Jeremia Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Jeremia 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Jeremia 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mos merr grua dhe mos ki bij e bija në këtë vend".

Jeremia 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti për bijtë dhe bijat që kanë lindur në këtë vend dhe për nënat që i kanë pjellë dhe për etërit që i kanë zënë në këtë vend:

Jeremia 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ata do të vdesin nga një vdekje rrëqethëse; nuk do të qahen dhe nuk do të varrosen, por do t’i lënë si pleh mbi faqen e dheut; do të shfarosen nga shpata dhe nga uria, dhe kufomat e tyre do të shërbejnë si ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës".

Jeremia 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti: "Mos hyni në shtëpinë e zisë dhe mos shkoni për ngushëllime dhe për t’i vajtuar, sepse unë kam hequr nga ky popull paqen time, mirësinë time dhe mëshirën time," thotë Zoti.

Jeremia 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Të mëdhenj dhe të vegjël do të vdesin në këtë vend; nuk do të varrosen as do të mbahet zia për ata, nuk do të bëhen prerje as qethje flokësh për ta.

Jeremia 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të thyhet buka për ata që mbajnë zi për t’i ngushëlluar për një të vdekur dhe nuk do t’u jepet për të pirë gota e ngushëllimit për atin e tyre dhe nënën e tyre.

Jeremia 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos hyni as në një shtëpi banketi për t’u ulur bashkë me ta për të ngrënë dhe për të pirë".

Jeremia 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do të bëj që të pushojë në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, britma e gëzimit dhe britma e ngazëllimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses.

Jeremia 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ka për të ndodhur që kur t’i shpallësh këtij populli tërë këto gjëra, do të të thonë: "Pse Zoti ka shqiptuar kundër nesh tërë këtë mjerim të madh? Cila është paudhësia jonë? Cili është mëkati që kemi kryer kundër Zotit, Perëndisë tonë?".

Jeremia 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ti do t’u përgjigjesh atyre: Sepse etërit tuaj më kanë braktisur," thotë Zoti, "kanë shkuar pas perëndive të tjera, u kanë shërbyer dhe kanë rënë përmbys para tyre, më kanë braktisur mua dhe nuk kanë respektuar ligjin tim.

Jeremia 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju keni vepruar më keq se etërit tuaj, sepse ja, secili vepron sipas kryeneçësisë së zemrës së tij të keqe dhe nuk pranon të më dëgjojë.

Jeremia 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë do t’ju dëboj nga ky vend në një vend që as ju, as etërit tuaj nuk keni njohur dhe atje do t’u shërbeni perëndive të tjera ditën e natën, sepse unë nuk do t’ju fal".

Jeremia 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj ja, po vijnë ditët," thotë Zoti, "në të cilat nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit,"

Jeremia 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por: "Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë". Dhe unë do t’i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.

Jeremia 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t’i peshkuar," thotë Zoti, "dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t’i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.

Jeremia 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse sytë e mi janë mbi të gjitha rrugët e tyre, që nuk janë të fshehura nga fytyra ime, dhe paudhësitë e tyre nuk mbeten të fshehura para syve të mi.

Jeremia 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Para së gjithash do t’i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme".

Jeremia 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: "Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë".

Jeremia 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?

Jeremia 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ja, këtë radhë do t’u bëj të njohur atyre, do t’u tregoj dorën time dhe fuqinë time; dhe ata do të mësojnë që emri im është Zoti".
Previous Chapter
« Jeremia 15 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 17 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 16 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 16 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 16 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 16 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 16 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 16 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 16 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 16 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 16 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 16 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 16 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 16 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 16 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 16 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 16 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 16 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 16 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 16 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 16 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 16 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters