Veprat e Apostujve Chapter 28 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 28 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 28 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 28:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si shpëtuan, morën vesh atëherë se ishulli quhej Maltë.

Veprat e Apostujve 28:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Barbarët treguan ndaj nesh një mirësjellje të pazakontë, sepse ndezën një zjarr të madh dhe na morën të gjithëve brenda, sepse binte shi dhe bënte ftohtë.

Veprat e Apostujve 28:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa Pali mblidhte ca shkarpa dhe i vinte mbi zjarr, nga të nxehtit doli një nepërkë dhe iu ngjit te dora.

Veprat e Apostujve 28:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Barbarët, kur panë gjarprin që i varej nga dora, i thanë njëri-tjetrit: “Me siguri ky njeri është një vrasës, sepse, edhe pse shpëtoi nga deti, drejtësia hyjnore nuk e lë të rrojë.”

Veprat e Apostujve 28:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pali, si e shkundi gjarprin në zjarr, nuk pësoi ndonjë të keqe.

Veprat e Apostujve 28:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata po prisnin që ai të fryhej ose të binte i vdekur në çast; por, mbasi pritën gjatë dhe panë se nuk po i ndodhte asgjë e pazakontë, ndryshuan mendim dhe thanë se ishte një perëndi.

Veprat e Apostujve 28:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe rreth atij vendi i kishte arat i pari i ishullit me emër Publius; ai na priti dhe na mbajti në shtëpi tri ditë miqësisht.

Veprat e Apostujve 28:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që i ati i Publit dergjej në shtrat, i sëmurë me ethe dhe me dizenteri; Pali i shkoi dhe, mbasi ishte lutur, vuri duart mbi të dhe e shëroi.

Veprat e Apostujve 28:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas kësaj edhe banorë të tjerë të ishullit që kishin sëmundje vinin tek ai dhe u shëruan;

Veprat e Apostujve 28:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe këta na nderuan me shumë ndere dhe, kur u nisëm për të lundruar, na furnizuan gjërat e nevojshme.

Veprat e Apostujve 28:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë, që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte si shenjë Dioskurët.

Veprat e Apostujve 28:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si arritëm në Sirakuzë, qëndruam atje tri ditë.

Veprat e Apostujve 28:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, prej andej, duke lundruar afër bregut, arritëm në Rexho. Të nesërmen fryu juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuoli.

Veprat e Apostujve 28:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur gjetëm atje vëllezër, na lutën të rrimë tek ata shtatë ditë. Dhe kështu mbërritëm në Romë.

Veprat e Apostujve 28:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.

Veprat e Apostujve 28:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritëm në Romë, centurioni ia dorëzoi robërit komandantit të kampit; por Palit iu dha leja të rrijë më vete me një ushtar si roje.

Veprat e Apostujve 28:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas tri ditësh, Pali thirri krerët e Judenjve. Kur ata u mblodhën, u tha atyre: “Vëllezër, ndonëse nuk bëra asgjë kundër popullit dhe kundër zakoneve të etërve, jam arrestuar në Jeruzalem dhe më kanë dorëzuar në duart e Romakëve.

Veprat e Apostujve 28:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, si më pyetën, donin të më lëshonin, sepse tek unë nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen.

Veprat e Apostujve 28:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, duke qenë se Judenjtë kundërshtonin, u detyrova t’i apelohem Cezarit, jo se kam ndonjë akuzë kundër kombit tim.

Veprat e Apostujve 28:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë arsye, pra, ju kam thirrur, ë t’ju shoh dhe t’ju flas, sepse për shpresën e Izraelit jam lidhur me këta hekura.”

Veprat e Apostujve 28:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ata i thanë: “Ne nuk kemi marrë asnjë letër për ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonjë nga vëllezërit të na tregojë ose të thotë ndonjë të keqe për ty.

Veprat e Apostujve 28:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje ç’mendon, sepse për këtë sekt ne dimë se kudo flitet kundra.”

Veprat e Apostujve 28:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi i caktuan një ditë, erdhën shumë veta tek ai në banesën e tij; dhe ai shtjellonte dhe u dëshmonte atyre për mbretërinë e Perëndisë dhe, me anë të ligjit të Moisiut dhe të profetëve kërkonte t’i bindte për gjërat që i përkasin Jezusit, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Veprat e Apostujve 28:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa bindeshin nga ato që u thoshte, por të tjerë nuk besonin.

Veprat e Apostujve 28:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke qenë në mospajtim njëri me tjetrin, u larguan, pasi Pali u tha pikërisht këto fjalë: “Mirë u foli Fryma e Shenjtë me anë të profetit Isaia etërve tanë,

Veprat e Apostujve 28:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: "Shko tek ai popull dhe i thuaj: "Do të dëgjoni, por nuk do të merrni vesh, do të vështroni, por nuk do të shikoni;

Veprat e Apostujve 28:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në fakt zemra e këtij populli u bë e ngurtë, dhe i janë rënduar veshët dhe kanë mbyllur sytë, që të mos shohin me sy dhe të mos dëgjojnë me veshë dhe të mos kuptojnë me zemër dhe të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj.

Veprat e Apostujve 28:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ta dini, pra, se ky shpëtim i Perëndisë iu dërgua johebrenjve, dhe ata do ta dëgjojnë!.”

Veprat e Apostujve 28:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si i tha këto fjalë, Judenjve ikën duke u ngrënë me shumë fjalë njëri me tjetrin.

Veprat e Apostujve 28:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai,

Veprat e Apostujve 28:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu Krisht me shumë liri dhe pa ndalim.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 28 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 28 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 28 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 28 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 28 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 28 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 28 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 28 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 28 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 28 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 28 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 28 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 28 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 28 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 28 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 28 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters