Jeremia Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Jeremia 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala iu drejtua Jeremias nga Zoti, duke i thënë:

Jeremia 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Çohu dhe zbrit në shtëpinë e poçarit, dhe atje do të dëgjosh fjalët e mia".

Jeremia 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë unë zbrita në shtëpinë e poçarit, dhe ja ai po bënte një punë te rrota.

Jeremia 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por poçi që po bënte me argjilën u prish në duart e poçarit. Kështu duke e filluar përsëri punën, ai bëri me të një poç tjetër, që iu duk i mirë atij.

Jeremia 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit m’u drejtua duke thënë:

Jeremia 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"O shtëpi e Izraelit, a nuk mund të bëj unë me ju, ashtu siç bëri ky poçar?," thotë Zoti. "Ja, ashtu si është argjila në duart e poçarit, kështu jeni ju në duart e mia, o shtëpi e Izraelit!

Jeremia 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga një herë për një komb dhe për një mbretëri, unë flas dhe them se duhet çrrënjosur, rrëzuar dhe shkatërruar;

Jeremia 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se ai komb kundër të cilit kam folur heq dorë nga ligësia e tij, unë pendohem për të keqen që kisha menduar t’i bëja.

Jeremia 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Herë tjetër për një komb dhe për një mbretëri, unë flas për ndërtim dhe për të mbjella;

Jeremia 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se ai komb ose ajo mbretëri bën atë që është e keqe në sytë e mi, duke mos e dëgjuar zërin tim, unë pendohem për të mirën që i kisha premtuar t’i bëja.

Jeremia 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj tani folu njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit, dhe u thuaj: Kështu thotë Zoti: Ja, unë kam përgatitur kundër jush të keqen dhe një plan kundër jush. Tani le të heqë dorë secili nga rruga e tij e keqe, përmirësoni gjithashtu rrugët dhe veprimet tuaja!".

Jeremia 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata thonë: "Éshtë e kotë; ne duam të ecim duke ndjekur mendimet tona dhe dëshirojmë të veprojmë sipas kryeneçësisë së zemrës sonë të keqe.

Jeremia 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti: "Pyesni, pra, midis kombeve kush ka dëgjuar gjëra të tilla. Virgjëresha e Izraelit ka bërë një gjë të llahtarshme.

Jeremia 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A do të zhduket vallë bora e Libanit nga shkëmbinjtë që lartohen përmbi vendin?, ose a do të thahen vallë ujrat e rrjedhshëm të ftohta të një toke të huaj?

Jeremia 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë populli im më ka harruar; u djegin temjan idhujve të kotë, që i kanë bërë të pengohen në rrugët e tyre, në shtigjet e lashta, për të ecur në rrugët dytësore dhe jo në rrugën kryesore,

Jeremia 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke e bërë vendin e tyre një shkatërrim, një objekt talljeje të vashdueshme; kështu që tërë ata që do të kalojnë andej do të mbeten të habitur dhe do të tundin kokën.

Jeremia 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do t’i shpërndaj përpara armikut ashtu si vepron era e lindjes. Ditën e mjerimit të tyre do t’u tregoj kurrizin dhe jo fytyrën".

Jeremia 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata thanë: "Ejani dhe të kurdisim komplote kundër Jeremias, sepse ligji nuk do t’i mungojë priftit as këshilla të urtit dhe as fjala profetit. Ejani, ta godasim me gjuhën dhe të mos i kushtojmë kujdes asnjërës prej fjalëve të tij".

Jeremia 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushtomë kujdes, o Zot, dhe dëgjo zërin e atyre që grinden me mua.

Jeremia 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A shpërblehet vallë e mira me të keqen? Sepse ata i kanë hapur një gropë jetës sime. Kujto se jam paraqitur para teje për të folur në favor të tyre dhe për të larguar prej tyre zemërimin tënd.

Jeremia 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj braktisi urisë bijtë e tyre dhe jepi në pushtetin e shpatës; gratë e tyre mbetshin pa fëmijë dhe të veja, burrat e tyre u plagosshin për vdekje; të rinjtë e tyre u vrafshin nga shpata në betejë.

Jeremia 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U dëgjoftë një britmë nga shtëpitë e tyre, kur do të lëshosh papritmas mbi ta një aradhe ushtarësh, sepse kanë hapur një gropë për të më kapur dhe kanë ngritur leqe te këmbët e mia.

Jeremia 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ti o Zot, i njeh tërë qëllimet e tyre kundër meje për të shkaktuar vdekjen time; mos ua fal paudhësinë e tyre, mos fshij mëkatin e tyre nga prania jote. U rrëzofshin para teje. Trajtoji ashpër ditën e zemërimit tënd.
Previous Chapter
« Jeremia 17 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 19 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 18 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 18 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 18 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 18 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 18 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 18 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters