Veprat e Apostujve Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë,

Veprat e Apostujve 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.

Veprat e Apostujve 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri i tha: “Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës?

Veprat e Apostujve 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!.”

Veprat e Apostujve 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.

Veprat e Apostujve 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ngritën disa të rinj, e mbështollën, e mbartën jashtë dhe e varrosën.

Veprat e Apostujve 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe afërsisht tre orë më vonë hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ç’kishte ndodhur.

Veprat e Apostujve 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: “Më thuaj, a e shitët arën për kaq?.” Dhe ajo u përgjigj: “Po, për aq.”

Veprat e Apostujve 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri i tha: “Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!.”

Veprat e Apostujve 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në moment ajo ra te këmbët e tij dhe dha shpirt. Dhe të rinjtë, si hynë, e gjetën të vdekur, e mbartën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.

Veprat e Apostujve 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu një frikë e madhe e zuri gjithë kishën dhe gjithë ata që i dëgjonin këto gjëra.

Veprat e Apostujve 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve. Të gjithë me një mendje të vetme mblidheshin nën portikun e Salomonit.

Veprat e Apostujve 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe asnjeri nga të tjerët nuk guxonte të bashkohej me ta; por populli i lartësonte.

Veprat e Apostujve 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Zotit i shtohej një numër gjithnjë e më i madh besimtarësh, turma burrash dhe grash,

Veprat e Apostujve 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
aq sa i binin të sëmurët në sheshe, i vinin në shtretër e në shtroja, që kur kalonte Pjetri, të paktën hija e tij të mbulonte ndonjë nga ata.

Veprat e Apostujve 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe një turmë nga qytetet përreth turrej në Jeruzalem, duke sjellë të sëmurët dhe ata që mundoheshin nga frymëra të ndyra dhe të gjithë shëroheshin.

Veprat e Apostujve 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ngritën kryeprifti dhe të gjithë ata që ishin me të, domethënë sekti i saducenjve, plot smirë,

Veprat e Apostujve 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe vunë dorë mbi apostujt dhe i futën në burgun publik.

Veprat e Apostujve 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një engjëll i Zotit, natën, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jashtë, tha:

Veprat e Apostujve 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Shkoni, paraqituni në tempull dhe i shpallni popullit të gjitha fjalët e kësaj jete.”

Veprat e Apostujve 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, si i dëgjuan këto, hynë në tempull kur zbardhte dita dhe mësonin. Por kryeprifti dhe ata që ishin me të, erdhën dhe thirrën bashkë sinedrin dhe të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit; pastaj dërguan rojet në burg për t’i sjellë apostujt.

Veprat e Apostujve 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por rojet, kur arritën në burg, nuk i gjetën; dhe kur u kthyen bënë raportimin e tyre,

Veprat e Apostujve 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Ne e gjetëm burgun të mbyllur me kujdes dhe rojet në këmbë përpara dyerve; por kur i hapëm, nuk gjetëm asnjeri brenda.”

Veprat e Apostujve 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kryeprifti, komandanti i rojeve të tempullit dhe krerët e priftërinjve, kur i dëgjuan këto gjëra, mbetën të habitur lidhur me këtë, sepse nuk dinin ç’donte të thoshte gjithë kjo punë.

Veprat e Apostujve 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por erdhi dikush që u raportoi atyre duke thënë: “Ja, këta njerëz që ju i futët në burg janë në tempull dhe po mësojnë popullin.”

Veprat e Apostujve 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë komandanti shkoi me rojet dhe i solli, pa dhunë, nga frika se mos populli i vriste me gurë.

Veprat e Apostujve 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, i sollën dhe i paraqitën përpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,

Veprat e Apostujve 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Po a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht të mësoni në atë emër? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinën tuaj dhe doni që të bjerë mbi ne gjaku i atij njeriu.”

Veprat e Apostujve 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: “Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.

Veprat e Apostujve 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru.

Veprat e Apostujve 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.

Veprat e Apostujve 5:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij.”

Veprat e Apostujve 5:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjuan këto gjëra, ata u tërbuan dhe vendosën t’i vrasin.

Veprat e Apostujve 5:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një farise, me emër Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithë populli, u ngrit në këmbë në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një moment.

Veprat e Apostujve 5:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre të sinedrit: “Burra të Izraelit, mendohuni mirë për atë që do t’u bëni këtyre njerëzve.

Veprat e Apostujve 5:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse pak kohë më parë u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodhën afro katërqind burra; por ai u vra dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë dhe u asgjësuan.

Veprat e Apostujve 5:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas tij, në kohën e regjistrimit të popullsisë, u ngrit Juda Galileas që tërhoqi pas vetes shumë njerëz; edhe ai humbi, dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë.

Veprat e Apostujve 5:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani unë po ju them t’u rrini larg këtyre njerëzve dhe t’i lironi, sepse në qoftë se ky plan ose kjo vepër është prej njerëzve, ajo do të prishet,

Veprat e Apostujve 5:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nëse është prej Perëndisë, ju nuk mund ta prishni, sepse do të gjendeshit në luftë kundër vetë Perëndisë!.”

Veprat e Apostujve 5:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata ia vunë veshin. Dhe, mbasi i thirrën apostujt, i rrahën dhe u dhanë urdhër të mos flasin në emër të Jezusit; pastaj i lanë të shkojnë.

Veprat e Apostujve 5:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit.

Veprat e Apostujve 5:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çdo ditë, në tempull e nëpër shtëpi, nuk pushonin duke mësuar dhe duke shpallur lajmin e mirë: që Jezusi është Krishti.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Apostelgeschichte 5 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 5 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 5 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 5 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 5 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 5 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 5 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters