Jeremia Chapter 28 ALB Bible Verse Images

Jeremia 28 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 28 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 28:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë vit, në fillim të mbretërimit të Sedekias, mbret i Judës, në vitin e katërt, në muajin e pestë, ndodhi që Hananiahu, bir i Azurit, profetit, që ishte nga Gabaoni, më foli në shtëpinë e Zotit, në prani të priftërinjve dhe të gjithë popullit, duke thënë:

Jeremia 28:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.

Jeremia 28:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Brenda dy vjetëve unë do të bëj që të kthehen në këtë vend të gjitha orenditë e shtëpisë së Zotit, që Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, mori nga ky vend dhe i çoi në Babiloni.

Jeremia 28:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kthej gjithashtu në këtë vend," thotë Zoti, "Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbret i Judës, me gjithë të internuarit e Judës që kanë shkuar në robëri në Babiloni, sepse do të thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë".

Jeremia 28:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë profeti Jeremia iu përgjigj profetit Hananiah në prani të priftërinjve dhe në prani të të gjithë popullit që gjendej në shtëpinë e Zotit.

Jeremia 28:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profeti Jeremia tha: "Amen! Kështu le të bëjë Zoti! Zoti realizoftë atë që ke profetizuar, duke bërë që të kthehen nga Babilonia në këtë vend orenditë e shtëpisë së Zotit dhe të gjithë ata që janë çuar në robëri!

Jeremia 28:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë dëgjo tani këtë fjalë që do të të them para veshëve të tu dhe para veshëve të gjithë popullit.

Jeremia 28:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profetët që kanë ardhur para meje dhe para teje, që nga kohët e lashta kanë profetizuar kundër shumë vendeve dhe kundër mbretërive të mëdha, luftën, urinë dhe murtajën.

Jeremia 28:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profeti që profetizon paqen, kur fjala e tij do të realizohet, do të njihet si një profet i vërtetë i dërguar nga Zoti".

Jeremia 28:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë profeti Hananiah mori zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia dhe e copëtoi.

Jeremia 28:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Hananiahu foli në prani të të gjithë popullit, duke thënë: Kështu thotë Zoti: Në këtë mënyrë unë do të thyej zgjedhën ee Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, brenda dy vjetëve, nga qafa e të gjitha kombeve. Profeti Jeremia iku nëpër rrugën e tij.

Jeremia 28:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi profeti Hananiah theu zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:

Jeremia 28:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shko dhe i thuaj Hananiahut: Kështu thotë Zoti: Ti ke thyer disa zgjedha prej druri, por në vendin e tyre ke krijuar zgjedha prej hekuri.

Jeremia 28:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu në fakt thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë vë një zgjedhë prej hekuri mbi qafën e tërë këtyre kombeve që t’i shërbejnë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ata do t’i shërbejnë. Atij i kam dhënë gjithashtu kafshët e fushës".

Jeremia 28:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dëgjo, Hananiah, Zoti nuk të ka dërguar, dhe ti e ke shtyrë këtë popull t’i besojë gënjeshtrës.

Jeremia 28:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit"".

Jeremia 28:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profeti Hananiah vdiq po atë vit, në muajin e shtatë.
Previous Chapter
« Jeremia 27 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 29 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Jeremiah 28 (ASV) »
King James Version
Jeremiah 28 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 28 (GW) »
World English Bible
Jeremiah 28 (WEB) »
Louis Segond 1910
Jérémie 28 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Jeremia 28 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यिर्मयाह 28 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਯਿਰਮਿਯਾਹ 28 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিৰিমিয়া 28 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எரேமியா 28 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यिर्मया 28 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యిర్మీయా 28 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
યર્મિયા 28 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆರೆಮೀಯನು 28 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
إِرْمِيَا 28 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
ירמיה 28 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Jeremias 28 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Giê-rê-mi-a 28 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Jeremías 28 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Geremia 28 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
耶 利 米 书 28 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
耶 利 米 書 28 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Jeremia 28 (SV1917) »
Библия на русском
Иеремия 28 (RUSV) »
Українська Біблія
Єремія 28 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Jeremiás 28 (KAR) »
Българска Библия
Еремия 28 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Jeremia 28 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yeremyaah 28 (SOM) »
De Heilige Schrift
Jeremia 28 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Jeremias 28 (DA1871) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters