Jeremia Chapter 30 ALB Bible Verse Images

Jeremia 30 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 30 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 30:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:

Jeremia 30:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.

Jeremia 30:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, gjatë të cilave do të kthej nga robëria popullin tim të Izraelit dhe të Judës, dhe do t’i kthej në vendin që u dhashë etërve të tyre, dhe ata do ta zotërojnë".

Jeremia 30:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:

Jeremia 30:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti: Ne kemi dëgjuar një britmë tmerri, frike dhe jo paqeje.

Jeremia 30:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Informohuni dhe shikoni në se një mashkull mund të lindë. Pse, pra, i shoh të gjithë meshkujt me duart mbi ijet e tyre ashtu si një grua që është duke lindur? Pse tërë fytyrat janë bërë të zbehta?

Jeremia 30:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.

Jeremia 30:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të ndodhë," thotë Zoti i ushtrive, "që unë do të thyej zgjedhën e tij nga qafa jote dhe do t’i këpus verigat e tua; të huajt nuk do të të bëjnë më skllav të tyre.

Jeremia 30:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata të Izraelit do t’i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, që unë do të ngjall për ta.

Jeremia 30:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti, pra, o shërbëtori im Jakob, mos ki frikë," thotë Zoti; "mos u tremb, o Izrael, sepse, ja, unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë së tyre. Jakobi do të kthehet, do të prehet, do të jetë i qetë dhe askush nuk do ta trembë më.

Jeremia 30:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë jam me ty," thotë Zoti, "që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar".

Jeremia 30:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "E keqja jote është e pashërueshme, plaga jote është e rëndë.

Jeremia 30:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush nuk e mbron çështjen tënde; kështu nuk ka asnjë mjekim për plagën tënde dhe asnjë shërim për ty.

Jeremia 30:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë dashnorët e tu të kanë harruar dhe nuk kujdesen më për ty, sepse të kam qëlluar me një goditje prej armiku, me një ndëshkim të një njeriu mizor, për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.

Jeremia 30:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse bërtet për shkak të së keqes sate? Dhembja jote është e pashërueshme. Unë të bëra këto gjëra për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.

Jeremia 30:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tërë ata që të gllabërojnë do t’i gllabërojnë, tërë armiqtë e tu, të gjithë, do të shkojnë në robëri; ata që të plaçkitin do të plaçkiten dhe grabitësit e tu do t’i lë të grabiten nga të tjerë.

Jeremia 30:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, unë do të të jap përsëri shëndet dhe do të të shëroj plagët e tua," thotë Zoti, "Sepse të quajnë "e dëbuara," duke thënë: "Ky është Sioni për të cilin askush nuk kujdeset"".

Jeremia 30:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të kthej nga robëria çadrat e Jakobit dhe do të më vijë keq për banesat e tij; qyteti do të rindërtohet mbi gërmadhat e tij dhe pallati do të rivendoset në vendin e tij të saktë.

Jeremia 30:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej andej do të dalin këngë falënderimi dhe zëra njerëzish që festojnë; unë do t’i shumoj dhe jo t’i pakësoj; do t’i bëj të nderuar dhe nuk do të poshtërohen më.

Jeremia 30:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e tij do të jenë si më parë dhe kuvendi i tij do të bëhet i qëndrueshëm para meje, por do të ndëshkoj gjithë shtypësit e tyre.

Jeremia 30:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Princi i tij do të jetë një prej tyre, dhe sunduesi i tij do të dalë nga mesi i tyre; unë do të bëj që ai të afrohet dhe ai do të vijë afër meje. Kush, pra, do të porosiste zemrën e tij që të më afrohet?," thotë Zoti.

Jeremia 30:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ju do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj".

Jeremia 30:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, po shpërthen stuhia e Zotit, një stuhi e shfrenuar do të bjerë me forcë mbi kokat e të pafeve.

Jeremia 30:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemërimi i zjarrtë i Zotit nuk do të fashitet, deri sa të mos ketë plotësuar, deri sa të mos ketë realizuar synimet e zemrës së tij. Në ditët e fundit ju do ta kuptoni.
Previous Chapter
« Jeremia 29 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 31 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 30 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 30 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 30 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 30 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 30 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 30 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 30 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 30 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 30 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 30 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 30 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 30 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 30 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 30 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 30 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 30 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 30 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 30 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 30 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 30 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 30 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters