbjellë ka dekretuar fatkeqësinë kundër teje, për shkak të ligësisë sate në dëm të vetë shtëpisë së Izraelit dhe të shtëpisë së Judës, duke provokuar zemërimin tim dhe duke i djegur temjan Baalit".

Jeremia 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti ma bëri të ditur dhe unë e mësova; atëherë ti më tregove veprimet e tyre.

Jeremia 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë isha si një qengj i butë që e çojnë në thertore dhe nuk dija që kurdisnin intriga kundër meje, duke thënë: "Të shkatërrojmë drurin bashkë me frytin e tij dhe ta zhdukim nga toka e të gjallëve, me qëllim që emri i tij të mos kujtohet më".

Jeremia 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, o Zot i ushtrive, gjykatës i drejtë, që shqyrton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse unë të bëra të njohur çështjen time.

Jeremia 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti përsa i përket njerëzve të Anathothit që kërkojnë jetën tënde, duke thënë: "Mos bëj profecira në emër të Zotit, që të mos vdesësh nga dora jonë".

Jeremia 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t’i dënoj; të rinjtë do të vdesin nga shpata, bijtë e tyre dhe bijat e tyre do të vdesin nga uria.

Jeremia 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk ka për të mbetur asnjë prej tyre, sepse unë do të sjell një gjëmë mbi njerëzit e Anathothit, në vitin e ndëshkimit të tyre".
Previous Chapter
« Jeremia 10 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 11 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 11 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 11 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 11 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters