Veprat e Apostujve Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve.

Veprat e Apostujve 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Stefanin dhe bënë gjëmë të madhe për të.

Veprat e Apostujve 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg.

Veprat e Apostujve 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, që ishin shpërndarë shkonin rreth e përqark, duke shpallur fjalën.

Veprat e Apostujve 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Filipi zbriti në qytetin e Samarisë dhe u predikoi atyre Krishtin.

Veprat e Apostujve 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe turmat, me një mendje të vetme, dëgjonin me vëmendje gjërat që thoshte Filipi, duke dëgjuar dhe duke parë mrekullitë që ai bënte.

Veprat e Apostujve 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frymëra të ndyra, pra, dilnin nga shumë të idemonizuar, duke bërtitur me zë të lartë; dhe shumë të paralizuar e të çalë shëroheshin.

Veprat e Apostujve 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej kohësh në atë qytet ishte një njeri që quhej Simon, i cili merrej me magji dhe i bënte të çuditeshin njerëzit e Samarisë, gjoja sikur ishte njeri i madh.

Veprat e Apostujve 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë, nga më i madhi te më i vogli, ia vinin veshin, duke thënë: “Ky është fuqia e madhe e Perëndisë.”

Veprat e Apostujve 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e dëgjonin, sepse prej një kohe të gjatë ai i kishte mahnitur me mjeshtrinë e tij prej magjistari.

Veprat e Apostujve 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur i besuan Filipit, që shpalli lajmin e mirë të gjërave të mbretërisë së Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit, burra dhe gra u pagëzuan.

Veprat e Apostujve 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Besoi edhe Simoni dhe, mbasi u pagëzua, rrinte vazhdimisht me Filipin; dhe, duke parë veprat e fuqishme dhe shenjat që ishin bërë, mbeti i çuditur.

Veprat e Apostujve 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur apostujt dëgjuan në Jeruzalem se Samaria kishte pranuar fjalën e Perëndisë, i dërguan atyre Pjetrin dhe Gjonin.

Veprat e Apostujve 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur këta arritën, u lutën për ta, që të merrnin Frymën e Shenjtë,

Veprat e Apostujve 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjë prej tyre, por ata vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotit Jezus.

Veprat e Apostujve 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Frymën e Shenjtë.

Veprat e Apostujve 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Simoni, kur pa se me vënien e duarve të apostujve jepej Fryma e Shenjtë, u ofroi atyre para,

Veprat e Apostujve 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Ma jepni edhe mua këtë pushtet, që ai të cilit do t’i vë duart, të marrë Frymën e Shenjtë.”

Veprat e Apostujve 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri i tha: “Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë.

Veprat e Apostujve 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti nuk ke as pjesë as short në këtë gjë, sepse zemra jote nuk është e drejtë përpara Perëndisë.

Veprat e Apostujve 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pendohu, pra, për këtë ligësi që ke dhe lutju Perëndisë që, po të jetë e mundur, të të falet mendimi i zemrës sate.

Veprat e Apostujve 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë të shoh se je në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë.”

Veprat e Apostujve 8:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: “Lutjuni ju Zotit për mua, që të mos më ndodhë asgjë nga ato që thatë.”

Veprat e Apostujve 8:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, pasi dhanë dëshmi dhe predikuan fjalën e Zotit, u kthyen në Jeruzalem, mbasi ungjillzuan shumë fshatra të Samaritanëve.

Veprat e Apostujve 8:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: “Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë.”

Veprat e Apostujve 8:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar.

Veprat e Apostujve 8:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia.

Veprat e Apostujve 8:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Fryma i tha Filipit: “Afrohu dhe arrije atë karrocë!.”

Veprat e Apostujve 8:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: “A e kupton atë që lexon?.”

Veprat e Apostujve 8:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tha: “E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?.” Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij.

Veprat e Apostujve 8:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: “Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.

Veprat e Apostujve 8:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka.”

Veprat e Apostujve 8:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: “Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?.”

Veprat e Apostujve 8:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.

Veprat e Apostujve 8:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: “Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?.”

Veprat e Apostujve 8:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Filipi tha: “Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh.” Dhe ai u përgjigj duke thënë: “Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.”

Veprat e Apostujve 8:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi.

Veprat e Apostujve 8:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim.

Veprat e Apostujve 8:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Apostelgeschichte 8 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 8 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 8 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 8 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 8 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 8 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 8 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 8 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters