Veprat e Apostujve Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që edhe në Antioki ata hynë në sinagogën Ejudenjve dhe folën në mënyrë të tillë, sa një turmë e madhe Judenjsh dhe Grekësh besuan,

Veprat e Apostujve 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Porjudenjtë që nuk besuan i nxitën dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundër vëllezërve.

Veprat e Apostujve 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, qëndruan shumë kohë atje, duke folur lirisht në Zotin, i cili jepte dëshmi fjalës së hirit të tij, duke lejuar që me anë të duarve të tyre të bëheshin shenja dhe mrekulli.

Veprat e Apostujve 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anën e Judenjve dhe të tjerë atë të apostujve.

Veprat e Apostujve 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur u bë një orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerët e tyre për t’i keqtrajtuar apostujt dhe për t’i vrarë me gurë,

Veprat e Apostujve 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata e morën vesh dhe ikën në qytetet e Likaonisë: në Listra, në Derbë dhe në krahinën përreth,

Veprat e Apostujve 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në Listra ishte një njeri me këmbë të paralizuara, që rrinte gjithnjë ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrë, sepse ishte sakat që nga barku i së ëmës.

Veprat e Apostujve 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky e dëgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytë mbi të dhe pa se ai kishte besim për t’u shëruar,

Veprat e Apostujve 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tha me zë të lartë: “Çohu në këmbë!.” Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë.

Veprat e Apostujve 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma, kur pa ç’kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: “Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu.”

Veprat e Apostujve 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e quanin Barnabën Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë.

Veprat e Apostujve 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë prifti i Jupiterit, që e kishte tempullin në hyrje të qytetit të tyre, solli dema me kurora pranë portave dhe donte të ofronte një flijim bashkë me turmën.

Veprat e Apostujve 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dëgjuan këtë, i grisën rrobat e tyre dhe u turrën në mes të turmës, duke thirrur e duke thënë:

Veprat e Apostujve 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta.

Veprat e Apostujve 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në brezat që shkuan ai la që të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre;

Veprat e Apostujve 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nuk e la veten e vet pa dëshmi, duke bërë mirë, duke na dhënë shira prej qiellit dhe stinë të frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe gëzim.”

Veprat e Apostujve 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke thënë këto gjëra, mundën t’i ndalin me vështirësi turmat që të mos u bëjnë flijim.

Veprat e Apostujve 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në atë kohë erdhën disa Judenj nga Antiokia dhe nga Ikoni; ata, mbasi ia mbushën mendjen turmës, e gjuajtën me gurë Palin dhe, duke menduar se kishte vdekur, e tërhoqën zvarrë jashtë qytetit.

Veprat e Apostujve 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur dishepujt u mblodhën rreth tij, ai u ngrit dhe hyri në qytet; dhe të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.

Veprat e Apostujve 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi ungjillëzuan atë qytet dhe bënë shumë dishepuj, u kthyen në Listra, në Ikon dhe në Antioki,

Veprat e Apostujve 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.

Veprat e Apostujve 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi caktuan për ta pleqtë në çdo kishë, u lutën dhe agjëruan, i lanë në dorën e Zotit, në të cilin kishin besuar.

Veprat e Apostujve 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi e përshkuan Pisidinë, ardhën në Panfili.

Veprat e Apostujve 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali.

Veprat e Apostujve 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj që andej lundruan për në Antioki, prej nga ishin rekomanduar në hir të Perëndisë për veprën që posa kishin kryer.

Veprat e Apostujve 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si arritën atje, mblodhën kishën dhe treguan ç’gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derën e besimit.

Veprat e Apostujve 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe qëndruan atje me dishepujt mjaft kohë.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 14 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 14 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 14 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 14 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 14 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 14 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 14 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters