Jeremia Chapter 27 ALB Bible Verse Images

Jeremia 27 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 27 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 27:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fillim të mbretërimit të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, kjo fjalë iu drejtua Jeremias nga Zoti:

Jeremia 27:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu më ka thënë Zoti: Bëj lidhje dhe krijo zgjedhë dhe vari mbi qafën tënde;

Jeremia 27:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj ia dërgo mbretit Edom, mbretit të Moabit, mbretit të bijve të Amonit, mbretit të Tiros dhe mbretit të Sidonit, me anë të ambasadorëve të Sedekias, mbretit të Judës, të ardhur në Jeruzalem;

Jeremia 27:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe jepu urdhër që t’u thonë kështu zotërive të tyre: "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Kështu do t’u thoni zotërive tuaj:

Jeremia 27:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë kam bërë tokën, njerëzit dhe kafshët që janë mbi faqen e dheut, me fuqinë time të madhe dhe me krahun tim të shtrirë, dhe ia jap atij që më duket i mirë në sytë e mi.

Jeremia 27:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani tërë këto vende ia kam dhënë në dorë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, shërbëtorit tim; atij i kam dhënë gjithashtu kafshët e fshatrave që t’i shërbejnë.

Jeremia 27:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu tërë kombet do t’i shërbejnë atij, birit të tij dhe birit të birit të tij, deri sa të vijë koha edhe për vendin e tij; atëherë shumë kombe me mbretër të fuqishëm do ta katandisin në robëri.

Jeremia 27:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që kombi ose mbretëria që nuk do të dëshirojë t’i shërbejë atij, Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ta vërë qafën e tij nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, atë komb unë do ta dënoj,"" thotë Zoti, "me shpatën, me urinë dhe me murtajën, deri sa t’i kem shfarosur me dorë të tij.

Jeremia 27:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj mos dëgjoni profetët tuaj, as shortarët tuaj, as ata që shikojnë ëndrra, as magjistarët tuaj që ju thonë: "Nuk do të robëroheni nga mbreti i Babilonisë!".

Jeremia 27:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, ata ju profetizojnë gënjeshtra që t’ju largojnë nga vendi juaj, që unë t’ju shpërndaj dhe ju të vdisni.

Jeremia 27:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kombin që do ta vërë qafën e tij nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë dhe do t’i shërbejë atij, unë do ta lë në vendin e tij," thotë Zoti, "dhe ai do ta punojë dhe do të qëndrojë aty".

Jeremia 27:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë i fola, pra, Sedekias, mbretit të Judës, në përputhje me tërë këto fjalë dhe i thashë: "Përkulni qafën tuaj nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, i shërbeni atij dhe popullit të tij dhe do të jetoni.

Jeremia 27:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse ti dhe populli yt dëshironi të vdisni nga shpata, nga uria dhe nga murtaja, ashtu si ka folur Zoti kundër kombit që nuk dëshiron t’i shërbejë mbretit të Babilonisë?

Jeremia 27:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj mos dëgjoni fjalët e profetëve që ju thonë: "Nuk do t’i shërbeni mbretit të Babilonisë," sepse ju profetizojnë gënjeshtrën".

Jeremia 27:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sepse unë nuk i kam dërguar," thotë Zoti, "por ata profetizojnë gënjeshtrën në emrin tim, me qëllim që unë t’ju shpërndaj dhe ju të vdisni, ju dhe profetët që ju profetizojnë".

Jeremia 27:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U fola gjithashtu priftërinjve dhe tërë këtij populli, duke thënë: Kështu thotë Zoti: Mos dëgjoni fjalët e profetëve tuaj që ju profetizojnëë duke thënë: "Ja, tani orenditë e shtëpisë të Zotit do të kthehen shpejt nga Babilonia," sepse ju profetizojnë gënjeshtrën.

Jeremia 27:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos i dëgjoni ata! I shërbeni mbretit të Babilonisë dhe keni për të jetuar. Pse ky qytet duhet të katandiset në një shkretinë?

Jeremia 27:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se janë profetë dhe fjala e Zotit është me ta, le të ndërhyjnë tani pranë Zotit të ushtrive në mënyrë që orenditë që kanë mbetur në shtëpinë e Zotit, në shtëpinë e mbretit të Judës dhe në Jeruzalem, të mos shkojnë në Babiloni".

Jeremia 27:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive për shtyllat, detin, qerret dhe pjesën tjetër të orendive që kanë mbetur në këtë qytet,

Jeremia 27:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të cilat Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, nuk i mori, kur internoi Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbretit të Judës, nga Jeruzalemi në Babiloni së bashku me tërë fisnikët e Judës dhe të Jeruzalemit;

Jeremia 27:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
po, kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për orenditë që kanë mbetur në shtëpinë e Zotit, në shtëpinë e mbretit të Judës dhe në Jeruzalem:

Jeremia 27:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të çohen në Babiloni dhe aty do të mbeten, deri sa t’i kërkoj unë," thotë Zoti, "dhe do të bëj të dalin përsëri dhe të kthehen në këtë vend".
Previous Chapter
« Jeremia 26 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 28 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 27 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 27 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 27 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 27 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 27 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 27 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 27 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 27 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 27 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 27 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 27 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 27 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 27 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 27 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 27 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 27 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 27 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 27 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 27 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 27 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 27 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters