Jeremia Chapter 50 ALB Bible Verse Images

Jeremia 50 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 50 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 50:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala që Zoti shqiptoi kundër Babilonisë dhe kundër vendit të Kaldeasve me anë të profetit Jeremia:

Jeremia 50:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shpalleni midis kombeve, shpalleni dhe ngrini një flamur; shpalleni dhe mos e fshihni. Thoni: "Babilonia, u pushtua, Beli është mbuluar me turp, Meradoku është thyer, shëmbëlltyrat e tij janë mbuluar me turp, idhujt e tij janë copëtuar".

Jeremia 50:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nga veriu kundër tij po ngrihet një komb që do ta katandisë vendin në një shkretëtirë dhe askush nuk do të banojë në të; njerëzit dhe kafshët do t’ia mbathin, do të ikin.

Jeremia 50:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë dhe në atë kohë," thotë Zoti, "bijtë e Izraelit dhe bijtë e Judës do të vijnë bashkë; do të ecin duke qarë dhe do të kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre.

Jeremia 50:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të pyesin për rrugën e Sionit, drejt të cilit do të kthejnë fytyrat e tyre, duke thënë: "Ejani, të bashkohemi me Zotin, me një besëlidhje të përjetshme, që të mos harrohet më".

Jeremia 50:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli im ka qënë një kope dhensh të humbura; barinjtë e tyre i kishin bërë të marrin kot, të humbin nëpër male. Kanë shkuar nga mali në kodër dhe kanë harruar vendin ku ata pushojnë.

Jeremia 50:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë ata që i gjenin, i hanin, dhe armiqtë e tyre thonin: "Nuk jemi fajtorë, sepse kanë mëkatuar kundër Zotit, seli e drejtësisë, Zoti, shpresa e etërve të tyre".

Jeremia 50:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ikni nga mesi i Babilonisë, dilni nga vendi i Kaldeasve dhe bëhuni si cjeptë në ballë të kopesë.

Jeremia 50:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ja, unë i nxit dhe bëj që të dalin kundër Babilonisë një shumicë e madhe kombesh nga vendet e veriut, dhe do të radhiten kundër saj; kështu ajo do të pushtohet. Shigjetat e tyre janë si ato të një shigjetari të shkathët; asnjë nuk shkon bosh.

Jeremia 50:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kaldea do t’i lihet plaçkitjes; tërë plaçkitësit e saj do të ngopen," thotë Zoti.

Jeremia 50:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Gëzohuni dhe kënaquni, o plaçkitës të trashëgimisë sime, sepse jeni majmur si një mëshqerrë që shin grurin dhe hingëlloni si kuajt e fuqishëm të luftës.

Jeremia 50:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëna juaj do të turpërohet me të madhe, ajo që ju ka lindur do të skuqet. Ja, ajo do të jetë kombi i fundit, një shkreti, një tokë shterpë, një vetmi.

Jeremia 50:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për shkak të zemërimit të Zotit nuk do të banohet më aty, do të jetë një shkreti e plotë; kushdo që do të kalojë pranë Babilonisë do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë për të gjitha plagët e saj.

Jeremia 50:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Radhituni rreth Babilonisë, o ju të gjithë harkëtarët. Gjuani kundër saj, mos kurseni asnjë shigjetë, sepse ka mëkatuar kundër Zotit.

Jeremia 50:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lëshoni klithma lufte kundër saj rreth e përqark; ajo është dorëzuar, themelet e saj kanë rënë, muret e saj janë shembur, sepse kjo është hakmarrja e Zotit. Hakmerruni me të. Bëjini asaj atë që ajo u ka bërë të tjerëve.

Jeremia 50:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shfarosni nga Babilonia atë që mbjell dhe zë draprin në kohën e korrjes. Nga frika e shpatës së shtypësit secili do të kthehet te populli i tij, secili do të turret në vendin e tij.

Jeremia 50:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Izraeli është një dele e humbur, të cilën e ndoqën luanët; i pari që e gllabëroi ishte mbreti i Asirisë, pastaj ky i fundit, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, që ia ka thyer kockat".

Jeremia 50:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraleit: "Ja, unë do dënoj mbretin e Babilonisë dhe vendin e tij, ashtu si dënova mbretin e Asirisë.

Jeremia 50:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por do ta çoj përsëri Izraelin në kullotën e tij, do të kullotë në Karmel dhe në Bashan dhe shpirti i i tij do të ngopet në kodrinat e Efraimit dhe në Galaad.

Jeremia 50:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë, në atë kohë," thotë Zoti, "do të kërkohet paudhësia e Izraelit, por nuk do të ketë fare, dhe mëkatet e Judës nuk do të gjenden; sepse unë do t’i fal ata që do të lë të gjallë.

Jeremia 50:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dil kundër vendit të Merathaimit dhe kundër banorëve të Pekodit. Shkatërro dhe vendos shfarosjen e tyre," thotë Zoti, "dhe bëj pikërisht ashtu si të kam urdhëruar!

Jeremia 50:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vend ka zhurmë lufte dhe shkatërrimi është i madh.

Jeremia 50:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse është bërë copë dhe është shkatërruar çekiçi i tërë tokës? Pse Babilonia është bërë një shkreti midis kombeve?

Jeremia 50:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të kam ngritur një lak dhe ti je zënë prej tij, o Babiloni, pa e kuptuar fare. U gjete dhe u pushtove, sepse ke bërë luftë kundër Zotit.

Jeremia 50:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti hapi arsenalin e tij dhe nxori jashtë armët e indinjatës së tij, sepse kjo është një vepër që Zoti, Zoti i ushtrive, duhet ta kryejë në vendin e Kaldeasve.

Jeremia 50:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ejani kundër saj nga skajet më të largëta, hapni hambarët e saj, bëjini një grumbull gërmadhash dhe vendosni shfarosjen e saj, që të mos mbetet asgjë.

Jeremia 50:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vritni të gjithë demat e saj, le të zbresin në kasaphanë. Mjerë ata, sepse erdhi dita e tyre, dita e ndëshkimit të tyre.

Jeremia 50:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjohet zëri i atyre që ikin dhe shpëtojnë nga vendi i Babilonisë për të lajmëruar në Sion hakmarrjen e Zotit, Perëndisë tonë, hakmarrjen e tempullit të tij.

Jeremia 50:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mblidhni kundër Babilonisë tërë harkëtarët, tërë ata që nderin harkun. Fushoni rreth e qark kundër asaj, asnjë të mos ju shpëtojë. Shpërbleheni sipas veprave të saj, i bëni asaj pikërisht atë që ajo u ka bërë të tjerëve, sepse ka qënë arrogante kundër Zotit, kundër të Shenjtit të Izraelit.

Jeremia 50:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj të rinjtë e saj do të bien në sheshet e saj dhe tërë luftëtarët e saj do të vdesin atë ditë," thotë Zoti.

Jeremia 50:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja ku jam kundër teje, o arrogante," thotë Zoti i ushtrive, "sepse erdhi dita jote, koha në të cilën unë do të të ndëshkoj.

Jeremia 50:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Arrogantja do të tronditet dhe do të rrëzohet, dhe askush nuk do ta ngrerë. Unë do t’u vë zjarrin qyteteve të saj dhe ai do të përpijë gjithçka që e rrethon".

Jeremia 50:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Bijtë e Izraelit ishin të shtypur bashkë me bijtë e Judës. Tërë ata që i kanë çuar në robëri i kanë mbajtur me forcë dhe nuk kanë pranuar t’i lënë të ikin.

Jeremia 50:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpëtimtari i tyre është i fortë; emri i tij është Zoti i ushtrive. Ai me siguri do të mbrojë çështjen e tyre, për t’i dhënë prehje dheut dhe për t’i bërë të drithërohen banorët e Babilonisë.

Jeremia 50:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një shpatë kërcënon Kaldeasit," thotë Zoti, "banorët e Babilonisë, princat e tij, të diturit e saj.

Jeremia 50:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një shpatë kërcënon gënjeshtarët mburravecë, që do të rezultojnë pa mend; një shpatë kërcënon trimat e saj, që do të tmerrohen.

Jeremia 50:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një shpatë kërcënon kuajt e saj, qerret e saj dhe mbi lëmshin e njerëzve që është në mes të saj, e cila do të bëhet si shumë gra; një shpatë kërcënon thesaret e saj, që do të plaçkiten.

Jeremia 50:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Thatësira kërcënon ujërat e saj, që do të thahen, sepse është nje vend figurash të gdhendura dhe ata luajnë mendsh për idhujt e tyre.

Jeremia 50:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do të banojnë aty kafshët e shkretëtirës me çakejtë dhe do të vendosen aty strucat. Nuk do të banohet kurrë më, as do të popullohet brez pas brezi.

Jeremia 50:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si Perëndia shkatërroi Sodomën, Gomorrën dhe qytetet afër tyre," thotë Zoti, "kështu nuk do të banojë më aty askush dhe nuk do të qëndrojë më aty asnjë bir njeriu.

Jeremia 50:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, një popull vjen nga veriu; një komb i madh dhe shumë mbretër kanë dalë nga skajet e tokës.

Jeremia 50:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata mbajnë në dorë harkun dhe shtizën; janë të egër dhe nuk kanë fare mëshirë; zëri i tyre do të gjëmojë si deti. U hipin kuajve, janë gati të luftojnë si një njeri i vetëm kundër teje, o bijë e Babilonisë.

Jeremia 50:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Babilonisë ka dëgjuar të flitet për ta dhe duart e tij dobësohen; e ka zënë ankthi, dhembjet si një grua që po lind.

Jeremia 50:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, po del si një luan nga vërshimi i Jordanit kundër banesës së fortë. Por unë do të bëj që të ikin befas prej saj dhe do të vendos mbi të atë që kam zgjedhur. Kush është, pra, si unë dhe kush mund të më paditë në gjyq? Kush është, pra, ai bari që mund të më bëjë ballë?

Jeremia 50:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj dëgjoni planin që Zoti ka menduar kundër Babilonisë dhe vendimet që ka marrë kundër vendit të Kaldeasve. Me siguri do të tërhiqen edhe më të vegjlit e kopesë, me siguri banesa e tyre do të shkatërrohet.

Jeremia 50:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në zhurmën e pushtimit të Babilonisë toka do të dridhet dhe ulërima e tyre do të dëgjohet midis kombeve".
Previous Chapter
« Jeremia 49 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 51 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 50 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 50 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 50 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 50 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 50 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 50 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 50 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 50 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 50 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 50 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 50 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 50 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 50 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 50 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 50 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 50 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 50 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 50 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 50 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 50 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 50 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters