Jeremia Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Jeremia 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit që iu drejtua Jeremias me rastin e thatësirës:

Jeremia 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Juda është në zi dhe portat e qyteteve të saj lëngojnë; mbajnë zi për vendin dhe britma e Jeruzalemit ngjitet deri në qiell.

Jeremia 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fisnikët dërgojnë ndër ta të rinjtë e tyre për të kërkuar ujë; këta shkojnë në sternat, por nuk gjejnë ujë dhe kthehen me enët e tyre bosh; janë plot me turp dhe të hutuar, dhe mbulojnë kokën e tyre.

Jeremia 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Toka është plot me të çara, sepse nuk ka pasur shi në vend; bujqit janë plot me turp dhe mbulojnë kokën e tyre.

Jeremia 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe suta pjell nëpër fusha, por i braktis të vegjlit e saj, sepse nuk ka bar.

Jeremia 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gomerët e egjër ndalen në lartësitë dhe e nuhasin ajrin si çakejtë; sytë e tyre janë të shuar, sepse nuk ka bar".

Jeremia 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe në se paudhësitë tona dëshmojnë kundër nesh, o Zot, vepro për hir të emrit tënd, sepse rebelimet tona janë të shumta; kemi mëkatuar kundër teje.

Jeremia 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë fatkeqësie, pse të jesh në vend si një i huaj, si një udhëtar që ndalet vetëm për të kaluar natën?

Jeremia 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse të jesh si një njeri i tronditur, si një njeri i fortë që nuk mund të shpëtojë? Megjithatë ti je në mes nesh, o Zot, emri yt përmendet mbi ne. Mos na braktis!

Jeremia 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i thotë Zoti këtij populli: "Atyre u pëlqen me të vërtetë të enden, nuk përmbajnë hapat e tyre. Prandaj nuk i pëlqejnë Zotit, tani kujton paudhësinë e tyre dhe dënon mëkatet e tyre".

Jeremia 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti më tha: "Mos u lut për këtë popull, për mirëqënien e tij.

Jeremia 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur të agjërojnë, nuk kam për ta dëgjuar thirrjen e tyre; në rast se bëjnë olokauste dhe oferta ushqimesh nuk kam për t’i pëlqyer, por do t’i zhduk me shpatën, me urinë dhe murtajën".

Jeremia 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot! Ja, profetët u thonë atyre: "Ju nuk do të shikoni shpatën dhe nuk do të vuani nga uria, por do t’ju jap një paqe të sigurt në këtë vend"".

Jeremia 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti më tha: "Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim; unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.

Jeremia 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti për profetët që profetizojnë në emrin tim pa qenë të dërguar nga unë, dhe shpallin: "Nuk do të ketë as shpatë, as uri në këtë vend," këta profetë do të zhduken nga shpata dhe nga uria.

Jeremia 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për popullin të cilit i kanë profetizuar, do të hidhet në rrugët e Jeruzalemit për shkak të urisë dhe të shpatës, dhe nuk do të ketë asnjeri që t’i varrosë ata, gratë e tyre, bijtë dhe bijat e tyre. Kështu do të hedh mbi ta ligësinë e tyre".

Jeremia 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U thuaj atyre pra, këtë fjalë: "Të derdhin lot ditë e natë sytë e mi pa pushim, sepse bija e virgjër e popullit tim u godit nga një fatkeqësi e madhe, nga një plagë e thellë.

Jeremia 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dal nëpër fusha, ja të vdekurit nga shpata; në rast se hyj në qytet, ja ata që vuajnë nga uria. Madje edhe profeti dhe prifti i vijnë rrotull një vendi që nuk njohin".

Jeremia 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë a e ke hedhur poshtë plotësisht Judën, ose je neveritur nga Sioni? Ke goditur dhe nuk ka shërim për ne? Ne prisnim paqen, por nuk ka asnjë të mirë, një kohë shërimi, por ja tmerri.

Jeremia 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, ne e pranojmë ligësinë tonë dhe paudhësinë e etërve tanë; po, kemi mëkatuar kundër teje.

Jeremia 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos na hidh poshtë për hir të emrit tënd, mos turpëro fronin e lavdisë sate. Mbaje mend: mos e prish besëlidhjen me ne.

Jeremia 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Midis idhujve të kotë të njerëzve a ka vallë ndonjë që mund të sjellë shiun? Ose të japë qielli shira të bollshme? A nuk je ti pra, o Zot, Perëndia ynë? Prandaj ne shpresojmë te ti, sepse ke bërë tërë këto gjëra.
Previous Chapter
« Jeremia 13 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 14 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 14 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 14 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 14 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 14 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 14 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 14 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters