Jeremia Chapter 33 ALB Bible Verse Images

Jeremia 33 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 33 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 33:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit iu drejtua për të dytën hërë Jeremias, ndërsa qëndronte akoma i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë:

Jeremia 33:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti që bën këtë, Zoti që e formon për ta vendosur, emri i të cilit është Zoti:

Jeremia 33:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.

Jeremia 33:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që do të shemben përballë ledheve dhe shpatës.

Jeremia 33:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të vijnë të luftojnë kundër Kaldeasve, por vetëm për t’i mbushur me kufoma njerëzish, që unë do të godas në zemërimin tim dhe në tërbimin tim, sepse do ta fsheh fytyrën time nga ky qytet për shkak të gjithë ligësisë së tyre.

Jeremia 33:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë do t’i sjell atij mirëqenie dhe shërim; do t’i shëroj dhe do t’u zbuloj atyre bollëkun e paqes dhe të së vërtetës.

Jeremia 33:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj që të kthehen të mërguarit e Judës dhe të mërguarit e Izraelit dhe do t’i vendos përsëri si më parë.

Jeremia 33:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t’ua fal të gjitha paudhësitë e tyre me të cilat kanë mëkatuar dhe me të cilat kanë ngritur krye kundër meje.

Jeremia 33:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ky qytet do të ketë për mua një titull gëzimi, lëvdimi dhe lavdie përpara gjithë kombeve të dheut, kur ato të mësojnë gjithë të mirën që unë u bëj atyre; dhe do të kenë frikë e do të dridhen për shkak të gjithë mirësisë dhe të gjithë paqes që unë do t’i sjell atij".

Jeremia 33:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Në këtë vend për të cilin ju thoni: "Éshtë një shkreti, që nuk ka më as njerëz as kafshë," në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit që janë të shkreta, që nuk ka më as njerëz as kafshë, do të dëgjohen akoma

Jeremia 33:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
britma gëzimi dhe britma hareje, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, zëri i atyre që thonë: "Kremtoni Zotin e ushtrive, sepse Zoti është i mirë, sepse mirësia e tij zgjat përjetë," dhe të atyre që sjellin oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit. Sepse unë do të bëj që të kthehen të mërguarit në vend dhe do t’i vendos përsëri si më parë," thotë Zoti.

Jeremia 33:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në këtë vend që është një shkreti, ku s’ka më njeri a kafshë, dhe në të gjitha qytetet e tij do të këtë akoma banesa të barinjve ku do të pushojnë kopetë e tyre.

Jeremia 33:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qytetet e krahinës malore, në qytetet e fushës, në qytetet e Negevit, në vendin e Benianimit, në rrethinat e Jeruzalemit dhe në qytetet e Judës, dhentë do të kalojnë akoma nga dora e atij që i numëron," thotë Zoti.

Jeremia 33:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja, do të vijnë ditët," thotë Zoti, "gjatë të cilave unë do të realizoj fjalën e mirë që kam shqiptuar për shtëpinë e Izraelit dhe për shtëpinë e Judës.

Jeremia 33:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë dhe në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz drejtësie, që do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.

Jeremia 33:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ato ditë Juda do të shpëtohet dhe Jeruzalemi do të banojë i sigurt. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: "Zoti, drejtësia jonë"".

Jeremia 33:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt kështu thotë Zoti: "Nuk do t’i mungojë kurrë Davidit dikush që të ulet mbi fronin e shtëpisë së Izraelit,

Jeremia 33:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe priftërinjve Levitë nuk do t’u mungojë kurrë para meje dikush që ofron olokauste, që tymos ofertat ushqimore dhe që kryen flijime çdo ditë".

Jeremia 33:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:

Jeremia 33:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti: Në qoftë se ju mund të anuloni besëlidhjen time me ditën dhe besëlidhjen time me natën, në mënyrë që mos ketë më ditë a natë në kohën e tyre,

Jeremia 33:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do të mund të anulohet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, në mënyrë që të mos ketë një bir që të mbretërojë mbi fronin e tij, dhe me priftërinjtë Levitë, priftërinj të mi.

Jeremia 33:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si nuk mund të njehsohet ushtria e qiellit as të matet rëra e detit, ashtu unë do t’i shumoj pasardhësit e Davidit, shërbëtorit tim, dhe Levitët që më shërbejnë".

Jeremia 33:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit iu drejtua akoma Jeremias, duke thënë:

Jeremia 33:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Nuk i ke kushtuar kujdes asaj që ka pohuar ky popull, duke thënë: "Dy familjet që Zoti kishte zgjedhur, i ka hedhur poshtë"? Kështu përçmojnë popullin tim, që në sytë e tyre nuk është një komb".

Jeremia 33:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se unë nuk e kam lidhur besëlidhjen time me ditën dhe me natën dhe nuk kam përcaktuar ligjet e qiellit dhe të tokës,

Jeremia 33:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do të hedh poshtë edhe pasardhësit e Jakobit, dhe të Davidit, shërbëtorit tim, dhe nuk do të marr më nga pasardhësit e tij drejtuesit e fisit të Abrahamit, të Isakut dhe të Jakobit. Por unë do të bëj që të kthehen mërgimtarët e tyre dhe do të kem mëshirë për ta".
Previous Chapter
« Jeremia 32 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 34 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 33 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 33 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 33 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 33 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 33 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 33 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 33 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 33 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 33 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 33 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 33 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 33 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 33 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 33 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 33 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 33 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 33 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 33 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 33 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 33 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 33 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters