Veprat e Apostujve Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kryeprifti i tha: “A janë këto gjëra pikërisht kështu?.”

Veprat e Apostujve 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tha: “Vëllezër dhe etër, dëgjoni. Perëndia i lavdisë iu shfaq Abrahamit, atit tonë, kur ai ishte në Mesopotami, përpara se të banonte në Haran,

Veprat e Apostujve 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i tha: "Dil prej vendit tënd e prej farefisit tënd dhe shko në vendin që unë do të të tregoj".

Veprat e Apostujve 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai doli nga vendi i Kaldeasve dhe banoi në Haran; prej andej, mbasi i vdiq i ati, Perëndia e bëri të vijë në këtë vend, ku banoni ju tani.

Veprat e Apostujve 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk i dha kurrfarë trashëgimie, as edhe vend për të vënë një këmbë. Por i premtoi t’ia japë për pronë atij dhe pasardhësve të tij, pas tij, kur ai ende s’kishte asnjë fëmijë.

Veprat e Apostujve 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Perëndia foli kështu: "Pasardhësit e tij do të banonin si të huaj në një vend të huaj, dhe atje do të mbaheshin në skllavëri dhe do të të keqtrajtoheshin për katërqind vjet.

Veprat e Apostujve 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Perëndia shtoi: "Unë do ta gjykoj atë komb të cilit ata do t’i shërbejnë; dhe pas kësaj ata do të dalin dhe do të më shërbejnë në këtë vend".

Veprat e Apostujve 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i dha atij besëlidhjen e rrethprerjes. Dhe kështu Abrahamit i lindi Isaku dhe e rrethpreu të tetën ditë; Isakut i lindi Jakobi, dhe Jakobit dymbëdhjetë patriarkë.

Veprat e Apostujve 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Patriarkët, duke pasur smirë Jozefin, e shitën në Egjipt, por Perëndia ishte me të;

Veprat e Apostujve 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe e shpëtoi nga të gjitha mundimet e tij dhe i dha hir e urtësi para Faraonit, mbretit të Egjiptit, i cili e caktoi guvernator të Egjiptit dhe të mbarë shtëpisë së tij.

Veprat e Apostujve 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ra një zi buke dhe u bë një shtrëngesë në gjithë vendin e Egjiptit dhe të Kanaanit, dhe etërit tanë nuk gjenin ushqime.

Veprat e Apostujve 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jakobi dëgjoi se në Egjipt kishte grurë, dhe dërgoi atje herën e parë etërit tanë.

Veprat e Apostujve 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Herën e dytë Jozefi u tregoi që ta njihnin vëllezërit e tij dhe Faraonit iu njoftua farefisnia e Jozefit.

Veprat e Apostujve 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozefi dërgoi ta thërresin atin e vet Jakobin dhe gjithë farefisin e vet, gjithsej shtatëdhjetë e pesë veta.

Veprat e Apostujve 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jakobi zbriti në Egjipt, ku vdiq ai dhe etërit tanë.

Veprat e Apostujve 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata pastaj i mbartën në Sikem dhe i varrosën në varrin që Abrahami pati blerë me argjend nga bijtë e Emorit, ati i Sikemit.

Veprat e Apostujve 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, ndërsa po afrohej koha e premtimit që Perëndia i ishte betuar Abrahamit, populli u shtua dhe u shumua në Egjipt,

Veprat e Apostujve 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
derisa doli në Egjipt një mbret tjetër që nuk e kishte njohur Jozefin.

Veprat e Apostujve 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky, duke vepruar me ligësi kundër skotës sonë, i keqtrajtoi etërit tanë deri sa t’i ekspozojnë foshnjat e tyre, që të mos mbeteshin gjallë.

Veprat e Apostujve 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë lindi Moisiu, dhe ishte i bukur në sytë e Perëndisë; ai u ushqye për tre muaj në shtëpinë e të atit.

Veprat e Apostujve 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur u ekspozua, e mori e bija e faraonit dhe e rriti si birin e vet.

Veprat e Apostujve 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Moisiu u arsimua me gjithë diturinë e Egjiptasve dhe ishte i pushtetshëm në fjalë e në vepra.

Veprat e Apostujve 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po kur arriti në moshën dyzet vjeçare, i erdhi në zemër të shkojë e të vizitojë vë-llezërit e tij: bijtë e Izraelit.

Veprat e Apostujve 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur pa se dikujt po i bëhej një padrejtësi, e mbrojti dhe ia mori hakun të shtypurit, duke vrarë Egjiptasin.

Veprat e Apostujve 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin se Perëndia do t’u jepte çlirimin me anë të tij, por ata nuk e kuptuan.

Veprat e Apostujve 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen ai u duk në mes tyre, ndërsa po ziheshin dhe i këshilloi për paqe, duke thënë: "O burra, ju jeni vëllezër, pse ia bëni me të padrejtë njëri-tjetrit?".

Veprat e Apostujve 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që ia bënte me të padrejtë fqinjit të vete shtyu, duke thënë: Kush të ka vënë ty të parë dhe gjykatës mbi ne??

Veprat e Apostujve 7:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Don të më vrasësh mua, ashtu si vrare dje Egjiptasin?".

Veprat e Apostujve 7:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për shkak të këtyre fjalëve Moisiu iku dhe banoi si i huaj në vendin e Madianit, ku i lindën dy bij.

Veprat e Apostujve 7:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si kaluan dyzet vjet, engjëlli i Zotit iu shfaq në shkretëtirën e malit Sinai, në flakën e zjarrit të një ferrishteje.

Veprat e Apostujve 7:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e pa, Moisiu mbeti i habitur nga sa shihte; dhe, kur po afrohej për të vërejtur, dëgjoi zërin e Zotit,

Veprat e Apostujve 7:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që thoshte: "Unë jam Perëndia e etërve të tu, Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut dhe Perëndia e Jakobit". Por Moisiu, që dridhej i tëri, nuk guxonte të shikonte.

Veprat e Apostujve 7:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Perëndia i tha: "Hiqi sandalet nga këmbët e tua, sepse vendi ku ti po qëndron është tokë e shenjtë.

Veprat e Apostujve 7:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë e kam parë qartë pikëllimin e popullit tim në Egjipt dhe i dëgjova psherëtimat e tyre, dhe kam zbritur për t’i çliruar; tani, pra, eja, unë do të të dërgoj në Egjipt!".

Veprat e Apostujve 7:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë Moisiun që e kishin refuzuar, duke thënë: "Kush të vuri ty të parë dhe gjykatës?," po atë u dërgoi Perëndia si kryetar dhe çlirues me anë të engjëllit që i ishte shfaqur në ferrishte.

Veprat e Apostujve 7:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i nxori jashtë, duke kryer shenja e mrekulli në vendin e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretirë për dyzet vjet.

Veprat e Apostujve 7:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ai Moisi që u tha bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia juaj do të nxjerrë për ju, nga mesi i vëllezërve tuaj, një profet si mua. Dëgjojeni!".

Veprat e Apostujve 7:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ai që në kuvend, në shkretëtirë, ishte me engjëllin që i fliste mbi malin Sinai dhe me etërit tanë; dhe mori fjalët e jetës për të na e përçuar neve.

Veprat e Apostujve 7:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etërit tanë nuk deshën t’i binden atij; madje e hodhën poshtë dhe me zemrat e tyre u kthyen nga Egjipti,

Veprat e Apostujve 7:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke i thënë Aaronit: "Na bëj disa perëndi që të na prijnë, sepse nuk dimë ç’i ka ndodhur këtij Moisiu që na nxori nga vendi i Egjiptit".

Veprat e Apostujve 7:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në ato ditë ata bënë një viç, i ofruan flijim idhullit dhe u gëzuan me veprën e duarve të tyre.

Veprat e Apostujve 7:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Perëndia u tërhoq dhe i la t’i shërbejnë ushtrisë së qiellit, ashtu siç është shkruar në librin e profetëve: "O shtëpi e Izraelit, a më keni kushtuar flijime dhe olokauste për dyzet vjet në shkretëtirë?

Veprat e Apostujve 7:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Apo më shumë mbartët çadrën e Molokut dhe yllin e perëndisë suaj Remfan, imaxhe që i bëtë vetë për t’i adhuruar; për këtë arsye unë do t’ju shpërngul përtej Babilonisë".

Veprat e Apostujve 7:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etërit tuaj në shkretëtirë kishin tabernakullin e dëshmisë, ashtu siç kishte urdhëruar ai që i pati thënë Moisiut ta bëjë sipas modelit që kishte parë.

Veprat e Apostujve 7:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe etërit tanë, pasi e morën, e mbartën me Jozueun në vendin që e kishin pushtuar johebrenjtë, të cilët Perëndia i dëboi para etërve tanë; dhe aty qëndroi deri në ditët e Davidit,

Veprat e Apostujve 7:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i cili gjeti hir përpara Perëndisë dhe kërkoi të mund të gjente një banesë për Perëndinë e Jakobit.

Veprat e Apostujve 7:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por qe Salomoni ai që ia ndërtoi një shtëpi.

Veprat e Apostujve 7:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Shumë i Larti nuk banon në tempuj të ndërtuar nga dora e njeriut, sikurse thotë profeti:

Veprat e Apostujve 7:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Qielli është froni im dhe toka stoli i këmbëve të mia; çfarë shtëpie do të më ndërtonit ju, thotë Zoti, ose cili do të qe vendi i pushimit tim?

Veprat e Apostujve 7:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk i bëri të gjitha këto gjëra dora ime?.”

Veprat e Apostujve 7:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O njerëz qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin etërit tuaj, ashtu bëni edhe ju.

Veprat e Apostujve 7:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Cilin nga profetët nuk e përndoqën etërit tuaj? Ata vranë edhe ata që paralajmeronin ardhjen e të Drejtit, për të cilin tani ju jeni bërë tradhtarë dhe vrasës;

Veprat e Apostujve 7:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ju, që e morët ligjin të shpallur nga engjëjt dhe nuk e keni respektuar!.”

Veprat e Apostujve 7:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjuan këto fjalë, ata thereshin në zemër të tyre dhe kërcëllonin dhëmbët kundër tij.

Veprat e Apostujve 7:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë,

Veprat e Apostujve 7:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tha: “Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë.”

Veprat e Apostujve 7:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata, duke lëshuar britma të forta, i zunë veshët dhe të gjithë tok u sulën mbi të;

Veprat e Apostujve 7:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.

Veprat e Apostujve 7:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: “O Zoti Jezus, pranoje frymën time!.”

Veprat e Apostujve 7:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: “O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!.” Dhe, si tha këtë, fjeti.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Apostelgeschichte 7 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 7 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 7 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 7 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 7 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 7 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters