Veprat e Apostujve Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai arriti në Derbë dhe në Listra; këtu ishte një dishepull me emër Timote, biri i një gruaje judease besimtare, por me baba grek,

Veprat e Apostujve 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të cilin jepnin dëshmi të mirë vëllezërit e Listrës dhe të Ikonit.

Veprat e Apostujve 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pali deshi që të dilte me të; kështu e mori, e rrethpreu për shkak të Judenjve që ishin në ato vende, sepse të gjithë e dinin se babai i tij ishte grek.

Veprat e Apostujve 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke kaluar nëpër qytete, i urdhëronin ata të zbatojnë vendimet që ishin marrë nga apostujt dhe nga pleqtë në Jeruzalem.

Veprat e Apostujve 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kishat, pra, po forcoheshin në besim dhe rriteshin në numër përditë.

Veprat e Apostujve 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Fryma e Shenjtë që të shpallin fjalën në Azi.

Veprat e Apostujve 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si arritën në kufijtë e Misisë, ata kërkuan të shkojnë në Bitini, por Fryma nuk i lejoi.

Veprat e Apostujve 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pasi e përshkuan Misinë, zbritën në Troas.

Veprat e Apostujve 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjatë natës Palit iu shfaq një vegim. I rrinte para një burrë Maqedonas, që i lutej dhe i thoshte: “Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo.”

Veprat e Apostujve 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi e pa vegimin, kërkuam menjëherë të shkojmë në Maqedoni, të bindur se Zoti na kishte thirrur që t’ua shpallim atyre ungjillin.

Veprat e Apostujve 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis,

Veprat e Apostujve 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe prej andej në Filipi, që është qyteti i parë i asaj ane të Maqedonisë dhe koloni romake; dhe qëndruam disa ditë në atë qytet.

Veprat e Apostujve 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e së shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave që ishin mbledhur atje.

Veprat e Apostujve 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.

Veprat e Apostujve 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pasi ajo u pagëzua me familjen e saj, na u lut duke thënë: “Në qoftë se më keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni në shtëpinë time dhe rrini.” Dhe na detyroi të pranojmë.

Veprat e Apostujve 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur po shkonim për lutje, na doli para një skllave e re që kishte një frymë falli, e cila, duke u treguar fatin njerëzve, u sillte shumë fitime zotërinjve të saj.

Veprat e Apostujve 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo u vu të ndjekë Palin dhe ne, dhe bërtiste duke thënë: “Këta njerëz janë shërbëtorë të Perëndisë Shumë të Lartë dhe ju shpallën udhën e shpëtimit.”

Veprat e Apostujve 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ajo e bëri këtë shumë ditë me radhë, por Pali, i mërzitur, u kthye dhe i tha frymës: “Unë të urdhëroj në emër të Jezu Krishtit të dalësh prej saj.” Dhe fryma doli që në atë çast.

Veprat e Apostujve 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por zotërinjtë e saj, kur panë se u humbi shpresa e fitimit të tyre, i kapën Palin dhe Silën dhe i tërhoqën te sheshi i tregut përpara arkondëve;

Veprat e Apostujve 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe si ua paraqitën pretorët, thanë: “Këta njerëz, që janë Judenj, e turbullojnë qytetin tonë,

Veprat e Apostujve 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe predikojnë zakone që për ne, që jemi Romakë, nuk është e ligjshme t’i pranojmë dhe t’i zbatojmë.”

Veprat e Apostujve 16:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë turma u lëshua e gjitha bashkë kundër tyre: dhe pretorëve, ua grisën atyre rrobat dhe urdhëruan t’i rrahin me kamxhik.

Veprat e Apostujve 16:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si i rrahën me shumë goditje, i futën në burg duke urdhëruar rojtarin e burgut t’i ruajë me kujdes.

Veprat e Apostujve 16:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky, si mori një urdhër të tillë, i futi në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua shtrëngoi këmbët në dru.

Veprat e Apostujve 16:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.

Veprat e Apostujve 16:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.

Veprat e Apostujve 16:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut të hapura, nxori shpatën dhe donte të vriste veten, duke menduar se të burgosurit kishin ikur.

Veprat e Apostujve 16:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pali thirri me zë të lartë: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetes, sepse ne të gjithë jemi këtu.”

Veprat e Apostujve 16:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai kërkoi një dritë, u turr brenda dhe duke u dridhur i tëri u ra ndër këmbë Palit dhe Silës;

Veprat e Apostujve 16:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj i nxori jashtë dhe tha: “Zotërinj, ç’duhet të bëj unë që të shpëtohem?.”

Veprat e Apostujve 16:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i thanë: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote.”

Veprat e Apostujve 16:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata i shpallën fjalën e Zotit atij dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij.

Veprat e Apostujve 16:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë.

Veprat e Apostujve 16:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë.

Veprat e Apostujve 16:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u gdhi, pretorët dërguan liktorët t’i thonë rojtarit të burgut: “Lëri të lirë ata njerëz.”

Veprat e Apostujve 16:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe rojtari i burgut i tregoi Palit këto fjalë: “Pretorët kanë dërguar fjalë që të liroheni; dilni, pra, dhe shkoni në paqe.”

Veprat e Apostujve 16:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pali u tha atyre: “Mbasi na kanë rrahur botërisht pa qenë të dënuar në gjyq, ne që jemi qytetarë romakë, na futën në burg dhe tani na nxjerrin fshehtas? Jo, kurrsesi! Le të vijnë vetë ata të na nxjerrin jashtë.”

Veprat e Apostujve 16:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Liktorët ua tregon këto fjalë pretorëve; dhe ata, kur dëgjuan se ishin qytetarë romakë, u frikësuan.

Veprat e Apostujve 16:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë erdhën dhe iu lutën atyre, dhe si i nxorën, iu lutën që të largohen nga qyteti.

Veprat e Apostujve 16:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata, si dolën nga burgu, hynë në shtëpinë e Lidias dhe, kur panë vëllezërit, i ngushëlluan; dhe ikën.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 16 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 16 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 16 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 16 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 16 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 16 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 16 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 16 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 16 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 16 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 16 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 16 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 16 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 16 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 16 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters