Jeremia Chapter 25 ALB Bible Verse Images

Jeremia 25 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 25 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 25:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala që iu drejtua Jeremias për tërë popullin e Judës, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës (që ishte viti i parë i Nebukadnetsarit, mbret i Babilonisë),

Jeremia 25:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe që Jeremia shqiptoi përpara tërë popullit të Judës dhe tërë banorëve të Jeruzalemit, duke thënë:

Jeremia 25:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Nga viti i trembëdhjetë i Josias, birit të Amonit, mbret i Judës, deri në këtë ditë janë njëzet e tre vjet që fjala e Zotit më është drejtuar, dhe unë ju kam folur me urgjencë dhe këmbëngulje, por ju nuk më keni dëgjuar.

Jeremia 25:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti ju ka dërguar gjithashtu tërë shërbëtorët e tij, profetët me urgjencë dhe këmbëngulje, por ju nuk e keni dëgjuar as keni vënë veshin për të dëgjuar.

Jeremia 25:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata thonin: "Të kthehet secili nga rruga e tij e keqe dhe nga veprimet e liga, dhe do të banoni në vendin që Zoti ju ka dhënë juve dhe etërve tuaj ngaherë dhe përgjithnjë.

Jeremia 25:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos shkoni mbas perëndive të tjera për t’u shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, mos provokoni zemërimin tim me veprën e duarve tuaja, dhe unë nuk do t’ju bëj asnjë të keqe".

Jeremia 25:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju nuk më keni dëgjuar," thotë Zoti, "dhe keni provokuar zemërimin tim me veprën e duarve tuaja në dëmin tuaj.

Jeremia 25:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: Duke qenë se nuk keni dëgjuar fjalët e mia;

Jeremia 25:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ja, unë do të dërgoj të marr tërë kombet e veriut," thotë Zoti, "dhe Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, shërbyesin tim, dhe do t’i sjell kundër këtij vendi dhe kundër banorëve të tij, kundër tërë kombeve rreth e qark dhe do të caktoj shfarosjen e tyre dhe do t’i bëj objekt habie, talljeje dhe pikëllimi të përhershëm.

Jeremia 25:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj të heshtin në mes tyre britmat e gëzimit dhe të kënaqësisë, zëri i dhëndrit dhe ai i nuses, zhurma e mokrës dhe drita e llambës.

Jeremia 25:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë ky vend do të bëhet një shkreti dhe një objekt habie dhe këta kombe do t’i shërbejnë mbretit të Babilonisë shtatëdhjetë vjet me radhë".

Jeremia 25:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Po kur të mbushen shtatëdhjetë vjet, unë do ta dënoj mbretin e Babilonisë dhe atë komb, vendin e Kaldeasve," thotë Zoti, "për shkak të paudhësisë së tyre, dhe do ta katandis në një shkretim të përjetshëm.

Jeremia 25:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të sjell në këtë vend tërë gjërat që kam shpallur kundër tij, tërë gjërat që janë shkruar në këtë libër dhe që Jeremia ka profetizuar kundër të gjitha kombeve.

Jeremia 25:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt shumë kombe dhe mbretër të fuqishëm do t’i kthejnë në robëri vetë Kaldeasit dhe unë do t’i shpërblej sipas veprimeve të tyre dhe sipas veprës së duarve të tyre".

Jeremia 25:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu më ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Merr nga dora ime këtë kupë vere të zemërimit tim dhe bëj që të pinë tërë kombet te të cilët do të të dërgoj.

Jeremia 25:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të pinë, do t’u merren këmbët dhe do të çmenden për shkak të shpatës që do të dërgoj në mes të tyre.

Jeremia 25:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mora kupën nga dora e Zotit dhe bëra që ta pinë tërë kombet pranë të cilëve më kishte dërguar Zoti:

Jeremia 25:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeruzalemi dhe qytetet e Judës, mbretërit dhe princat e tij, për t’i katandisur në një shkatërrim, në një objekt habie, talljeje dhe mallkimi, siç po ndodh sot;

Jeremia 25:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Faraoni, mbreti i Egjiptit, shërbëtorët e tij, princat dhe tërë populli i tij;

Jeremia 25:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tërë popullata e përzier, tërë mbretërit e vendit të Uzit, tërë mbretërit e filistejve (domethënë Ashkeloni, Gaza, Ekroni dhe ata që mbetën nga Ashdodi);

Jeremia 25:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tërë mbretërit e Tiros, tërë mbretërit e Sidonit dhe mbretërit e ishujve që ndodhen matanë detit;

Jeremia 25:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dedani, Tema, Buzi dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës;

Jeremia 25:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tërë mbretërit e Arabisë, tërë mbretërit e popullatës së përzier që banon në shkretëtirë;

Jeremia 25:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tërë mbretërit e Zimrit, tërë mbretërit e Elamit,

Jeremia 25:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tërë mbretërit e Medias dhe tërë mbretërit e veriut, që janë afër ose larg, si njëri ashtu edhe tjetri, dhe tërë mbretëritë e botës që janë mbi faqen e dheut. Dhe mbreti i Sheshakut do të pijë mbas tyre.

Jeremia 25:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ti, pra, do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Pini, dehuni dhe villni; rrëzohuni pa u ngritur më nga shpata që do të dërgoj në mes jush.

Jeremia 25:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se nuk pranojnë nga dora jote kupën e pirjes, u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ju pa tjetër do të pini.

Jeremia 25:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ja, unë po filloj të dënoj qytetin në të cilin përmendet emri im, dhe ju do të mbeteni plotësisht pa u ndëshkuar? Jo, nuk do të mbeteni të pandëshkuar, sepse unë do të thërres shpatën mbi të gjithë banorët e tokës," thotë Zoti i ushtrive.

Jeremia 25:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj profetizo kundër tyre tërë këto gjëra dhe u thuaj atyre: Zoti vrumbullon që lart dhe bën që të dëgjohet zëri i tij nga banesa e tij e shenjtë; ai do të vrumbullojë me forcë kundër vathës së tij; do të lëshojë një britmë si ata që shtrydhin rrushin kundër gjithë banorëve të tokës.

Jeremia 25:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zhurma do të arrijë deri në skajet e tokës, sepse Zoti ka një mosmarrëveshje me kombet, do të hyjë në gjyq me çdo mish të gjallë dhe do t’i lërë të pabesët në mëshirë të shpatës, thotë Zoti".

Jeremia 25:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, një mjerim do të kalojë nga një komb te tjetri dhe një shakullinë e madhe do të ngrihet nga skajet e tokës.

Jeremia 25:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë ata që janë vrarë nga Zoti do të jenë kudo, nga njëri skaj i tokës te tjetri; nuk do të qahen dhe as do të mblidhen dhe do të varrosen, por do të bëhen pleh mbi faqen e dheut.

Jeremia 25:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bërtisni, o barinj, klithni: rrotullohuni në pluhur, o drejtues të kopesë, sepse ditët e therjes suaj janë plotësuar, dhe do të rrëzoheni si një enë e çmuar.

Jeremia 25:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Barinjtë nuk do të kenë asnjë mundësi të ikin, dhe rojet e kopesë asnjë rrugë shpëtimi.

Jeremia 25:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të dëgjohet britma e barinjve dhe rënkimi i drejtuesve të kopesë, sepse Zoti është duke shkatërruar kullotën e tyre,

Jeremia 25:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe vathët e qeta janë shkatërruar për shkak të zemërimit të madh të Zotit.

Jeremia 25:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai e ka lënë si një luan i vogël strehën e tij, sepse vendi i tyre është bërë një shkretëtirë për shkak të tërbimit të shtypësit, për shkak të zemërimit të zjarrtë të Zotit".
Previous Chapter
« Jeremia 24 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 26 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 25 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 25 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 25 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 25 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 25 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 25 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 25 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 25 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 25 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 25 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 25 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 25 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 25 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 25 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 25 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 25 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 25 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 25 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 25 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 25 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 25 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters