Jeremia Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Jeremia 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jeremia 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jeremia 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:

Jeremia 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ndalu te porta e shtëpisë së Zotit dhe aty shpall këtë fjalë duke thënë: Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë të Judës që hyni nëpër këto porta për të rënë përmbys përpara Zotit!".

Jeremia 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Ndreqni rrugët dhe veprimet tuaja, dhe unë do të bëj që të banoni në këtë vend.

Jeremia 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u besoni fjalëve mashtruese duke thënë: "Ky është tempulli i Zotit, tempulli i Zotit, tempulli i Zotit!".

Jeremia 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ndreqni plotësisht rrugët dhe veprimet tuaja, në rast se e zbatoni me të vërtetë drejtësinë njëri ndaj tjetrit,

Jeremia 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në rast se nuk shtypni të huajin, jetimin dhe gruan e ve, nuk derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend dhe nuk adhuroni perëndi të tjera në dëmin tuaj,

Jeremia 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë do të bëj që të banoni në këtë vend, në vendin që u dhashë etërve tuaj prej shumë kohe dhe për gjithnjë.

Jeremia 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, ju u besoni fjalëve mashtruese, nga të cilat s’keni fare dobi.

Jeremia 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ju vidhni, vrisni, shkelni kurorën, betoheni për të rremen, i digjni temjan Baalit dhe u shkoni pas perëndive të tjerë që më parë nuk i njihnit,

Jeremia 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe pastaj vini të paraqiteni para meje në këtë tempull që mban emrin tim dhe thoni: "Kemi shpëtuar!," pastaj kryeni tërë këto veprime të neveritshme.

Jeremia 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky tempull, i cili mban emrin tim, mos është bërë vallë në sytë e tuaj një çerdhe hajdutësh? Ja, unë e pashë këtë," thotë Zoti.

Jeremia 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Por shkoni tani në vendin tim që ishte në Shiloh, të cilit në fillim i kisha vënë emrin tim dhe shikoni çfarë kam bërë aty për shkak të ligësisë së popullit tim Izrael.

Jeremia 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani meqenëse keni kryer tërë këto gjëra," thotë Zoti, "meqenëse kur ju kam folur me urgjencë dhe insistim nuk më keni dëgjuar, dhe kur ju kam thirrur nuk më jeni përgjigjur,

Jeremia 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë do të veproj me këtë tempull, në të cilin përmendet emri im dhe në të cilin keni besim, me këtë vend që ua dhashë juve dhe etërve tuaj, ashtu si bëra në Shiloh;

Jeremia 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’ju dëboj nga prania ime, ashtu si dëbova tërë vëllezërit tuaj, tërë pasardhësit e Efraimit.

Jeremia 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj mos ndërhy për këtë popull, mos lësho për ata asnjë britmë ose lutje dhe mos ngul këmbë pranë meje se nuk do të kënaq.

Jeremia 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk shikon çfarë po bëjnë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?

Jeremia 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë mbledhin drutë, etërit ndezin zjarrin dhe gratë mbrujnë mjellin për të përgatitur kulaç për mbretëreshën e qiellit, dhe pastaj u bëjnë libacione perëndive të tjera për të më zemëruar mua.

Jeremia 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por a më ngacmojnë me të vërtetë," thotë Zoti "ose më mirë veten e tyre dhe mbulohen me turp?".

Jeremia 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, zemërimi im, tërbimi im do të bjerë mbi këtë vend, mbi njerëzit dhe kafshët, mbi drurët e fushës dhe mbi frytet e tokës dhe do të djegë pa u shuar".

Jeremia 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Shtojini olokaustet tuaja sakrificave tuaja dhe hani mishin e tyre!

Jeremia 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë nuk u fola etërve tuaj dhe nuk u dhashë atyre asnjë urdhër, kur bëra që të dalin nga vendi i Egjiptit, përsa u përket olokausteve dhe flijimeve;

Jeremia 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por këtë urdhër u dhashë: "Dëgjoni zërin tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im; ecni në të gjitha rrugët që ju kam urdhëruar, që të jeni të lumtur".

Jeremia 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk dëgjuan as ma vunë veshin, por ecën sipas këshillave dhe kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe, dhe shkuan prapa dhe jo përpara.

Jeremia 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e deri më sot, ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me urgjencë dhe insistim.

Jeremia 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk më kanë dëgjuar as ma vunë veshin, por e fortësuan zverkun e tyre dhe u sollën më keq se etërit e tyre.

Jeremia 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ti do t’u thuash atyre tërë këto gjëra, por ata nuk do të dëgjojnë; do t’i thërrasësh, por nuk do të përgjigjen.

Jeremia 7:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do t’u thuash atyre: "Ky është kombi që nuk dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë së tij, dhe as pranon korrigjim; e vërteta është zhdukur dhe është eliminuar nga goja e tyre".

Jeremia 7:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pri flokët dhe hidhi tutje, nise vajtimin mbi lartësitë, sepse Zoti ka hedhur poshtë dhe e ka braktisur brezin e zemërimit të tij.

Jeremia 7:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Judës kanë bërë atë që është e keqe për sytë e mi," thotë Zoti. Kanë vendosur veprimet e tyre të neveritshme në tempullin ku permendet emrii im, për ta ndotur.

Jeremia 7:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kanë ndërtuar vende të larta të Tofetit, që është në luginën e birit të Hinomit, për të djegur në zjarr bijtë e tyre dhe bijat e tyre, gjë që nuk e kisha urdhëruar dhe që nuk më kishte shkuar kurrë në mendje.

Jeremia 7:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ja, vijnë ditët," thotë Zoti, "në të cilat nuk do të quhet më Tofett" as "Lugina e birit të Hinomit," por "Lugina e masakrës," dhe do të varrosen të vdekurit në Tofet, sepse nuk do të ketë vend gjetiu.

Jeremia 7:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kufomat e këtij populli do të bëhen kështu ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës, dhe askush nuk do t’i trembë.

Jeremia 7:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj që të pushojnë në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit britmat e ngazëllimit dhe britmat e gëzimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, sepse vendi do të bëhet shkretim".
Previous Chapter
« Jeremia 6 (ALB)
Next Chapter
Jeremia 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Jeremiah 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Jeremiah 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Jeremiah 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Jeremiah 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Jeremiah 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jérémie 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jeremia 7 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
ירמיה 7 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Jeremias 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giê-rê-mi-a 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jeremías 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Geremia 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
耶 利 米 书 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
耶 利 米 書 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jeremia 7 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иеремия 7 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єремія 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Jeremiás 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еремия 7 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エレミヤ書 7 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jeremia 7 (NORSK) »

Jeremia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters