Jeremia Chapter 13 ALB Bible Verse Images

Jeremia 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu më ka thënë Zoti: "Shko të më blesh një brez prej liri dhe vëre mbi ijët e tua, por mos e zhyt në ujë".

Jeremia 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu unë bleva brezin, sipas fjalëve të Zotit dhe e vura mbi ijët e mia.

Jeremia 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj fjala e Zotit m’u drejtua për herë të dytë, duke thënë:

Jeremia 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Merr brezin që ke blerë dhe që e ke mbi ijët e tua, çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe aty fshihe në të çarën e një shkëmbi".

Jeremia 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë shkova dhe e fsheha pranë Eufratit, ashtu si më kishte porositur Zoti.

Jeremia 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas shumë ditësh ndodhi që Zoti më tha: "Çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe merr aty brezin që të kisha urdhëruar të fshihje".

Jeremia 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë shkova në drejtim të Eufratit, gërmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente më për asgjë.

Jeremia 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti më drejtoi fjalën, duke thënë:

Jeremia 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti: "Në këtë mënyrë unë do të shkatërroj kryelartësinë e Judës dhe kryelartësinë e madhe të Jeruzalemit.

Jeremia 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky popull i keq, që nuk pranon të dëgjojë fjalët e mia, që ecën kryelartë sipas zemrës së tij dhe u shkon pas perëndive të tjera për tu shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, do të bëhet si ky brez që nuk vlen më për asgjë.

Jeremia 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ashtu si brezi përputhet me ijët e njeriut, kështu unë kisha bërë që të përputhej me mua tërë shtëpia e Izraelit dhe tërë shtëpia e Judës," thotë Zoti, me qëllim që të ishin populli im për famën, lavdinë dhe zulmin tim, por nuk deshën të më dëgjojnë"".

Jeremia 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj ti do t’u thuash atyre këtë fjalë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Çdo poç do të mbushet me verë". Në rast se më vonë do të të thonë: "A nuk e dimë vallë që çdo poç mbushet me verë?,"

Jeremia 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti do t’u përgjigjesh atyre: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t’i deh tërë banorët e këtij vendi: mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jeruzalemit.

Jeremia 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku,"" thotë Zoti. "Nuk do të kem mëshirë, nuk do t’i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t’i shkatërroj".

Jeremia 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjoni dhe vini veshin: Mos t’ju rritet mendja, sepse Zoti foli.

Jeremia 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I jepni lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të sjellë terrin dhe para se këmbët tuaja të pengohen në malet e mbështjella në muzg, sepse ndërsa ju prisni dritën, ai e ndërron në hije të vdekjes dhe e ndryshon në errësirë të thellë.

Jeremia 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.

Jeremia 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Thuaji mbretit dhe mbretëreshës nënë: "Uluni më poshtë, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisë suaj, do të bjerë poshtë".

Jeremia 13:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qytetet e jugut janë të mbyllura dhe askush nuk do t’i hapë; tërë Juda është çuar në robëri, është çuar e tëra në robëri.

Jeremia 13:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngrini sytë tuaj dhe shikoni ata që vijnë nga veriu; ku është kopeja që të ishte besuar, delet e tua të bukura?

Jeremia 13:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë do të thuash kur të të ndëshkojë? Por ti vetë u ke mësuar atyre të jenë të parët dhe sunduesit e tu. A nuk do të të zënë dhembjet si një grua që është duke lindur?

Jeremia 13:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në rast se do të thuash në zemrën tënde: "Përse më ndodhin këto gjëra?". Për shkak të përmasës së paudhësisë sate cepat e rrobës sate do të zbulohen dhe thembrat e tua do të duken lakuriq.

Jeremia 13:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A mundet një Etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bënit të mirën?

Jeremia 13:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj do t’i shpërndaj si byku që e merr era e shkretëtirës.

Jeremia 13:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është fati yt, pjesa që mata për ty," thotë Zoti, "sepse më ke harruar dhe i ke besuar gënjeshtrës.

Jeremia 13:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do të ngre edhe unë cepat e rrobës sime mbi fytyrë, në mënyrë që të duket turpi yt.

Jeremia 13:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kam parë shkeljet e tua të kurorës, hingëllimat e tua, shthurjen e kurvërisë sate, gjërat e neveritshme të kryera në kodra dhe në fusha. Mjerë ti, o Jeruzalem! Për sa kohë akoma do të mbetesh i pëgërë?".
Previous Chapter
« Jeremia 12 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 14 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 13 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 13 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 13 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 13 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 13 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 13 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 13 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 13 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 13 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 13 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 13 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 13 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 13 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 13 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 13 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 13 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 13 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 13 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 13 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 13 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters