Veprat e Apostujve Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashkë për në tempull, rreth orës së nëntë, në orën e lutjes.

Veprat e Apostujve 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit, e t’u quajtur "E bukura," për t’u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull.

Veprat e Apostujve 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë.

Veprat e Apostujve 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: “Na shiko.”

Veprat e Apostujve 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre.

Veprat e Apostujve 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri tha: “Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!.”

Veprat e Apostujve 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si e kapi nga dora e djathtë, e ngriti në këmbë; dhe në atë çast iu forcuan këmbët dhe nyjet.

Veprat e Apostujve 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe me një të hovur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë; dhe hyri me ta në tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavdëruar Perëndinë.

Veprat e Apostujve 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjithë populli e pa duke ecur dhe duke lavdëruar Perëndinë,

Veprat e Apostujve 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë; dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij.

Veprat e Apostujve 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, ndërsa i çali që ishte shëruar rrinte ngjitur pas Pjetrit dhe Gjonit, gjithë populli, i çuditur, rendi drejt tyre te portiku të quajtur i Salomonit.

Veprat e Apostujve 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri, duke parë këtë gjë, i foli popullit duke thënë: “Burra të Izraelit, pse po mrrekulloheni për këtë? Ose pse po na i ngulni sytë sikur ne me fuqinë tonë të vetme ose me perëndishmëri të kishim bërë që ky njeri të ecë?

Veprat e Apostujve 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Perëndia e etërve tanë e ka përlëvduar Birin e tij Jezusin, të cilin ju ia dorëzuat Pilatit dhe e mohuat përpara tij, megjithëse ai kishte vendosur ta lironte.

Veprat e Apostujve 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju e mohuat të Shenjtin, të Drejtin, dhe kërkuat që t’ju jepej një vrasës,

Veprat e Apostujve 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe vratë princin e jetës, që Perëndia e ka ringjallur prej së vdekuri dhe për të cilin ne jemi dëshmitarë!

Veprat e Apostujve 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe për besimin në emër të Jezusit, ky njeri, të cilin ju po e shihni dhe e njihni, u fortesua nga emri i tij; dhe besimi, që është nëpërmjet tij, i ka dhënë shërimin e plotë të gjymtyrëve, në praninë e të gjithëve ju.

Veprat e Apostujve 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani, o vëllezër, unë e di që e keni bërë nga padija, ashtu siç kanë bërë edhe krerët tuaj.

Veprat e Apostujve 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kështu Perëndia i ka përmbushur ato që kishte parathënë me gojën e të gjithë profetëve të vet, se Krishti i tij do të vuante.

Veprat e Apostujve 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit,

Veprat e Apostujve 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve,

Veprat e Apostujve 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës.

Veprat e Apostujve 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t’ju thotë!

Veprat e Apostujve 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit".

Veprat e Apostujve 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithashtu të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur qysh nga Samueli e këtej, i kanë shpallur këto ditë.

Veprat e Apostujve 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: "Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut".

Veprat e Apostujve 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t’ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij.”

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 3 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 3 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 3 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 3 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 3 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Apostelgeschichte 3 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 3 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 3 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 3 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 3 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 3 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 3 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 3 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 3 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 3 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 3 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters