Jeremia Chapter 29 ALB Bible Verse Images

Jeremia 29 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 29 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 29:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremia i dërgoi nga Jeruzalemi pleqve që kishin mbetur në robëri, priftërinjve, profetëve dhe tërë popullit që Nebukadnetsari kishte çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni.

Jeremia 29:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Kjo ndodhi mbasi dolën nga Jeruzalemi mbreti Jekoniah, mbretëresha, eunukët, princat e Judës dhe të Jeruzalemit, zejtarët dhe kovaçët).

Jeremia 29:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Letra u dërgua me anë të Elasahut, birit të Shafanit, dhe me anë të Gemariahut, birit të Hilkiahut, që Sedekia, mbret i Judës, kishte dërguar në Babiloni te Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë. Ajo thoshte:

Jeremia 29:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, tërë të internuarve që unë kam çuar në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni:

Jeremia 29:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërtoni shtëpi dhe banoni në to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre.

Jeremia 29:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merrni gra dhe bëni bij dhe bija, merrni gra për bijtë tuaj dhe martojini vajzat tuaja që të lindin bij dhe bija, me qëllim që atje të shumoheni dhe të mos pakësoheni.

Jeremia 29:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kërkoni të mirën e qytetit ku ju kam çuar në robëri dhe lutjuni Zotit për të, sepse mirëqenia juaj varet nga mirëqenia e tij.

Jeremia 29:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë në të vërtetë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Të mos ju mashtrojnë profetët dhe shortarët tuaj që janë midis jush, mos merrni parasysh ëndrrat që shikoni.

Jeremia 29:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ju profetizojnë në mënyrë të rreme në emrin tim; unë nuk i kam dërguar," thotë Zoti.

Jeremia 29:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti: Kur të mbushen shtatëdhjetë vjet për Babiloninë, unë do t’ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalën time të mirë, duke bërë të riktheheni në këtë vend.

Jeremia 29:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju," thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.

Jeremia 29:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t’ju kënaq.

Jeremia 29:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.

Jeremia 29:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të bëj që ju të më gjeni," thotë Zoti, "dhe do t’ju kthej nga robëria juaj; do t’ju mbledh nga të gjitha kombet dhe nga të gjitha vendet ku ju kam shpërndarë," thotë Zoti; "dhe do t’ju çoj përsëri në vendin prej të cilit ju çova në robëri.

Jeremia 29:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse thoni: "Zoti na ka ngjallur profetë në Babiloni,"

Jeremia 29:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për këtë popullin që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj që nuk kanë shkuar bashkë me ju në robëri";

Jeremia 29:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
po, kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, dhe do t’i bëj si fiq të neveritshëm që nuk mund të hahen sepse janë shumë të këqij.

Jeremia 29:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i ndjek me shpatën, me urinë dhe me murtajën; do të bëj që të trajtohen keq në të gjitha mbretëritë e tokës dhe të jenë një mallkim, një objekt habie, një tallje dhe një turp midis kombeve ku i kam shpërndarë,

Jeremia 29:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk i kanë dëgjuar fjalët e mia," thotë Zoti, "që unë u dërgova atyre me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve, me urgjencë dhe këmbëngulje; por ju nuk më keni dëgjuar," thotë Zoti.

Jeremia 29:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjoni, pra, fjalën e Zotit, o ju të gjithë, që unë dërgova në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni!

Jeremia 29:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për Ashabin, birin e Kolajahut, dhe për Sedekian, birin e Maasejahut, që ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim: Ja, unë do t’i lë në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t’i vrasë para syve tuaj.

Jeremia 29:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej tyre do të nxirret një formulë mallkimi që do të përdoret nga të gjithë ata që janë në robëri në Babiloni, dhe do të thuhet: "Zoti të trajtoftë si Sedekian dhe Ashabin, që mbreti i Babilonisë ka pjekur në zjarr!"

Jeremia 29:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ata kanë kryer gjëra të turpshme në Izrael, kanë shkelur kurorën me gratë e të afërmve të tyre, kanë shqiptuar në emrin tim fjalë të rreme, që nuk u kisha urdhëruar atyre. Unë vetë e di dhe jam dëshmitar i tyre, thotë Zoti.

Jeremia 29:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të flasësh gjithashtu me Shemajahun, Nehelamitin, duke thënë:

Jeremia 29:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ti ke dërguar në emrin tënd letra tërë popullit që është në Jeruzalem, priftit Sofonia, birit të Maasejahut, dhe të gjithë priftërinjve, duke thënë:

Jeremia 29:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Zoti të ka caktuar prift në vend të priftit Jehojada, me qëllim që të ketë kryeintendentë në shtëpinë e Zotit për të mbikqyrur çdo njeri të marrë që bën profetin, me qëllim që ti ta futësh në burg dhe ta mbash në pranga".

Jeremia 29:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani pse nuk e ke qortuar Jeremian nga Anathothi që bën profetin midis jush?

Jeremia 29:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt ai na ka dërguar fjalë në Babiloni: "Robëria do të jetë e gjatë, ndërtoni shtëpi dhe banoni në to, mbillni kopshte dhe hani frytet e tyre"".

Jeremia 29:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti Sofonia e lexoi këtë letër në prani të profetit Jeremia.

Jeremia 29:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:

Jeremia 29:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Dërgo t’u thuash tërë atyre që janë në robëri: Kështu flet Zoti për Shemajahun, Nehelamitin: Duke qenë se Shemajahu ju ka profetizuar, megjithëse unë nuk e kam dërguar, dhe ka bërë të keni besim te gënjeshtra,

Jeremia 29:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu thotë Zoti: Ja, unë do të dënoj Shemajahun, Nehelamitin, dhe pasardhësit e tij; nuk do të ketë asnjërin prej pasardhësve të tij që të banojë në mes të këtij populli, dhe nuk ka për të parë të mirën që unë do t’i bëj popullit tim, thotë Zoti, sepse ka folur për rebelim kundër Zotit".
Previous Chapter
« Jeremia 28 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 30 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 29 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 29 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 29 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 29 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 29 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 29 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 29 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 29 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 29 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 29 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 29 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 29 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 29 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 29 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 29 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 29 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 29 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 29 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 29 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 29 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 29 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters