Jeremia Chapter 6 ALB Bible Verse Images

Jeremia 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"O bij të Beniaminit, kërkoni një strehë jashtë Jeruzalemit. I bini borisë në Tekoa dhe ngrini një sinjal zjarri në Beth-kerem, sepse nga veriu po vjen një gjëmë, një shkatërrim i madh.

Jeremia 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do ta shkatërroj bijën e bukur dhe delikate të Sionit.

Jeremia 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në drejtim të saj vijnë barinj me kopetë e tyre; ngrenë çadrat e tyre rreth e qark kundër saj; secili kullot për veten e tij.

Jeremia 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgatitni luftën kundër saj; çohuni dhe le të dalim në mes të ditës! Mjerë ne, sepse dita po kalon dhe hijet e mbrëmjes po zgjaten!

Jeremia 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çohuni dhe të dalim natën, të shkatërrojmë pallatet e tij!".

Jeremia 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Prisni drurët e tij dhe ndërtoni një ledh kundër Jeruzalemit; ky është qyteti që duhet ndëshkuar; në mes të tij nuk ka veçse shtypje.

Jeremia 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si një pus nxjerr ujërat e tij, kështu ai nxjerr ligësinë e vet; në të flitet vetëm për dhunë dhe për shkatërrim; para meje qëndrojnë vazhdimisht dhembje dhe plagë.

Jeremia 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lejo të të korrigjojnë, o Jeruzalem, përndryshe shpirti im do të largohet nga ti, përndryshe do të të katandis në një shkretim, në një tokë të pabanuar".

Jeremia 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ata që kanë mbetur nga Izraeli do të mblidhen si vilet e pavjela të një vreshti; kaloje përsëri dorën tënde si vjelësi mbi degëzat e hardhisë.

Jeremia 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujt do t’i flas dhe cilin do të qortoj që të më dëgjojë? Ja, veshi i tyre është i parrethprerë dhe ata nuk janë të zotë të tregojnë kujdes; ja, fjala e Zotit është bërë për ta objekt përçmimi dhe ata nuk gjejnë tek ajo asnjë kënaqësi.

Jeremia 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj jam mbushur me zemërimin e madh të Zotit; jam lodhur duke e përmbajtur. Do ta hedh mbi fëmijët në rrugë dhe mbi të rinjtë e mbledhur bashkë, sepse do të kapen si burri ashtu dhe gruaja, si plaku ashtu dhe burri i ngarkuar me vite.

Jeremia 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtëpitë e tyre do t’u kalojnë të tjerëve, së bashku me arat e tyre dhe bashkëshortet e tyre, sepse unë do të shtrij dorën time mbi banorët e vendit," thotë Zoti.

Jeremia 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sepse nga më i vogli deri tek më i madhi të gjithë lakmojnë fitime; nga profeti deri te prifti janë të gjithë gënjeshtarë.

Jeremia 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata e mjekojnë shkel e shko plagën e popullit tim, duke thënë: "Paqe, paqe," kur nuk ka paqe.

Jeremia 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A ju vinte turp kur kryenin gjëra të neveritshme? Jo! Nuk kishin turp fare dhe as nuk dinin se ç’ishte të skuqeshe. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t’i vizitoj, do të rrëzohen," thotë Zoti.

Jeremia 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj". Por ata përgjigjen: "Nuk do të ecim nëpër të".

Jeremia 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kam vënë roje mbi ju: Kushtojini kujdes zërit të borisë!". Por ata përgjigjen: "Nuk do t’i kushtojmë kujdes".

Jeremia 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj, dëgjoni, o kombe, dhe dije, o kuvend, çfarë do t’u ndodhë atyre.

Jeremia 6:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo, o tokë! Ja, unë do të sjell mbi këtë popull një gjëmë, vetë frytin e mendimeve të tij, sepse nuk u kanë kushtuar kujdes fjalëve të mia dhe as ligjit tim, por e kanë hedhur poshtë.

Jeremia 6:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ç’më hyn në punë temjani që vjen nga Sheba, kanella erë mirë që vjen nga një vend i largët? Olokaustet tuaja nuk më pëlqejnë dhe sakrificat tuaja nuk më pëlqejnë".

Jeremia 6:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të vendos para këtij populli disa gurë pengese në të cilët do të pengohen bashkë etër dhe bij; fqinji dhe miku do të vdesin".

Jeremia 6:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Ja, një popull vjen nga një vend i veriut dhe një komb i madh do të dalë nga skajet e tokës.

Jeremia 6:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata rrokin harkun dhe ushtën; janë të egër dhe nuk kanë mëshirë; zëri i tyre i ngjet zhurmës së detit; ata kanë hipur mbi kuaj dhe janë gati të luftojnë si një njeri i vetëm kundër teje, o bijë e Sionit".

Jeremia 6:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kemi dëgjuar famën e tyre dhe na ranë duart; ankthi na ka mbërthyer, ashtu si dhembjet që zënë një grua që po lind".

Jeremia 6:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos dilni nëpër ara, mos ecni nëpër rrugë, sepse shpata e armikut dhe tmerri janë kudo.

Jeremia 6:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O bijë e popullit tim, vishu me thes dhe rrotullohu në hi; mbaj zi si për një bir të vetëm, me një vajtim shumë të hidhur, sepse shkatërruesi do të sulet mbi ne papritmas.

Jeremia 6:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë të kisha vënë midis popullit tim si një provues dhe një fortesë, me qëllim që ti të njihje rrugën e tyre dhe ta provoje atë.

Jeremia 6:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata janë të gjithë rebelë midis rebelëve, shkojnë rreth e qark duke përhapur shpifje; janë bronz dhe hekur, janë të tërë korruptues.

Jeremia 6:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjyryku fryn me forcë, plumbi konsumohet nga zjarri; më kot e rafinon rafinuesi, sepse skorjet nuk shkëputen.

Jeremia 6:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të quhen "argjend i refuzimit," sepse Zoti i ka hedhur poshtë.
Previous Chapter
« Jeremia 5 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 7 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 6 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 6 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 6 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 6 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 6 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 6 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 6 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 6 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 6 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 6 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 6 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters