Jeremia Chapter 9 ALB Bible Verse Images

Jeremia 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Oh, sikur koka ime të ishte një burim uji dhe sytë e mi një burim lotësh, në mënyrë që të mund të qaja ditë e natë të vrarët e bijës së popullit tim!

Jeremia 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ah, sikur të kisha në shkretëtirë një strehë për udhëtarët! Do ta braktisja popullin tim dhe do të shkoja larg tij, sepse janë të gjithë shkelës të kurorës, një turmë tradhtarësh.

Jeremia 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Zgjasin gjuhën e tyre sikur të ishte harku i tyre për të lëshuar gënjeshtra; në vend janë të fortë, por jo për shkak të së vërtetës, sepse shkojnë nga një e keqe në tjetrën dhe nuk më njohin mua," thotë Zoti.

Jeremia 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Të ruhet secili nga fqinji i tij dhe mos i keni besim çdo vëllai, sepse çdo vëlla nuk bën gjë tjetër veçse mashtron dhe çdo fqinj përhap shpifje.

Jeremia 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Secili mashtron fqinjin e tij dhe nuk thotë të vërtetën; e ushtron gjuhën e tij për të thënë gënjeshtra dhe mundohet për të bërë të keqen.

Jeremia 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Banesa jote është në mes të mashtrimit dhe për shkak të mashtrimit nuk duan të më njohin," thotë Zoti.

Jeremia 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do t’i rafinoj dhe do t’i vë në provë. Çfarë tjetër, pra, mund të bëj për bijën e popullit tim?

Jeremia 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjuha e tyre është një shigjetë vrasëse; ajo nuk thotë veçse gënjeshtra. Me gojën e vet secili i flet për paqe fqinjit të tij, por në zemër të vet, ai rri në pritë.

Jeremia 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk duhet vallë t’i dënoj për këto gjëra?," thotë Zoti. "A nuk duhet të hakmerrem me një komb të tillë?".

Jeremia 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëpër malet do të ngre vaje dhe rënkime dhe nëpër kullotat e shkretëtirës një vajtim, sepse janë djegur dhe nuk kalon asnjeri nëpër to, nuk dëgjohet më blegërima e kopeve. Zogjtë e qiellit dhe kafshët kanë ikur, janë zhdukur.

Jeremia 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë do t’a katandis Jeruzalemin në një tog gërmadhash dhe në një strehë çakejsh; do t’i bëj të shkreta, pa banorë, qytetet e Judës".

Jeremia 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Cili është njeriu i urtë që mund t’i kuptojë këto gjëra dhe ai të cilit goja e Zotit i ka folur që ta shpallë? Pse vallë vendi është shkatërruar dhe shkretuar si një shkretëtirë dhe nuk po kalon më askush nëpër të?

Jeremia 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti thotë: "Sepse këta kanë braktisur ligjin tim që kisha vënë përpara, nuk dëgjuan zërin tim dhe nuk kanë ecur në përshtatje me të,

Jeremia 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por kanë ndjekur kryeneçësinë e zemrave të tyre dhe Baalët, që etërit e tyre u kishin bërë të njohur".

Jeremia 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta ushqej këtë popull me pelin dhe do ta bëj të pijë ujë të helmuar.

Jeremia 9:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i shpërndaj nëpër kombet, që as ata as etërit e tyre nuk i kanë njohur, dhe do të dërgoj pas tyre shpatën, deri sa t’i kem shkatërruar plotësisht".

Jeremia 9:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mendoni të thërrisni vajtorët: le të vijnë! Shkoni e thërrisni më të zonjat: le të vijnë!

Jeremia 9:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të nxitojnë dhe ta nisin vajin mbi ne me qëllim që sytë tonë të derdhin lot dhe qepallat tona të lëshojnë ujë".

Jeremia 9:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse një zë vaji dëgjohet nga Sioni: "Sa jemi shkatërruar! Jemi shumë të shushatur, sepse duhet të braktisim vendin, sepse kanë shembur banesat tona".

Jeremia 9:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj dëgjoni fjalën e Zotit, o gra, dhe veshi juaj ta zërë fjalën e gojës së tij. U mësoni bijave tuaja një vajtim dhe secila t’i mësojë fqinjës së saj një këngë mortore.

Jeremia 9:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse vdekja është ngjitur nëpër dritaret tona, ka hyrë në pallatet tona për t’i zhdukur fëmijët nga rruga dhe të rinjtë nga sheshet.

Jeremia 9:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Fol: Kështu thotë Zoti: "Kufomat e njerëzve do të rrinë si pleh në fushën e hapët, si një demet i lënë pas nga korrësi dhe qëaskush nuk e mbledh"".

Jeremia 9:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij.

Jeremia 9:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra," thotë Zoti.

Jeremia 9:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja, po vijnë ditët," thotë Zoti, "në të cilat do të ndëshkoj të gjithë të rrethprerët që janë të parrethprerë:

Jeremia 9:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Egjiptin, Judën, Edomin, bijtë e Amonit, Moabin dhe tërë ata që presin cepat e mjekrës dhe banojnë në shkretëtirë; sepse tërë kombet janë të parrethprerë dhe tërë shtëpia e Izraelit është me zemër të parrethprerë".
Previous Chapter
« Jeremia 8 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 10 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 9 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 9 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 9 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 9 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 9 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 9 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 9 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 9 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 9 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 9 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 9 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 9 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 9 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 9 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 9 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 9 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 9 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 9 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 9 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 9 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters