Jeremia Chapter 17 ALB Bible Verse Images

Jeremia 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mëkati i Judës është shkruar me një stilo hekuri, është gërvishur me një majë diamanti mbi rrasën e zemrës së tyre dhe mbi brirët e altarëve tuaj.

Jeremia 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe djemtë e tyre mbajnë mend altarët dhe Asherimët e tyre pranë drurëve të gjelbër mbi kodrat e larta.

Jeremia 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O mali im në ara, unë do t’ia braktis plaçkitjes pasuritë e tua, tërë thesaret e tu dhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit që është i pranishëm në tërë territorin tënd.

Jeremia 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu për fajin tënd do të humbasësh trashëgiminë që të kisha dhënë dhe do të bëj që t’u shërbesh armiqve të tu në një vend që ti nuk e njeh, sepse keni ndezur një zjarr në zemërimin tim, që do të flakërojë gjithnjë".

Jeremia 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti!

Jeremia 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë.

Jeremia 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!

Jeremia 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.

Jeremia 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?

Jeremia 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t’i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.

Jeremia 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush fiton pasuri në mënyrë të padrejtë është si thëllëza që ngroh vezë që nuk i ka bërë vetë; në mes të ditëve të tij ka për t’i lënë dhe në fund do të gjendet i shushatur".

Jeremia 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Froni i lavdisë së shkëlqyer që në fillim është vendi i shenjtërores sonë.

Jeremia 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, shpresa e Izraelit, tërë ata që të braktisin do të turpërohen. Ata që largohen nga unë do të jenë të shkruar në tokë, sepse e kanëë braktisur Zotin, burimin e ujit të gjallë".

Jeremia 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shëromë, o Zot, dhe do të shërohem, shpëtomë dhe do të shpëtoj, sepse ti je lavdia ime.

Jeremia 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, ata më thonë: "Ku është fjala e Zotit? Le të realizohet tani!"

Jeremia 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë unë nuk refuzova të jem bariu i tyre duke të ndjekur ty, as dëshirova ditën e kobshme. Ti e di atë që doli nga goja ime, sepse bëhej në praninë tënde.

Jeremia 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u bëj për mua një frikë; ti je streha ime ditën e fatkeqësisë.

Jeremia 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qofshin të turpëruar përndjekësit e mi, por mos qofsha unë i turpëruar; qofshin të turpëruar ata, por mos qofsha i turpëruar unë; sill mbi ta ditën e fatkeqësisë dhe shkatërroji me një shkatërrim të dyfishtë!

Jeremia 17:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu më ka thënë Zoti: "Shko dhe ndalu te porta e bijve të popullit, nëpër të cilën hyjnë dhe dalin mbretërit e Judës dhe pranë të gjitha portave të Jeruzalemit,

Jeremia 17:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u thuaj atyre: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbretër të Judës, dhe tërë Juda dhe ju të gjithë banorë të Jeruzalemit, që hyni nëpër këto porta".

Jeremia 17:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Kujdesuni për veten tuaj dhe mos mbartni asnjë peshë dhe mos e futni nëpër portat e Jeruzalemit ditën e shtunë.

Jeremia 17:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos mbartni asnjë peshë jashtë shtëpive tuaja dhe mos kryeni asnjë punë ditën e shtunë, por shenjtëroni ditën e shtunë, ashtu siç i kam urdhëruar etërit tuaj.

Jeremia 17:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk dëgjuan as i vunë veshin, por ngurtësuan zverkun e tyre për të mos dëgjuar dhe për të mos pranuar mësime.

Jeremia 17:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të ndodhë që, në qoftë se do të dëgjoni me kujdes," thotë Zoti, "në rast se bëni që të mos hyjë asnjë peshë nëpër portat e këtij qyteti ditën e shtunë, por do ta shenjtëroni ditën e shtunë dhe nuk do të bëni asnjë punë gjatë asaj dite,

Jeremia 17:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë mbretërit dhe princat që rrinë ulur mbi fronin e Davidit do të hyjnë nga portat e këtij qyteti të hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata, princat e tyre, njerëzit e Judës dhe banorët e Jeruzalemit; dhe ky qytet do të banohet përjetë.

Jeremia 17:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vijnë pastaj nga qytetet e Judës, nga rrethinat e Jeruzalemit, nga vendi i Beniaminit, nga ultësira, nga malet dhe nga Negevi, duke sjellë olokauste, flijime, blatime ushqimore dhe temjan dhe duke ofruar flijime falënderimi në shtëpinë e Zotit.

Jeremia 17:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se nuk do të më dëgjoni, duke shenjtëruar ditën e shtunë: duke mos mbartur pesha dhe duke mos i futur nëpër portat e Jeruzalemit ditën e shtunë, unë do të ndez një zjarr në portat e tij; ai do të përpijë pallatet e Jeruzalemit dhe nuk do të shuhet".
Previous Chapter
« Jeremia 16 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 18 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 17 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 17 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 17 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 17 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 17 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 17 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 17 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 17 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 17 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 17 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 17 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 17 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 17 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters