Veprat e Apostujve Chapter 20 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni.

Veprat e Apostujve 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.

Veprat e Apostujve 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se Judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.

Veprat e Apostujve 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe deri në Azi e përcollën Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.

Veprat e Apostujve 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta ishin nisur para nesh dhe na prisnin në Troas.

Veprat e Apostujve 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse ne u nisëm nga Filipi, pas ditëve të të Ndormëve, dhe për pesë ditë i arritëm në Troas, ku qëndruam shtatë ditë.

Veprat e Apostujve 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur dishepujt për të thyer bukën, Pali, i cili duhet të nisej të nesërmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjalën deri në mesnatë.

Veprat e Apostujve 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në sallën ku ishim mbledhur kishte shumë llamba.

Veprat e Apostujve 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një djalosh me emër Eutik, që ishte ulur në parvazin e dritares, e zuri një gjumë i rëndë; dhe, ndërsa Pali e çoi fjalën gjatë, e zuri gjumi, ra nga kati i tretë poshtë dhe e ngritën të vdekur.

Veprat e Apostujve 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pali, si zbriti, ra mbi të, e përqafoi dhe tha: “Mos u shqetësoni, se shpirti i tij është në të.”

Veprat e Apostujve 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ngjit përsëri lart, e theu bukën dhe hëngri; dhe, pasi foli gjatë deri në të gdhirë, u nis.

Veprat e Apostujve 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq e prunë djalin të gjallë, dhe u ngushëlluan jo pak.

Veprat e Apostujve 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.

Veprat e Apostujve 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur na arriti në Asos, e morëm dhe arritëm në Mitilinë.

Veprat e Apostujve 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.

Veprat e Apostujve 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Pali kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes, që të mos humbiste kohë në Azi; sepse nxitonte që të ndodhej, po të ishte e mundur, në Jeruzalem ditën e Rrëshajëve.

Veprat e Apostujve 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.

Veprat e Apostujve 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: “Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,

Veprat e Apostujve 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m’u bënë nga tinëzitë e Judenjve;

Veprat e Apostujve 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,

Veprat e Apostujve 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekëve mbi pendimin te Perëndi dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.

Veprat e Apostujve 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, tani, i shtyrë nga Fryma, po shkoj në Jeruzalem pa ditur se ç’do të më ndodhë atje,

Veprat e Apostujve 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
përveçse Fryma e Shenjtë dëshmon për mua në çdo qytet, duke thënë se më presin pranga dhe mundime.

Veprat e Apostujve 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë nuk dua t’ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.

Veprat e Apostujve 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time.

Veprat e Apostujve 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj sot po ju deklaroj se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve;

Veprat e Apostujve 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.

Veprat e Apostujve 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.

Veprat e Apostujve 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt unë e di se, pas largimit tim, do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta kursejnë tufën,

Veprat e Apostujve 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt.

Veprat e Apostujve 20:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.

Veprat e Apostujve 20:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t’ju ndërtojë dhe t’ju japë trashëgimin në mes të të gjithë të shenjtëruarve.

Veprat e Apostujve 20:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjërit.

Veprat e Apostujve 20:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju vetë e dini se këto duar kanë punuar për nevojat e mia dhe për ata që ishin bashkë me mua.

Veprat e Apostujve 20:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!!".”

Veprat e Apostujve 20:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si kishte thënë këto gjëra, u ul mbi gjunjë dhe u lut me ata të gjithë.

Veprat e Apostujve 20:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të gjithë qanë me të madhe, e rroknin në qafë Palin dhe e puthnin,

Veprat e Apostujve 20:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të hidhëruar sidomos për fjalën që kishte thënë, se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Pastaj e përcollën në anije.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 20 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 20 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 20 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 20 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 20 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 20 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 20 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters