Veprat e Apostujve Chapter 27 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 27 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 27 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 27:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u vendos që ne të lundrojmë për në Itali, Pali dhe disa të burgosur të tjerë iu dorëzuan një centurioni me emër Jul, i kohortës Augusta.

Veprat e Apostujve 27:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hipëm në një anije të Adramitit, që duhej të kalonte nga portet e brigjeve të Azisë, dhe lundronim duke pasur me vete Aristarkun, një maqedonas nga Thesaloniki.

Veprat e Apostujve 27:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen arritëm në Sidon; dhe Juli, duke u treguar njerëzor me Palin, i dha leje të shkojë te miqtë e vet dhe që të kujdesen për të.

Veprat e Apostujve 27:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, si u nisëm prej andej, lundruam të mbrojtur nga Qipro, sepse erërat ishin të kundërta.

Veprat e Apostujve 27:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si e kaptuam detin e Kilikisë dhe të Panfilisë, arritëm në Mirë të Likisë.

Veprat e Apostujve 27:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Centurioni gjeti atje një anije të Aleksandrisë, që do të shkonte për në Itali, dhe na futi në të.

Veprat e Apostujve 27:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke lundruar ngadalë për shumë ditë, arritëm me vështirësi deri përballë Knidit, sepse nuk na linte era; pastaj filluam të lundrojmë të mbrojtur nga Kreta nga ana e Salmonit.

Veprat e Apostujve 27:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke lundruar me shumë vështirësi përbri brigjeve të saj, arritëm në një vend që quhet Limanet e Bukur, pranë të cilit ishte qyteti Lasea.

Veprat e Apostujve 27:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke qenë se kishte kaluar mjaft kohë dhe lundrimi ishte bërë i rrezikshëm, sepse edhe agjërimi tashmë kishte kaluar, Pali i këshilloi ata të anijes,

Veprat e Apostujve 27:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “O burra, unë po shoh se lundrimi do të bëhet me rrezik dhe me dëm të madh jo vetëm për ngarkesën dhe për anijen, por edhe për ne vetë.

Veprat e Apostujve 27:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por centurioni kishte më shumë besim te timonieri dhe te kapiteni i anijes sesa në ato që thoshte Pali.

Veprat e Apostujve 27:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke qenë se ai liman nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica qe e mendimit të lundronim prej andej për t’u përpjekur të arrijnim në njëfarë mënyre në Fenike, një liman i Kretës, që e rrihte jugperëndimi dhe veriperëndimi, dhe aty të kalonim dimrin.

Veprat e Apostujve 27:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur filloi të fryjë lehtë juga, duke menduar se mund të realizohej qëllimi i tyre, i ngritën spirancat dhe filluan të lundrojnë afër brigjeve të Kretës.

Veprat e Apostujve 27:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, pak më vonë, shpërtheu mbi ishull një erë e vrullshme, që e quajnë euroklidon.

Veprat e Apostujve 27:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se anija po ikte pa qenë në gjendje t’i qëndronte erës, e lamë në mëshirë të fatit dhe kështu filluam të shkojmë sa andej-këtej.

Veprat e Apostujve 27:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si kaluam me të shpejtë pranë një ishulli të vogël, që quhet Klauda, arritëm me vështirësi ta vëmë nën kontroll sandallin.

Veprat e Apostujve 27:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi e ngritën në bordin, detarët përdorën të gjitha mënyrat për ta ngjeshur nga poshtë anijen dhe, nga frika se mos ngecnin në cekëtinat ranore të Sirtës, i ulën velat dhe kështu shkonin andej-këtej.

Veprat e Apostujve 27:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbasi furtuna na vuri përpara me forcë, të nesërmen filluan ta hedhim në det ngarkesën.

Veprat e Apostujve 27:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e tretë, hodhën me duart e tyre, pajisjet e anijes në det.

Veprat e Apostujve 27:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke qenë se prej shumë ditësh nuk dukeshin as dielli as yjet, dhe furtuna po tërbohej, humbi tashmë çdo shpresë shpëtimi.

Veprat e Apostujve 27:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe, mbasi kishin mbetur shumë kohë pa ushqim, Pali u çua në mes të tyre dhe tha: “O burra, po të më kishit dëgjuar dhe të mos ishit nisur nga Kreta, do t’i ishim shmangur këtij rreziku dhe kësaj humbjeje.

Veprat e Apostujve 27:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani ju këshilloj të mos e humbni torruan sepse asnjë shpirt nga ne nuk do të humbasë, përveç anijes.

Veprat e Apostujve 27:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse këtë natë m’u shfaq një engjëll i Perëndisë, të cilit unë i përkas dhe të cilit unë i shërbej,

Veprat e Apostujve 27:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: "Pal, mos druaj, ti duhet të dalësh para Cezarit; dhe ja, Perëndia ty t’i ka dhënë të gjithë ata që lundrojnë me ty".

Veprat e Apostujve 27:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, o burra, kini zemër të gëzuar, sepse unë besoj në Perëndinë se do të ndodhë pikërisht ashtu siç m’u tha.

Veprat e Apostujve 27:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe duhet të ngecim në një ishull.”

Veprat e Apostujve 27:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur erdhi nata e katërmbëdhjetë që po kalonim andej e këndej në detin Adriatik, aty nga mesnata detarët patën përshtypjen se po i afroheshin një toke.

Veprat e Apostujve 27:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si hodhën matësin e thellësisë, gjetën njëzet pashë thellësi; pastaj, pak më tutje e hodhën përsëri matësin e thellësisë dhe gjetën pesëmbëdhjetë pashë.

Veprat e Apostujve 27:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi katër spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë.

Veprat e Apostujve 27:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, duke qenë se detarët kërkonin të iknin prej anijes dhe po e ulnin sandallen në det gjoja për të hedhur spirancat nga bashi,

Veprat e Apostujve 27:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pali u tha centurionit dhe ushtarëve: “Po nuk qëndruan këta në anije, ju nuk do të mund të shpëtoni.”

Veprat e Apostujve 27:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ushtarët i prenë litarët e sandallit dhe e lanë të bjerë jashtë.

Veprat e Apostujve 27:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në pritje që të bëhej ditë, Pali i nxiti të gjithë të hanin diçka, duke thënë: “Sot është e katërmbëdhjeta ditë që, duke pritur, jeni të uritur, pa ngrënë asgjë.

Veprat e Apostujve 27:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë.”

Veprat e Apostujve 27:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë.

Veprat e Apostujve 27:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të gjithë, si morën zemër, morën edhe ata nga ushqimi.

Veprat e Apostujve 27:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta.

Veprat e Apostujve 27:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi hëngrën sa u ngopën, e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det.

Veprat e Apostujve 27:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur u gdhi, nuk e njihnin dot vendin, por vunë re një gji me një breg dhe vendosën ta shtyjnë anijen aty, po të mundnin.

Veprat e Apostujve 27:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det, duke zgjidhur në të njëjtën kohë të lidhurat e timonit; pastaj, si e ngritën velën kryesore nga era, u drejtuan për te bregu.

Veprat e Apostujve 27:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, mbasi ranë në një cekëtinë që kishte deti nga të dy anët, anija ngeci dhe mbeti me bashin të zënë e të palëvizshëm, ndërsa kiçi po shkallmohej nga furia e valëve.

Veprat e Apostujve 27:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ushtarët ishin të mendimit t’i vritnin robërit, që asnjë të mos ikte me not.

Veprat e Apostujve 27:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por centurioni, duke dashur të shpëtojë Palin, ua largoi mendimin për këtë propozim dhe u dha urdhër atyre që dinin të notonin të hidheshin të parët në det dhe të dilnin në tokë;

Veprat e Apostujve 27:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj të tjerët, kush mbi dërrasa, kush mbi pjesë të anijes; dhe kështu ndodhi që të gjithë mundën të shpëtojnë në tokë.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 27 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 27 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 27 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 27 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 27 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 27 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 27 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 27 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 27 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 27 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 27 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 27 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 27 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 27 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 27 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 27 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters