Jeremia Chapter 43 ALB Bible Verse Images

Jeremia 43 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 43 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 43:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që kur Jeremia mbaroi së njoftuari tërë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Perëndisë të tyre, tërë fjalët që Zoti, Perëndia i tyre, u kishte dërguar atyre,

Jeremia 43:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Azaria, bir i Hoshajahut dhe Johanani, bir i Kareahut, dhe tërë njerëzit krenarë i thanë Jeremias: "Ti flet të pavërteta; Zoti, Perëndia ynë, nuk të ka dërguar të thuash: "Mos shkoni në Egjipt për të banuar atje,"

Jeremia 43:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Baruku, bir i Neriahut, të nxit kundër nesh që të na japë në dorë të Kaldeasve, që ne të vdesim ose të na çojnë në robëri në Babiloni".

Jeremia 43:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Johanani, bir i Kareahut, tërë krerët e forcave dhe tërë populli nuk iu bindën urdhrit të Zotit që të qëndronin në vendin e Judës.

Jeremia 43:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Johanani, bir i Kareahut, dhe të gjithë krerët e forcave morën tërë të mbeturit e Judës që ishin kthyer nga të gjitha kombet ku ishin shpërndarë, për të banuar në vendin e Judës:

Jeremia 43:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
burrat, gratë, fëmijët, vajzat e mbretit dhe të gjithë personat që Nebuzaradani, komandanti i rojeve, kishte lënë bashkë me Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit, bashkë me profetin Jeremia dhe me Barukun, birin e Neriahut,

Jeremia 43:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe shkuan në vendin e Egjiptit, sepse nuk iu bindën zërit të Zotit, dhe arritën deri në Tahpanhes.

Jeremia 43:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremias në Tahpanhes, duke thënë:

Jeremia 43:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Merr në duart e tua gurë të mëdhenj dhe fshihi në argjilën e furrës së tullave që ndodhet në hyrje të shtëpisë së Faraonit në Tahpanhes, në sytë të njerëzve të Judës.

Jeremia 43:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të dërgoj të marr Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim, dhe do të vendos fronin e tij mbi këta gurë që kam fshehur, dhe ai do të shtrijë shatorren e tij mbretërore mbi to.

Jeremia 43:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të vijë dhe do të godasë vendin e Egjiptit, dhe do të çojë në vdekje ata që janë caktuar të vdesin, në robëri ata që janë caktuar të jenë robër dhe në shpatë ata që janë caktuar për shpatë.

Jeremia 43:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do t’u vë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit; ai do t’i djegë dhe do t’i çojë në robëri dhe do të mbështillet me vendin e Egjiptit ashtu siç mbështillet bariu në veshjen e tij; pastaj do të niset që andej në paqe.

Jeremia 43:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të copëtojë gjithashtu shtyllat e shenjta të tempullit të diellit, që ndodhen në vendin e Egjiptit, dhe do t’u vërë flakën tempujve të perëndive të Egjiptit".
Previous Chapter
« Jeremia 42 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 44 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 43 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 43 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 43 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 43 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 43 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 43 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 43 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 43 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 43 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 43 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 43 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 43 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 43 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 43 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 43 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 43 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 43 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 43 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 43 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 43 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 43 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters