Jeremia Chapter 51 ALB Bible Verse Images

Jeremia 51 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 51 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 51:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të ngre një erë shkatërruese kundër Babilonisë dhe kundër banorëve të Leb Kamait.

Jeremia 51:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të dërgoj kundër Babilonisë disa të huaj që do ta kontrollojnë dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse në ditën e fatkeqësisë do të sulen mbi të nga të gjitha anët.

Jeremia 51:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos lini që ai, i cili nder harkun ta shtrijë atë apo të ngrihet në parzmoren e tij. Mos kurseni të rinjtë e saj, vendosni shfarosjen e tërë ushtrisë së saj.

Jeremia 51:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata do të bien të vrarë në vendin e Kaldeasve dhe të shpuar nëpër rrugët e Babilonisë.

Jeremia 51:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje kundër të Shenjtit të Izraelit".

Jeremia 51:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.

Jeremia 51:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Babilonia ishte në duart e Zotit një kupë ari që dehte tërë tokën; kombet kanë pirë nga vera e saj, prandaj kombet kanë rënë në kllapi.

Jeremia 51:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Papritmas Babilonia ra, u shkatërrua. Vajtoni për të, merrni balsam për dhembjen e saj; ndofta mund të shërohet.

Jeremia 51:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne dëshironim ta shëronim Babiloninë, por ajo nuk është shëruar. Braktiseni dhe të shkojmë secili në vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri në qiell dhe ngrihet deri te retë.

Jeremia 51:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti ka bërë të triumfojë çështja jonë e drejtë. Ejani, të tregojmë në Sion veprën e Zotit, Perëndisë tonë.

Jeremia 51:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymën e mbretërve të Medasve, sepse qëllimi i tij kundër Babilonisë është shkatërrimi i saj, sepse kjo është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit të tij.

Jeremia 51:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisë. Përforconi rojet, vendosni shigjetarë, përgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.

Jeremia 51:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O ti që banon pranë ujërave të mëdha, të pasura në thesarë, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve të tua të padrejta.

Jeremia 51:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i ushtrive i është betuar në veten e tij: "Unë do të të mbush me njerëz si miza që do të ngrenë kundër teje britma lufte".

Jeremia 51:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ka bërë tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarësinë e tij.

Jeremia 51:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.

Jeremia 51:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.

Jeremia 51:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Janë kotësi, vepra mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre do të zhduken.

Jeremia 51:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Trashëgimia e Jakobit nuk është si ata, sepse ai ka sajuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zoti i ushtrive.

Jeremia 51:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ti je për mua një çekiç, një mjet lufte; me ty do të shtyp kombet, me ty do të shkatërroj mbretëritë;

Jeremia 51:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me ty do të copëtoj kalë dhe kalorës, me ty do të copëtoj qerre dhe karrocier;

Jeremia 51:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me ty do të copëtoj burrë dhe grua, me ty do të copëtoj plak dhe fëmijë, me ty do të copëtoj të riun dhe virgjëreshën;

Jeremia 51:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me ty do të copëtoj bariun dhe kopenë e tij, me ty do të copëtoj katundarin dhe pendën e tij të qeve, me ty do të copëtoj qeveritarët dhe gjykatësit.

Jeremia 51:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë do t’i shpërblej Babiloninë dhe tërë banorët e Kaldesë për tërë të keqen që i kanë bërë Sionit para syve tuaj," thotë Zoti.

Jeremia 51:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja ku jam kundër teje, o mal i shkatërrimit," thotë Zoti, "ti që shkatërron tërë tokën. Unë do të shtrij dorën time kundër teje, do të të rrokullis poshtë nga shkëmbinjtë dhe do të të bëj një mal të djegur.

Jeremia 51:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga ti nuk do të merren më as gurë të qoshes, as gurë themeli, por ti do të bëhesh një shkreti përjetë, thotë Zoti.

Jeremia 51:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant. Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të kreshtë.

Jeremia 51:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgatitni kundër saj kombet, me mbretëritë e Medisë, me qeveritarët e tij, me të gjithë gjykatësit dhe tërë vendet e zotërimeve të tij.

Jeremia 51:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Toka do të dridhet dhe do të mbajë zi, sepse planet e Zotit kundër Babilonisë do të realizohen, për ta katandisur vendin e Babilonisë në një shkreti, pa banorë.

Jeremia 51:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Trimat e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta; kanë mbetur në fortesat e tyre; forca e tyre është ligështuar, janë bërë si gra. U kanë vënë zjarrin banesave të saj, shulet e portave të tyre janë thyer.

Jeremia 51:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t’i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;

Jeremia 51:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
vahet që mund të kalohen më këmbë janë zënë, kënetat janë në flakë dhe luftëtarët janë të tmerruar.

Jeremia 51:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes".

Jeremia 51:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.

Jeremia 51:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhuna e ushtruar kundër meje dhe mishit tim rëntë mbi Babiloninë," do të thotë banori i Sionit. "Gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë," do të thotë Jeruzalemi.

Jeremia 51:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj.

Jeremia 51:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.

Jeremia 51:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të vrumbullijnë bashkë si luanë, do të skërmitin dhëmbët si këlyshët e luanit.

Jeremia 51:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të kenë vapë, do t’u jap të pijnë, do t’i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më," thotë Zoti.

Jeremia 51:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do t’i bëj të zbresin në kasaphanë si qengja, si desh bashkë me cjeptë.

Jeremia 51:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tërë dheut? Vallë si u bë Babilonia një shkreti midis kombeve?

Jeremia 51:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Deti ka dalë përmbi Babiloninë; ajo është mbytur nga zhurma e valëve të tij.

Jeremia 51:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qytetet e saj janë bërë një mjerim, një tokë e zhuritur, një shkreti, një vend ku nuk banon askush dhe nëpër të cilin nuk kalon asnjë bir njeriu.

Jeremia 51:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të ndëshkoj Belin në Babiloni dhe do të nxjerr nga goja e tij atë që ka gllabëruar dhe kombet nuk do të bashkohen më me të. Madje edhe muret e Babilonisë do të rrëzohen.

Jeremia 51:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili të shpëtojë jetën e tij përpara zemërimit të zjarrtë të Zotit.

Jeremia 51:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra juaj mos u ligështoftë dhe mos u trembni nga lajmet që do të dëgjohen në vend, sepse një vit do të vijë një lajm dhe vitin tjetër një lajm tjetër. Do të ketë dhunë në vend, sundues kundër sunduesit.

Jeremia 51:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ja, do të vijnë ditët në të cilat unë do të ndëshkoj figurat e gdhendura të Babilonisë; tërë vendi do të mbulohet me turp dhe tërë të plagosurit për vdekje do të rrëzohen në mes të saj.

Jeremia 51:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë qiejt, toka dhe çdo gjë që është në to do të ngazëllejnë mbi Babiloninë, sepse shkatërruesit do të vijnë kundër saj nga veriu," thotë Zoti.

Jeremia 51:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si Babilonia bëri që të rrëzohen të plagosurit për vdekje të Izraelit, kështu në Babiloni do të rrëzohen të plagosurit për vdekje të të gjithë vendit.

Jeremia 51:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju, që keni shpëtuar nga shpata, nisuni, mos u ndalni; mbani mend që nga larg Zotin, dhe Jeruzalemi t’ju kthehet në zemër.

Jeremia 51:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Na vjen turp të dëgjojmë sharjen, turpi ka mbuluar fytyrën tonë, sepse disa të huaj kanë hyrë në shenjtoren e shtëpisë të Zotit.

Jeremia 51:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj ja, do të vijnë ditët," thotë Zoti, "në të cilat unë do të dënoj figurat e tij të gdhendura dhe në tërë vendin e tij do të rënkojnë të plagosurit për vdekje.

Jeremia 51:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur Babilonia të ngjitej deri në qiell, edhe sikur ta bënte të pakapshme forcën e saj të lartë, nga ana ime do të vijnë kundër saj disa shkatërrimtarë," thotë Zoti.

Jeremia 51:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zhurma e një britme po vjen nga Babilonia, e një shkatërrimi të madh nga vendi i Kaldasve.

Jeremia 51:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Zoti po shkatërron Babiloninë dhe bën që të pushojë zhurma e saj e madhe; valët e tyre gumëzhijnë, zhurma e zërit të tyre po ngrihet.

Jeremia 51:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkatërrimtari në fakt erdhi kundër saj, kundër Babilonisë; trimat e saj janë kapur, harqet e tyre janë copëtuar, sepse Zoti është Perëndia i shpërblimeve; ai do t’i shpërblejë me siguri.

Jeremia 51:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do t’i deh princat e saj, njerëzit e urtë të saj, qeveritarët e saj, nëpunësit e saj, dhe trimat e saj dhe kështu do të bëjnë një gjumë të përjetshëm dhe nuk do të zgjohen më," thotë Mbreti, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.

Jeremia 51:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Muret e gjëra të Babilonisë do të prishen krejtësisht, portat e saj të larta do të digjen me zjarr; kështu popujt do të kenë punuar për asgjë dhe kombet do të jenë munduar vetëm për zjarrin".

Jeremia 51:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Urdhri që profeti Jeremia i dha Serajahut, birit të Neriahut, bir i Mahsejahut, kur shkoi në Babiloni me Sedekian, mbretin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit të tij. Serajahu ishte shefi i Çambelanëve.

Jeremia 51:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Jeremia shkroi në një libër tërë të këqiat që do të pësonte Babilonia, tërë këto fjalë që janë shkruar kundër Babilonisë.

Jeremia 51:61 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jeremia i tha Serajahut: "Kur të arrish në Babiloni, ki kujdes t’i lexosh tërë këto fjalë,

Jeremia 51:62 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të thuash: "O Zot, ti ke thënë për këtë vend se do ta shkatërroje, dhe se nuk do të mbetej në të më asnjëri, qoftë njeri apo kafshë, por do të bëhej një shkreti e përjetshme".

Jeremia 51:63 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, kur të kesh mbaruar së lexuari këtë libër, do të lidhësh mbi të një gur dhe do ta hedhësh në mes të Eufratit,

Jeremia 51:64 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të thuash: "Kështu do të mbytet Babilonia dhe nuk do të ngrihet më nga fatkeqësia që unë do të sjell mbi të; dhe ata do të jenë të rraskapitur"". Deri këtu fjalët e Jeremias.
Previous Chapter
« Jeremia 50 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 52 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 51 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 51 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 51 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 51 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 51 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 51 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 51 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 51 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 51 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 51 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 51 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 51 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 51 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 51 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 51 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 51 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 51 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 51 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 51 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 51 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 51 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters