Jeremia Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Jeremia 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkoni rreth e rrotull nëpër rrugët e Jeruzalemit; shikoni dhe binduni, dhe kërkoni në sheshet e tij në rast se gjeni një njeri, një njeri të vetëm që zbaton drejtësinë, që kërkon të vërtetën, dhe unë do ta fal.

Jeremia 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe kur thonë: "Zoti rron," me siguri betohen për atë që është e gënjeshtërt.

Jeremia 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, nuk janë sytë e tu për të vërtetën? Ti i godite, por ata nuk ndjenë asnjë dhembje; i ke konsumuar, por kanë refuzuar të pranojnë korrigjimin. Ata e ngurtësuan fytyrën e tyre më tepër se shkëmbi dhe nuk pranuan të kthehen.

Jeremia 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj thashë: "Ata janë me siguri të varfër, janë pa mend sepse nuk njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre.

Jeremia 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shkoj, pra, te të mëdhenjtë dhe do t’u flas atyre, sepse ata e njohin rrugën e Zotit, ligjin e Perëndisë së tyre". Por edhe ata bashkë kanë shkallmuar zgjedhën dhe i kanë këputur verigat.

Jeremia 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj luani i pyllit i vret, ujku i shkretëtirës i shkatërron, leopardi rri në pritë afër qyteteve të tyre; kushdo që del prej tyre copëtohet, sepse shkeljet e tyre janë të shumta, rebelimet e tyre janë shtuar.

Jeremia 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Si do të mund të të falja për këtë? Bijtë e tu më kanë braktisur dhe betohen për ata që nuk janë perëndi. Unë i kam ngopur, por ata kanë shkelur kurorën dhe mbushin shtëpitë e kurvërimit.

Jeremia 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Janë si hamshorë të ushqyer mirë dhe tërë afsh në mëngjes; secili hingëllin prapa gruas së fqinjit të tij.

Jeremia 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk do t’i dënoj unë për këto gjëra?," thotë Zoti, "dhe nuk do të hakmerrem unë me një komb të tillë?

Jeremia 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngjituni mbi muret dhe shkatërroni, por mos kryeni një shkatërrim të plotë; krasitni degët e tyre, sepse nuk janë të Zotit.

Jeremia 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë vepruar në mënyrë të pabesë me mua," thotë Zoti.

Jeremia 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kanë mohuar Zotin dhe kanë thënë: "Nuk është ai. Asnjë e keqe nuk do të bjerë mbi ne; nuk do të shohim as shpatën as urinë.

Jeremia 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profetët nuk janë veçse ajër dhe tek ata nuk është fjala e Zotit. T’u bëhet atyre ajo që ata thonë për ne!".

Jeremia 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Duke qenë se keni folur në këtë mënyrë, unë do t’i bëj fjalët e mia si zjarr në gojën tënde, dhe këtë popull si dru, që ai do të përpijë.

Jeremia 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë do të sjell kundër jush një komb nga larg, o shtëpi e Izraelit," thotë Zoti. "Éshtë një komb trim, një komb i vjetër, një komb të cilit nuk i njeh gjuhën dhe nuk i kupton fjalët.

Jeremia 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kukurja e tij është si një varr i hapur; janë të gjithë njerëz trima.

Jeremia 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të gllabërojë të korrat e tua dhe bukën tënde, do të gëlltisë bijtë e tu dhe bijat e tua, do të gëlltisë kopetë e tua dhe bagëtinë tënde të trashë, do të gëlltisë vreshtat e tua dhe fiqtë e tu; do të shkatërrojë me shpatë qytetet e tua të fortifikuara te të cilët ke besim.

Jeremia 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por edhe në ato ditë," thotë Zoti, "nuk do të të shkatërroj plotësisht.

Jeremia 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që kur të thoni: "Pse Zoti, Perëndia ynë, na ka bërë të gjitha këto gjëra?," ti do t’u përgjigjesh atyre: "Ashtu si ju më keni braktisur mua dhe u keni shërbyer perëndive të huaja në vendin tuaj, kështu do t’u shërbeni të huajve në një vend që nuk është juaji".

Jeremia 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lajmëroni për këtë shtëpinë e Jakobit dhe shpalleni në Judë, duke thënë:

Jeremia 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjoni tani këtë, o popull pa mend dhe pa zemër, që ka sy, por nuk shikon, që ka veshë, por nuk dëgjon.

Jeremia 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të keni frikë prej meje?," thotë Zoti, "nuk do të dridheni para meje që kam vënë rërën si kufi të detit, si një statut të përjetshëm që nuk do të kapërcejë kurrë? Valët e tij ngrihen por nuk fitojnë, bëjnë zhurmë, por nuk e kapërcejnë.

Jeremia 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ky popull ka një zemër kryeneçe dhe rebele; kthehen prapa dhe ikin.

Jeremia 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk thonë në zemër të tyre: "Kemi frikë nga Zoti, Perëndia ynë, që na jep shiun në kohën e duhur, i pari dhe i fundit shi, që mban për ne javët e caktuara për korrje".

Jeremia 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë.

Jeremia 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse midis popullit tim ka njerëz të këqij që përgjojnë si gjuetarët e zogjve në pritë; ata vënë leqe dhe kapin njerëz.

Jeremia 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si një kafaz është plot me zogj, kështu shtëpitë e tyre janë plot mashtrim; prandaj bëhen të mëdhenj dhe pasurohen.

Jeremia 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Majmen dhe begatohen; po, kalojnë madje kufijtë e së keqes. Nuk mbrojnë çështjen, çështjen e jetimit, dhe megjithatë; nuk mbrojnë të drejtën e të varfërve.

Jeremia 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A duhet t’i dënoj për këto gjëra?," thotë Zoti. "Dhe a nuk do të hakmerrem me një komb të tillë?

Jeremia 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vend është kryer një gjë e tmerrshme dhe shumë e shëmtuar:

Jeremia 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritetit të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë. Por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?".
Previous Chapter
« Jeremia 4 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 6 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 5 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 5 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 5 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 5 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 5 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 5 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 5 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 5 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters