Veprat e Apostujve Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.

Veprat e Apostujve 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.

Veprat e Apostujve 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.

Veprat e Apostujve 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.

Veprat e Apostujve 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në Jeruzalem banonin disa Judenj, njerëz të perëndishëm, nga të gjitha kombet nën qiell.

Veprat e Apostujve 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u dëgjua ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet.

Veprat e Apostujve 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin njëri-tjetrit: “Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin?

Veprat e Apostujve 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?

Veprat e Apostujve 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,

Veprat e Apostujve 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitë,

Veprat e Apostujve 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!.”

Veprat e Apostujve 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thonin njëri-tjetrit: “Ç’do të thotë kjo?.”

Veprat e Apostujve 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thonin: “Janë plot me verë të ëmbël!.”

Veprat e Apostujve 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: “Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.

Veprat e Apostujve 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta nuk janë të dehur, siç po mendoni ju, sepse është vetëm ora e tretë e ditës.

Veprat e Apostujve 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kjo është ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:

Veprat e Apostujve 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.

Veprat e Apostujve 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë do të përhap nga Fryma im mbi shërbëtorët e mi dhe mbi shërbëtoret e mia, dhe do të profetizojnë.

Veprat e Apostujve 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të bëj mrekulli lart në qiell dhe shenja poshtë mbi tokë: gjak, zjarr e avull tymi.

Veprat e Apostujve 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit.

Veprat e Apostujve 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet".

Veprat e Apostujve 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini,

Veprat e Apostujve 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.

Veprat e Apostujve 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë.

Veprat e Apostujve 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt Davidi thotë për të: "E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos hiqem.

Veprat e Apostujve 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë u gëzua zemra ime dhe ngazëlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do të qëndrojë në shpresë.

Veprat e Apostujve 2:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Hades dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbjen.

Veprat e Apostujve 2:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti më ke bërë të njoh udhët e jetës, ti do të më mbushësh me gëzim në praninë tënde".

Veprat e Apostujve 2:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vëllezër, mund të thuhet haptas për Davidin patriark që ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij është ndër ne deri ditën e sotme.

Veprat e Apostujve 2:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, duke qenë profet, e dinte se Perëndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit të tij, sipas mishit, do të ngjallet Krishti për t’u ulur mbi fronin e tij;

Veprat e Apostujve 2:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit, duke thënë se shpirti i tij nuk do të lihej në Hades dhe se mishi i tij nuk do të shihte kalbjen.

Veprat e Apostujve 2:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!

Veprat e Apostujve 2:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.

Veprat e Apostujve 2:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Davidi nuk është ngritur në qiell, madje ai vetë thotë: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time,

Veprat e Apostujve 2:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
derisa unë t’i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua!".

Veprat e Apostujve 2:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht.”

Veprat e Apostujve 2:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u pikëlluan në zemër dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: “Vëllezër, ç’duhet të bëjmë?.”

Veprat e Apostujve 2:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri u tha atyre: “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Veprat e Apostujve 2:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë.”

Veprat e Apostujve 2:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe me shumë fjalë të tjera u përbetohej dhe i nxiste, duke thënë: “Shpëtoni veten nga ky brez i çoroditur!.”

Veprat e Apostujve 2:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.

Veprat e Apostujve 2:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje.

Veprat e Apostujve 2:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithëve u kishte hyrë druajtja; dhe shumë shenja e mrekulli bëheshin nga dora e apostujve.

Veprat e Apostujve 2:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët.

Veprat e Apostujve 2:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit.

Veprat e Apostujve 2:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ngulmonin me një mendje të vetme çdo ditë në tempull dhe, duke e thyer bukën nga shtëpia në shtëpi, merrnin ushqimin me gëzim dhe me thjeshtësi zemre,

Veprat e Apostujve 2:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Apostelgeschichte 2 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 2 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 2 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 2 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters