Jeremia Chapter 35 ALB Bible Verse Images

Jeremia 35 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 35 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 35:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala që iu drejtua Jeremias nga Zoti në kohën e Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, duke thënë:

Jeremia 35:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shko në shtëpinë e Rekabitëve dhe folu, silli pastaj në shtëpinë e Zotit, në një nga dhomat, dhe gostiti me verë".

Jeremia 35:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë unë mora Jaazaniahun, birin e Jeremias, bir i Habaziniahut, vëllezërit e tij, tërë bijtë e tij, si dhe tërë shtëpinë e Rekabitëve,

Jeremia 35:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i çova në shtëpinë e Zotit, në dhomën e bijve të Hananit, birit të Igdaliahut, njeri i Perëndisë, e cila ndodhej pranë dhomës së princave mbi dhomën e Maasejahut, birit të Shalumit, rojtar i portës.

Jeremia 35:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vendosa pastaj përpara bijve të shtëpisë së Rekabitëve enë plot me verë dhe kupa dhe u thashë: "Pini verë".

Jeremia 35:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ata u përgjigjën: "Ne nuk pimë verë, sepse Jehonadabi, biri i Rekabit, atit tonë, na ka urdhëruar duke thënë: "Nuk do të pini verë përjetë, as ju as bijtë tuaj.

Jeremia 35:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ndërtoni shtëpi, nuk do të mbillni asnjë farë, nuk do të bëni asnjë vresht dhe nuk do të zotëroni asnjë prej tyre, por do të banoni në çadra tërë ditët e jetës suaj, në mënyrë që të jetoni gjatë në vendin ku banoni".

Jeremia 35:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ne i jemi bindur zërit të Jehonadabit, birit të Rekabit, atit tonë, në çdo gjë që na ka urdhëruar: të mos pimë verë gjatë gjithë jetës sonë, si ne ashtu edhe gratë tona, bijtë tanë dhe bijat tona;

Jeremia 35:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të mos ndërtojmë shtëpi për të banuar dhe të mos kemi as vreshta, as ara dhe as farë.

Jeremia 35:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ne banojmë në çadra dhe jemi bindur dhe kemi bërë tërë ato që Jehonadabi, ati ynë, na ka urdhëruar.

Jeremia 35:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ndodhi, që kur Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, doli kundër vendit, kemi thënë: "Ejani të shkojmë në Jeruzalem, nga frika e ushtrisë së Kaldeasve dhe ushtrisë së Sirisë". Dhe kështu u vendosëm në Jeruzalem".

Jeremia 35:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:

Jeremia 35:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Shko dhe u thuaj njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit: Nuk doni, pra, të mësoni, duke dëgjuar fjalët e mia?," thotë Zoti.

Jeremia 35:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Fjalët e Jehonadabit, birit të Rekabit, që i porositi bijtë e tij të mos pinë verë, janë vënë në jetë; kështu ata nuk kanë pirë verë deri në këtë ditë, sepse i janë bindur porosisë së atit të tyre. Por megjithëse unë ju fola me urgjencë dhe me këmbëngulje, ju nuk më keni dëgjuar.

Jeremia 35:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju kam dërguar gjithashtu me urgjencë dhe me këmbëngulje shërbëtorët e mi, profetët, duke ju thënë: "Le të tërhiqet pra, secili nga rruga e tij e keqe, përmirësoni veprimet tuaja dhe mos u shkoni pas perëndive të tjera që t’u shërbeni; atëherë do të banoni në vendin që ju dhashë juve dhe etërve tuaj". Por ju nuk më keni dëgjuar, as më jeni bindur.

Jeremia 35:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, bijtë e Jehonadabit, birit të Rekabit, kanë zbatuar në praktikë porosinë e dhënë nga ati i tyre, por ky popull nuk më është bindur".

Jeremia 35:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po bëj që të vijë mbi Judë dhe mbi gjithë banorët e Jeruzalemit,, gjithë atë të keqe që kam shqiptuar kundër tyre, sepse u kam folur, por nuk më kanë dëgjuar, i kam thirrur, por nuk më janë përgjigjur".

Jeremia 35:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shtëpisë së Rekabitëve Jeremia i tha: "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Me qënë se i jeni bindur porosisë së atit tuaj, Jehonadabit, keni zbatuar tërë urdhrat e tij dhe keni kryer të gjitha ato që ju kishte porositur,

Jeremia 35:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Jehonodabit, birit të Rekabit, nuk do ti mungojë kurrë një njeri që të jetë gjithnjë para meje".
Previous Chapter
« Jeremia 34 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 36 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Jeremiah 35 (ASV) »
King James Version
Jeremiah 35 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 35 (GW) »
World English Bible
Jeremiah 35 (WEB) »
Louis Segond 1910
Jérémie 35 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Jeremia 35 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यिर्मयाह 35 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਯਿਰਮਿਯਾਹ 35 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিৰিমিয়া 35 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எரேமியா 35 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यिर्मया 35 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యిర్మీయా 35 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
યર્મિયા 35 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆರೆಮೀಯನು 35 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
إِرْمِيَا 35 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
ירמיה 35 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Jeremias 35 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Giê-rê-mi-a 35 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Jeremías 35 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Geremia 35 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
耶 利 米 书 35 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
耶 利 米 書 35 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Jeremia 35 (SV1917) »
Библия на русском
Иеремия 35 (RUSV) »
Українська Біблія
Єремія 35 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Jeremiás 35 (KAR) »
Българска Библия
Еремия 35 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Jeremia 35 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yeremyaah 35 (SOM) »
De Heilige Schrift
Jeremia 35 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Jeremias 35 (DA1871) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters