Veprat e Apostujve Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.

Veprat e Apostujve 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.

Veprat e Apostujve 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.

Veprat e Apostujve 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.

Veprat e Apostujve 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t’u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.

Veprat e Apostujve 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: “Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë.”

Veprat e Apostujve 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.

Veprat e Apostujve 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Krispi, kreu i sinagogës, besoi te Zoti me gjithë shtëpinë e tij; edhe shumë Korintas, duke dëgjuar Palin, besuan dhe u pagëzuan.

Veprat e Apostujve 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një natë Zoti i tha Palit në vegim: “Mos druaj, por fol dhe mos pusho,

Veprat e Apostujve 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet.”

Veprat e Apostujve 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj, duke mësuar ndër ta fjalën e Perëndisë.

Veprat e Apostujve 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, Judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,

Veprat e Apostujve 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Ky ua mbush mendjen njerëzve t’i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin.”

Veprat e Apostujve 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha Judenjve: “Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o Judenj, do t’ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;

Veprat e Apostujve 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave.”

Veprat e Apostujve 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t’ia dinte fare për këto gjëra.

Veprat e Apostujve 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.

Veprat e Apostujve 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me Judenjtë.

Veprat e Apostujve 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;

Veprat e Apostujve 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por u nda prej tyre duke thënë: “Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju.” Dhe u nis nga Efesi nëpër det.

Veprat e Apostujve 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.

Veprat e Apostujve 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.

Veprat e Apostujve 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një Jude, me emër Apollo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.

Veprat e Apostujve 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.

Veprat e Apostujve 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.

Veprat e Apostujve 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Mbasi arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata që kishin besuar me anë të hirit.

Veprat e Apostujve 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai në fakt, i kundërshtonte botërisht me forcë të madhe Judenjtë, duke treguar me anë të Shkrimeve se Jezusi është Krishti.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 18 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 18 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 18 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 18 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 18 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 18 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters