Jeremia Chapter 46 ALB Bible Verse Images

Jeremia 46 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 46 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 46:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër kombeve.

Jeremia 46:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kundër Egjiptit: përsa i përket ushtrisë së Faraonit Neko, mbretit të Egjiptit, që ishte pranë lumit Eufrat në Karkemish dhe që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, e mundi vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës.

Jeremia 46:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Përgatitni mburojën e vogël dhe të madhe dhe afrojuni betejës.

Jeremia 46:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shaloni kuajt dhe ju kalorës, u hipni atyre; paraqituni me përkrenare, i shndritni shtizat tuaja, vishni parzmoret!

Jeremia 46:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë po shoh? Ata e kanë humbur dhe po kthehen prapa; burrat e tyre trima janë mundur dhe ikin me nxitim pa kthyer as kokën prapa; rreth e qark sundon tmerri," thotë Zoti.

Jeremia 46:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mos lejo që i shpejti të ikë dhe që trimi të shpëtojë. Në veri, pranë lumit Eufrat, ata po lëkunden dhe po rrëzohen.

Jeremia 46:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush është ai që ngjitet si Nili, dhe ujrat e të cilit fryhen si ato të lumenjve?

Jeremia 46:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë Egjipti që ngjitet si Nili, dhe ujrat e të cilit po fryhen si ato të lumenjve. Ai thotë: "Do të dal, do të mbuloj tokën dhe do të shkatërroj qytetin dhe banorët e tij".

Jeremia 46:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngarkohuni, o kuaj, dhe përparoni me rrëmbim, o qerre, le të dalin përpara burrat trima, ata të Etiopisë dhe të Putit që mbajnë mburojën dhe ata të Ludit që përdorin dhe shtrijnë harkun.

Jeremia 46:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo ditë për Zotin, për Zotin e ushtrive, është ditë hakmarrjeje, për t’u hakmarrë me armiqtë e tij. Shpata do të shfarosë, do të ngopet dhe do të dehet me gjakun e tyre, sepse Zoti, Zoti i ushtrive, bën një flijim në vendin e veriut, pranë lumit Eufrat.

Jeremia 46:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngjitu në Galaad dhe merr ca balsam, o e virgjër, o bijë e Egjiptit. Më kot ti përdor barëra të shumta, nuk ka shërim për ty.

Jeremia 46:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kombet kanë marrë vesh poshtërsinë tënde dhe britma jote e dhembjes ka mbushur dheun, sepse trimi është penguar me një trim dhe që të dy kanë rënë bashkë".

Jeremia 46:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala që Zoti i drejtoi profetit Jeremia për ardhjen e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, për të goditur vendin e Egjiptit.

Jeremia 46:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpalleni në Egjipt, bëjeni të ditur në Migdol, bëjeni të ditur në Nof dhe në Tahpanhes. Thoni: "Çohu dhe përgatitu, sepse shpata përpin çdo gjë që të rrethon".

Jeremia 46:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse burrat e tu trima janë rrëzuar? Nuk mund të rezistojnë sepse Zoti i rrëzon.

Jeremia 46:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bën që të lëkunden shumë prej tyre, bien njëri mbi tjetrin dhe thonë: "Ja, të kthehemi te populli ynë dhe në vendlindje, larg shpatës vrastare".

Jeremia 46:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje ata bërtasin: "Faraoni, mbreti i Egjiptit, nuk është veçse një zhurmë e madhe, që ka lënë të kalojë koha e caktuar".

Jeremia 46:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive, "ai do të vijë si Tabori midis maleve, si Karmeli pranë detit.

Jeremia 46:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgatit gjërat e nevojshme për robërinë, o bijë që banon në Egjipt, sepse Nofi do të bëhet një shkretëtirë dhe do të digjet, nuk do të banojë më askush në të.

Jeremia 46:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Egjipti është si një mëshqerrë shumë e bukur, por i vjen shkatërrimi, i vjen nga veriu.

Jeremia 46:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe mercenarët e tij që janë në mes të tij janë si viça për majmëri; edhe ata e kanë kthyer kurrizin, ikin bashkë, nuk rezistojnë, sepse ka zbritur mbi ta dita e fatkeqësisë së tyre, koha e ndëshkimit të tyre.

Jeremia 46:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zëri i tij lëviz si një gjarpër, sepse ata përparojnë me një ushtri dhe dalin kundër saj me sëpata si shumë druvarë.

Jeremia 46:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të rrëzojnë pyllin e saj," thotë Zoti, "megjithëse është i padepërtueshëm, sepse janë më të shumtë se karkalecat, nuk numërohen dot.

Jeremia 46:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bija e Egjiptit do të mbulohet me turp, do të jepet në dorë të popullit të veriut".

Jeremia 46:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, thotë: "Ja, unë do të dënoj Amonin e Nosë, Faraonin dhe Egjiptin, perënditë e tij dhe mbretërit e tij, Faraonin dhe ata që kanë besim tek ai;

Jeremia 46:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’i jap në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe në dorë të shërbëtorëve të tij; por mbas kësaj do të banohet si në të kaluarën," thotë Zoti.

Jeremia 46:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Por ti mos u tremb, o shërbëtori im Jakob, mos u trondit, o Izrael, sepse ja, unë do të të shpëtoj ty prej së largu dhe pasardhësit e tu nga toka e robërisë se tyre. Jakobi do të kthehet, nuk do t’i bien në qafë më dhe do të jetë i qetë dhe askush nuk do ta trembë më.

Jeremia 46:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u tremb, o Jakob, shërbëtori im," thotë Zoti, "sepse unë jam me ty, do të asgjësoj tërë kombet midis të cilëve të kam shpërndarë, por nuk do të të zhduk ty; do të të ndëshkoj me një masë të drejtë dhe nuk do të të lë fare pa dënuar".
Previous Chapter
« Jeremia 45 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 47 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 46 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 46 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 46 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 46 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 46 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 46 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 46 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 46 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 46 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 46 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 46 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 46 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 46 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 46 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 46 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 46 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 46 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 46 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 46 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 46 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 46 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters