Jeremia Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Jeremia 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti je i drejtë, o Zot, si mund të diskutoj me ty? Megjithatë do të flas me ty lidhur me gjykimet e tua. Pse udha e të pabesëve shkon mbarë? Pse jetojnë të qetë ata që veprojnë me pabesi?

Jeremia 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I ke mbjellë dhe kanë lëshuar madje rrënjë; rriten dhe mbajnë madje fryte. Ti je afër gojës së tyre, por larg zemrës së tyre.

Jeremia 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ti, o Zot më njeh, më shikon dhe shqyrton zmrën time në përqasje me ty. Tërhiqi në thertore si dele dhe veçoji për ditën e kërdisë!

Jeremia 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Deri kur do të mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Nga shkaku i ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen, sepse ata thonë: "Ai nuk do ta shikojë fundin tonë".

Jeremia 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ti fugon me këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë me kuajt? Në rast se e ndjen veten të sigurt vetëm në një vend paqësor, çfarë do të bësh kur Jordani do të fryhet?

Jeremia 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse edhe vëllezërit e tu dhe shtëpia e atit tënd kanë vepruar në mënyrë të pabesë ndaj teje; edhe ata të bërtasin nga pas me zë të lartë. Mos ki besim tek ata kur do të thonë fjalë të mira.

Jeremia 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Braktisa shtëpinë time, hodha poshtë trashëgiminë time; dhashë atë që kam më të shtrenjtë në duart e armiqve të tij.

Jeremia 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Trashëgimia ime është bërë për mua si një luan në pyll; lëshoi ulërimën e tij kundër meje; për këtë e urreva.

Jeremia 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Trashëgimia ime ka qenë për mua si një shpend grabitqar lara-lara; shpendët grabitqarë hidhen kundër saj nga çdo anë. Shkoni, mblidhini tërë kafshët e fushës, sillini këtu që t’i gëlltisin!

Jeremia 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë barinj kanë shkretuar vreshtin tim, kanë shkelur pjesën time, e kanë katandisur pjesën time të këndshme në një shkretëtirë të mjeruar.

Jeremia 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E kanë katandisur në një shkretim; e shkretuar, të pikëllon para meje; tërë vendi është i shkretuar, por asnjeri nuk mendon për të.

Jeremia 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbi të gjitha lartësitë e shkretëtirës kanë arritur shkatërruesit dhe shpata e Zotit e përpin vendin nga një skaj në skajin tjetër të tij; asnjë mish nuk ka paqe.

Jeremia 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kanë mbjellë grurë, por korrin gjemba; janë lodhur, por pa asnjë përfitim. Do t’u vijë turp nga korrja juaj, për shkak të zemërimit të fortë të Zotit!

Jeremia 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti për të gjithë fqinjët e mi të këqij, që prekin trashëgiminë që i dhashë në zotërim popullit tim Izrael: "Ja, do t’i çrrënjos nga vendi i tyre dhe do të çrrënjos shtëpinë e Judës në mes të tyre.

Jeremia 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ka për të ndodhur që, pasi t’i kem çrrënjosur, do të më vijë keq përsëri për ta dhe do ta çoj përsëri secilin në trashëgiminë e tij, secilin në vendin e tij.

Jeremia 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ka për të ndodhur që, në rast se mësojnë me kujdes rrugët e popullit tim dhe në se betohen me emrin tim, duke thënë: "Zoti rron," ashtu siç e kanë mësuar popullin tim të betohet për Baalin, do të vendosen mirë e bukur në mes të popullit tim.

Jeremia 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se nuk do të dëgjojnë, unë do ta çrrënjos plotësisht atë komb dhe do ta shkatërroj," thotë Zoti.
Previous Chapter
« Jeremia 11 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 13 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 12 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 12 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 12 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 12 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 12 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 12 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 12 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters